Pamjet e para publike të Nokia N9 - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pamjet e para publike të Nokia N9

Pamjet e para publike të Nokia N9

· 5 · 679

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-06-2011, 00:26:11
Derisa është një vëmendje e madhe tek Nokia Connection që do të zhvillohet nesër në Singapor për lajmët rreth pajisjeve të prodhuesit Nokia, PocketNow ka paraqitur disa pamje për atë që thuhet se do të jetë Nokia N9, që do të lajmërohet nesër.
Ka shumë thashetheme për veçoritë që do t’i ketë sistemi operativ që do të përfshihet, por pritet të shihet më saktësisht gjatë lajmërimeve nga zyrtarët përkatës. Nëse ndërmarrja do të bëjë shpalosjen e këtij telefoni gjatë ditës së nesërme, atëherë ne do të jemi në gjendje që të vazhdojmë me biseda të vlefshme./pcworldalbanian

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 21-06-2011, 01:10:20
nga pamja qenka si n8 te shofim ca risi do sjelle nga teknologjia

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 21-06-2011, 16:37:07
Personalisht ky eshte smartphone i pare nga Nokia qe me pelqen. Duket te jete shume interesant. Sidoqofte akoma s'e kane deklaruar cmimin e ketij celulari.

Nokia N9 - The Big Introduction - Swipe with Nokia's Beautiful New Smartphone

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 21-06-2011, 16:55:41
Une kam N8 jam shume e kenaqur po te mos ishte softi symbian do ecte akoma me mire. Te shofim ne e kane permiresuar tek N9.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 22-06-2011, 01:22:26
Tragjedia e quajtur “Nokia N9”

Nokia N9 mund të ketë qenë telefoni që keni ëndërruar në një univers paralel ku Android dhe iPhone nuk ekzistojnë dhe ku zhvilluesit e aplikacioneve nuk krijojë apo shkatërrojnë platforma. Në fakt N9 është një telefon i bukur me softuer atraktiv, por tragjedia këtu është se asnjëra prej tyre nuk ka rëndësi.
N9 bazohet në MeeGo, një sistem operativ që dikur ishte supozuar të jetë shpëtimtari i Nokia’s. Bazuar në Linux dhe krijuar në bashkëpunim me Intel, MeeGo është dizajnuar që të punojë në telefona, talbet dhe laptop të vegjël, që në fakt nënkupton një bashkësi të produkteve për shfrytëzim personal.

Fatkeqësisht MeeGo ishte i ngadalshëm në hapat drejt materializimit dhe Nokia shumë shpejt u bë i parëndësishëm. Në shkurt, Nokia paralajmëroi një partneritet me Microsoft duke u pajtuar për të prodhuar harduer për Windows Phone 7. MeeGo më pas u bë një mundësi mësimi në vend të një strategjie shpëtimi për Nokia’n.

Edhe pse është telefoni i parë me Meego, emocionet apo ajo pjesa “aaa....” mungojnë. Telefoni ka një ndërfaqe atraktive, nuk ka butona në pjesën e përparme dhe çdo gjë kontrollohet nga prekjet dhe rrëshqitjet e gishtit nëpër ekran.

Dy herë e shtypni ekranin për ta dërguar në gjumë. Ju rrëshqitni gishtin nga e majta në të djathë për të hapur një meny që hap të gjitha aplikacionet. Ju shtypni atë listë të aplikacioneve për të shikuar më shumë aplikacione të hapura në të njëjtën kohë. Më tej janë tre meny – një për lansimin e aplikacioneve të reja, një për menaxhimin e atyre që janë të hapura dhe një për paralajmërime dhe rrjete sociale.

Edhe hardueri duket i mirë, me një dizajn të pastër që mbështetet në AMOLED 3.9 inç, kamerë 8 megapikselëshe me fokus Carl Zeiss, dhe memorie të brendshme mes 16 dhe 64GB.

Po ku qëndron problemi?

Nokia është bërë Windows Phone. Kjo nënkupton se MeeGo do të ketë përkrahje të limituar dhe rrjedhimisht interesi i zhvilluesve të palëve të treta do të jetë i limituar. Kjo në kthim nënkupton telefon të padobishëm, dhe jo atraktiv për blerësit potencial. E as data e paraqitjes në treg apo çmimi ende nuk dihet.  /PcWorld.al

Temat e fundit