Ne qofte se per ju siguria dhe privatesia jane me rendesi te vecante, atehere keshillohet qe menjehere te filloni te perdorni aplikacionin e quajtur SIGNAL si mesenxherin tuaj te preferuar. Signal eshte nje app ashtu sikurse psh WhatsApp, Facebook Messenger, Telegram, Viber etj app-e per shkembime mesazhesh. Por cfare e ben Signal-in te dallohet, eshte se ai ka ate qe quhet
end-to-end encryption, qe do te thote se mesazhet tuaja nuk mund te lexohen as nga hacker-at, as nga shteti, qeveria e policia, apo nga gjigandet e internetit si Google, Facebook, Apple e kushdo tjeter.
Kush perdor telefon me Android Signal-i mund te perdoret edhe si app per SMS normale, por gjithesesi edhe personi qe merr SMS duhet po ashtu te perdore te njejtin aplikacion, perndryshe SMS-et nuk jane te sigurta. Ndersa per perdoruesit e Apple iPhone nje gje e tille nuk eshte ende e mundur, sepse Apple nuk lejon perdorimin e paleve te treta per SMS-et.
Si app per messenger Signal eshte shume i perdorueshem dhe e ben shume mire punen jo vetem per mesazhe te shkruara, por edhe per mesazhe me ze, video, mesazhe te perkoshme, chat ne grup, per shperndarje skedaresh e te tjera mundesi komunikimi te sigurte e te papergjueshem. Per Signal ka madje edhe aplikacion te dedikuar per desktop. Keshtu qe mos humbni kohe, shkoni ne App-store perkates, shkarkojeni dhe ftoni te njohurit e te afermit qe ta perdorin. Portali zyrtar
https://signal.org/