Microsoft paraqet celularin për të rinj - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Microsoft paraqet celularin për të rinj

Microsoft paraqet celularin për të rinj

· 1 · 437

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-04-2010, 18:22:37
Microsoft ka lansuar një telefon të ri të emëruar Kin, e ai është i dedikuar për përdoruesit e rin të cilët kryesisht përdorin rrjetet e popullarizuara për shoqërim online. Kompania ka njoftuar se telefoni i ri është i krijuar me qëllimin e vetëm që t’u ndihmojë njerëzve të mbesin në kontakt me miqtë dhe të ndajnë përmbajtjet në mes veti.

Kin është i pajisur me kamerë të rezolucionit të lartë, derisa ky telefon do të jetë pajisja e parë e cila do të ketë qasje në shërbimin muzikor Zune të Microsoftit.

Me lansimin e këtij telefoni Microsoft dëshiron të bëj një rival për celularët e ngjashëm të cilët i kanë lansuar Apple, Google e Blackberry.

Telefoni është bërë nga kompania Sharp, e pajisjet e para do të gjenden në shitje qysh në muajin maj në SHBA, përderisa në Evropë celularët Kin do të gjenden në rrjetin Vodafone gjatë kësaj vjeshte.



Ky është telefon i cili personifikon lidhjet e vërteta në mes të njerëzve, teknologjisë, miqve dhe përdoruesve", ka deklaruar Robbie Bach, udhëheqës i njësisë për pajisje dhe zbavitje në Microsoft.

Dy versionet e telefonit të cilat do të ofrohen në treg do të kanë ekrane të ndjeshme në prekje dhe tastierë lëvizëse. Ekrani gjithmonë do të jetë i kycur dhe do të paraqes lajmet dhe ngjarjet e fundit, siç janë porositë tekstuale, tweet apo fotografitë e ndara, me fjalë tjera, të gjitha ato që ndodhin në një grup miqsh brenda ndonjë rrjeti online për shoqërim.

Përdoruesit e këtij celulari do të kanë qasje në rrjetet më të popullarizuara për shoqërim si Facebook, Twitter e MySpace. /Telegrafi/

Temat e fundit