Celulari i parë i historisë - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Celulari i parë i historisë

Celulari i parë i historisë

· 1 · 963

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 09-04-2011, 10:58:01
Celulari është shndërruar sot në një prej të domosdoshëm të jetës së përditshme, por revista italiane “Focus”, risolli në kujtesë kohën kur ky mjet sapo ishte krijuar.
Në fakt, telefonata e parë me një celular u krye 38 vjet më parë, në 3 prill 1973, prej një inxhinjeri të “Motorola”-s, të quajtur Martin Cooper.

”Celulari” i përdorur quhej “Dyna-Tac” dhe kishte një përmasë të një radio-marrësi. Ndryshimi i vetëm nga kjo e fundit ishte që ai nuk kishte rreze të kufizuar.

Megjithatë, ky celular që për standartet e sotme do të ishte qesharak, peshonte një kilogramë e gjysmë dhe kushtonte 4 000 dollarë, që me kursin e sotëm do të vlenin 20 mijë dollarë.

Nga një rrugë në Manhatan, Cooper telefonoi Joel Engel, drejtorin e atëhershëm të kompanisë Bell, ndërsa kalimtarët në rrugë mbetën të shtangur nga kjo shpikje e pakonceptueshme për kohën.

Megjithatë, ideja e Cooper për një telefon të mbajtshëm me vete është shndërruar në një prej më të suksesshmeve në historinë e njerëzimit.

Vetëm në vitin 2009 u shitën një total prej 1,2 miliadë telefonash celularë dhe ata janë shndërruar shumë popullorë edhe në vendet e varfëra, aq sa besohet se 2/3 njerëz në botë janë të pajisur me një mjet të tillë.

Temat e fundit