Detaje të reja mbi Samsung Galaxy S III - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Detaje të reja mbi Samsung Galaxy S III

Detaje të reja mbi Samsung Galaxy S III

· 1 · 469

  • Postime: 692
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-09-2011, 20:01:16
Forumi 4Chan që ka ofruar disa detaje mjaft interesante në lidhje me Google Nexus Prime dhe Ice Cream Sandwich është dalë sërish në skenë gjatë ditës së sotme duke ofruar disa detaje në lidhje me modelin e ri Samsung Galaxy S III.
Edhe pse pretendimet për specifikat në lidhje me pajisjen e re janë ende në zhvillim e sipër, 4Chan ka dëgjuar disa prej specifikave të mundshme të cilat do të mund të jenë të pranishme në modelin e ri. Sipas detajeve të fundit thuhet se Galaxy S III do të ketë:

Procesor; Quad-Core 2.0GHz
1.5GB RAM dhe memorie që mund të zgjerohet me kartelë si dhe memorie të integruar prej 32GB
Ekran 4.65 inç Super AMOLED III që është zhvilluar në veçanti për këtë celularë me një rezolucion prej 1280 x 1024 piksela që sjellë një densitet piskelash prej 352 – PPI, dendësia më e madhe në një celularë deri më sot
Kamerë 10 megapikselëshe të aftë për të incizuar video 1080p në 60fps
Trup metalik me trashësi prej 9 mm dhe bateri 2.250 mAh
NFC të integruar
Pajisja do të fuqizohet nga Ice Cream Sandwich me një TouchWiz 5 mbi të. Versioni i ri i TouchWiz do të jetë paksa më ndryshe sesa versioni i tanishëm dhe do të veçohet me disa ndryshime të vogla. Samsung thuhet se po planifikon të prezantojë pajisjen në MWC 2012 dhe më pas në mes të vitit 2012 ta lëshojë në tregun botëror. /pcworldalbanian

Temat e fundit