Nokia shkurton 3,500 vende tjera pune - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Nokia shkurton 3,500 vende tjera pune

Nokia shkurton 3,500 vende tjera pune

· 1 · 495

  • Postime: 692
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-09-2011, 11:42:04
Nokia ka vendosur që të shkurtojë edhe 3,500 vende tjera pune, pasi që është duke kaluar nëpër fazat e ristrukturimit të biznesit. Shkurtimet kësaj radhe pritet të prekin një fabrikë në Rumani.
Shefi ekzekutiv Stephen Elop që ka marrë përsipër udhëheqjen e kompanisë ka thënë se kompania do të mbyll fabrikën Cluj në Rumani, e cila është hapur vetëm para katër viteve dhe ka prodhuar modele më të lira Nokia, duke shkaktuar kështu humbje të më shumë se 2,200 vendeve të punës.

Nokia ka thënë se 1,300 vende tjera pune do të shkurtohen në njësinë e saj biznesore Location & Commerce, që përfshin përcjelljen digjitale të Naxteq. Nokia ka thënë se është gjithashtu duke parashikuar të ardhmen e fabrikave të saja në Finlandë, Meksikë dhe Hungari dhe kjo mund të shkaktojë edhe shkurtime tjera të vendeve të punës.

“Reduktimet më të fundit kanë ndodhur pas shpalosjes së planeve në prill për të reduktuar 4,000 ende pune. Shkurtimet më të fundit në kursimet e Nokia’s targeojnë më shumë se një miliard euro, gjë që është shpalosur në korrik.

Nokia ka pësuar vështirësi gjatë këtij viti duke dështuar në shitje dhe përfitime pasi grupi tha se në shkurt do të kalojë në Microsoft Windows Phone për celularët e saj, ku modelet e para pritet të arrijnë në treg më vonë gjatë këtij viti.

“Ne po shohim një progres të qëndrueshëm në strategjinë tonë me këto ndryshime të planifikuara, kështu që ne do të jemi të gatshëm për të dalë si sfidues më dinamik, më të fuqishëm dhe më efikas” tha Elop./pcworldalbanain

Temat e fundit