Perëndimi i Blackberry - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Perëndimi i Blackberry

Perëndimi i Blackberry

· 2 · 650

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-02-2012, 21:46:14
Perëndimi i Blackberry

James Surowiecki

Pesë vjet më parë, Research in Motion, që prodhon BlackBerry, ishte kompania teknologjike më e famshme e botës. Celulari i saj dominonte tregun e smartphone-ve, ishte i preferuari i njerëzve të biznesit, si dhe kishte kontribuar për përhapjen e përdorimit të sms-ve. Ishte shndërruar në një status simbol. Sot nuk ndodh më. Për shkak të iPhone dhe aparateve celularë që përdorin sistemin Android, tregu i tij është reduktuar shumë. Sipas disa vlerësimeve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbritur nga 44 përqind në vitin 2009, në 10 përqind gjatë vitit që kaloi. Nga një studim i kohëve të fundit rezulton që vetëm një e treta e personave që sot përdorin një BlackBerry, do të blejnë një tjetër të po kësaj kompanie në momentin kur do të vendosin të ndërrojnë celularin. Në vitin e fundit, vlera e aksioneve të Rim ka zbritur me 75 përqind dhe dy javë më parë kompania ndryshoi drejtorin e Përgjithshëm. "New York Times" ka ngritur pyetjen nëse BlackBerry do të pësojë fundin e pajisjeve të tjera, si për shembull Beeper.
Shpjegimi më i thjeshtë i asaj që i ka ndodhur Rim është që, ashtu si shumë kompani të tjera, ajo u parakalua nga Apple. Por problemi i vërtetë është që bota e teknologjisë ka ndryshuar, ndërkohë që vetë Rim nuk ka ndryshuar. BlackBerry ishte projektuar për kompanitë e mëdha. Klientët e saj të vërtetë nuk ishin përdoruesit, por personat që drejtonin sektorët e teknologjisë së informacionit të kompanive të mëdha, për arsye se ai celular u ofronte atë që kërkonin: besueshmëri dhe siguri. Ishte një sistem i mbyllur, me një rrjet të vetin. Përdoruesit normalë nuk mundeshin të ndryshonin asgjë tek ai. Kjo ishte arsyeja përse kompanitë e donin aq shumë dhe Rim nisej nga ideja që pasi kompanitë ta kishin bërë të vetin, të njëjtën gjë do të bënin edhe konsumatorët.
Pushtimi i tregut të kompanive dhe atij shtetëror për të mbërritur më pas tek përdoruesit e zakonshëm është një sistem i vjetër. Në fillim, telegrafi përdorej mbi të gjithë nga hekurudhat, nga institucionet financiare dhe nga kompanitë e mëdha. Telefoni, edhe pse u bë shumë shpejt një mjet popullor, në fillim ishte kryesisht një instrument pune. Makina e shkrimit përdorej kryesisht nëpër zyra. Interneti lindi në kompleksin ushtarako-industrial dhe përdoruesit e parë të tij ishin profesorë dhe shkencëtarë. Kompjuteri personal, edhe pse pati pothuajse menjëherë të apasionuarit pas tij, nisi të përhapet vetëm pasi IBM paraqiti modelet e studiuara për kompanitë.
Historikisht, teknologjitë e reja kanë qenë gjithmonë shumë të kushtueshme dhe kështu që, të parët që i kanë përshtatur kanë qenë përgjithësisht kompanitë e mëdha, që duke i përdorur mundeshin të fitonin (ose të kursenin). Në vitin 2006, Rim ishte e bindur se historia e smartphone do të ishte e ngjashme me atë të telegrafit. Por nuk ndodhi kështu. Përkundrazi, kur BlackBerry ishte në kulmin e popullaritetit të vet, ne kishim filluar tashmë të hynim në epokën e asaj që nisi të pagëzohet me një term të shëmtuar, konsumerizimi i teknologjive të informacionit, domethënë epoka e "secili telefonin e tij". RD

  • Postime: 168
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 22-02-2012, 15:46:25
Ti makso vetem bo copy/paste kshu pa e pat idene se ca flitet apo jo?

Temat e fundit