Nokia N8 - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Nokia N8

Nokia N8

· 1 · 591

  • Postime: 2648
  • Karma: +67/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-06-2010, 15:04:59
Nokia N8 përmban kamerë 12 megapikselëshe e cila ofron mundësi për të incizuar video në format 720p.



Nokia N8 është smartphone i parë nga Nokia që do të fuqizohet nga sistemi i tyre operativ Symbian 3. Përveç kësaj ai do të veçohet me një kamerë 12 megapikselëshe që përmban thjerrëz Calr Zeiss dhe blic Xenon, e cila i mundëson këtij smartphone që të incizojë video në format 720p. Gjithashtu N8 veçohet me dalje HDMI, kështu që ju mund të lëshoni videot HD që i keni incizuar në HDTV-në tuaj.

Modeli i ri i prodhuesit finlandez, ka një ekran 3.5 inç capactive të ndjeshëm në prekje që sjellë rezolucion prej 640 x 360 piksela, dhe veçohet me 16 GB memorie të integruar, përveç kësaj ofron edhe portin për microSD kështu që ju mund të vendosni kartela me kapacitet deri në 32GB, duke ju ofruar kështu një hapësirë totale për ruajtjen e të dhënave, në 48GB.

Ai gjithashtu veçohet me integrimin e një serie të rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter dhe përditësimet dërgohen drejtpërsëdrejti në ekranin kryesor të N8, e natyrisht shërbimet e shumta nga Noki Ovi nuk mungojnë.

N8 do të sjellë edhe dirigjim me zë përmes GPS-it të integruar, e cila padyshim që do të përcillet nga aplikacioni pa pagesë i Nokia-së, Nokia Ovi Maps.

Nokia N8 do të ofrohet në lloje të ndryshme të ngjyrave dhe në treg do të paraqitet në çerekun e tretë të këtij viti, për një çmim prej 370 euro. /pcworld.al/

New Nokia N8 - What will you do with it?


Temat e fundit