Historia e Celularit ! - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Historia e Celularit !

Historia e Celularit !

· 1 · 2506

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-06-2007, 14:51:52
Evolucioni i celularit

Nga aparati i parë celular i "Motorolas", i cili peshonte rreth 1 kilogram, tek "iPhone" i ardhshëm i "Apple", që parashikon një revolucion më vete. Ja evolucioni i celularëve në vite

1. Gjiganti: "Motorola DynaTAC 8000X" (1982)

Në vitin 1973 doli prototipi i parë i telefonit portabël. Ai aparat, i cili ishte shumë i gjatë dhe i rëndë, njëkohësisht kushtonte plot 3995 dollarë. Megjithatë, do të kalonin 10 vjet që ai të dilte në treg. Bateria e tij mbulonte 1 orë kohë bisedë, ndërsa memoria mbante vetëm 30 numra. Mund të mos ketë qenë i bukur nga pamja, por ishte padyshim i pari i një gjenerate të re telefonash që ndryshuan botën

2. Kaba: "Nokia Mobira Senator" (1982)

Në fakt ngjan më shumë me një kuti bombe se me një celular, por pikërisht kjo kuti kaq kaba mund të konsiderohet si telefoni i parë mobil i "Nokias", sigurisht nëse mund ta quash të tillë. U paraqit në treg në vitin 1982 dhe u dizajnua për t‘u përdorur në makina. Në fund të fundit nuk ishte i mundur asnjë përdorim tjetër, pasi edhe pesha prej disa kilogramësh nuk e lejonte një gjë të tillë.

3. Para-iPhone: "BellSouth/IBM Simon Personal Communicator" (1993).

Një celular me funksione PDA nuk është një risi në ditët e sotme, por në vitin 1993 ishte një novacion. Ishte një celular, pejxhër, makinë llogaritëse, kishte memorie për shumë adresa e numra telefonikë, opsionin e faksit dhe atë të e-mail-it. Vlera e parë në treg ishte 900 dollarë.

4. Pararoja: "Motorola StarTAC" (1996)

Para "Motorola StarTAC", celularët kishin më shumë të bënin me funksionin se sa me modën. Por ky telefon i vogël e i lehtë bëri që bota e telefonisë mobile të përqendrohej edhe në format e jashtme të aparatit, duke u hapur kështu rrugën modeleve nga më spektakolaret. Ky celular mund të mbahej në brez dhe ka më shumë ngjashmëri me telefonat e sotëm.

5. "Nokia 6160" (1998) ose 8260 (2000)

Në fund të viteve ‘90, celularët ishin thuajse njësoj, pavarësisht nga firma prodhuese. Kishin ekran njëngjyrësh, antenë të jashtme etj. Në fakt, "Nokia 6160" konsiderohet si tipi më i shitur i celularëve gjatë viteve ‘90, ndërkohë që "Nokia 8286" i vitit 2000 më në fund futi ngjyrat.

6. "Smart Phone": "Kyocera QCP6035" (2000)

U lançua në treg në vitin 2001 dhe kushtonte diku ndërmjet 400-500 dollarëve. Ishte i pari celular që mund të quhet celular i pëllëmbës së dorës dhe që pati një shtrirje të madhe. Përfshinte një memorie 8MB.

7. "Treo 180" (2001)

"Treo 180" erdhi në 2 versione të ndryshme. Kishte një ekran njëngjyrësh, por një memorie 16 MB.

8. "Hiptop" (2002)

Para se T-mobile "Sidekick" të njihej si celulari i hollivudianëve, njihej si "Hiptop". U pëlqye aq shumë, saqë u konsiderua prodhimi teknologjik i vitit 2003. Edhe pse nuk ishte perfekt në shumë zëra, ai ishte ndër të parët që ofronte mundësi lundrimi në internet dhe akses në e-mail, si dhe dërgimin e mesazheve.

9. "BlackBerry 5810" (2002)

Ishte i pari "BlackBerry" që ofronte opsione të ndryshme audioje. Një pajisje e re elektronike iu bashkëngjit GSM-së, që mundësoi një rritje të teknologjisë audio.

10. Opsionet fotografike: "Sanyo SCP-5300" (2002)

Sot, pjesa më madhe e celularëve kanë të përfshirë kamerën, por vetëm pak vite më parë ky opsion ishte i pamundur. Në vitin 2002, "Sanyo" dhe "Sprint" debutuan me "Sanyo SCP-5300 PCS". Ata pretenduan se ky model ishte i pari në Shtetet e Bashkuara, në të cilin ishte futur edhe opsioni i kamerës.

11. Zhurmëmadhi: "Nokia N-Gage" (2003)

U bë një zhurmë e madhe në treg kur doli ky ekzemplar në vitin 2003, por fatkeqësisht zhurma nuk e justifikoi prodhimin, edhe pse ofronte shumë lojëra. Nuk u pëlqye kryesisht për format.

12. "Motorola" i shndritshëm: "Razr v3" (2004)

Aparatet sa vinin e po bëheshin gjithnjë e më të hollë dhe të paraqitshëm. Ky model u pëlqye shumë. Edhe tre vjet pas prodhimit të prototipit të parë mbetet në modë.

13. "Motorola Rokr" (2005)

Premtoi të bënte bashkë dy më të mirët e botës: muzikën e "imunes" të "Apple" dhe dizajnin e "Motorolës". U lançua në shtator të vitit 2005 dhe ishte i pari që inkorporoi softuerin muzikor të "Apple". Mundësoi gjithashtu edhe transferimin e këngëve të blera nga "imunes", por ky proces rezultoi i ngadaltë dhe limiti prej 100 këngësh gjithashtu nuk ishte shumë i favorshëm.


14. Pamje e bukur: "BlackBerry Perl" (2006)

Ky telefon vazhdon të përbëjë një përsosje të formës dhe përmbajtjes. Përfshin kamera dhe opsione shumë të mira audio/video. Me këto tipare multimediale të kombinuara këndshëm dhe shërbimin e internetit mund të konsiderohet një celular i kompletuar.


15. Së shpejti: "Apple iPhone" (2007)

Pas muajsh spekulimesh dhe zhurmash, në janar "Apple" konfirmoi lajmin se kompania do të lançojë një celular të ri. Aparati do të ketë një dizajn shumë të rinovuar në krahasim me të tjerët, deri tani, nuk do të ketë tastierë numerike dhe në vend të saj do të ketë një ekran sensitiv. "iPhone" do të përfshijë edhe një kamera 2-megapixel dhe do të përfshijë edhe Mac OS X.

Temat e fundit