“Samsung” lë pas “Nokia” - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Samsung” lë pas “Nokia”

“Samsung” lë pas “Nokia”

· 6 · 1243

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 30-04-2012, 00:53:13
“Samsung” lë pas “Nokia”

Kompania “Samsung Electronics” ka kaluar “Nokia” duke u bërë prodhuesi më i madh në botë i telefonave celularë. Kështu thotë një kërkim i kryer nga organizata Strategy Analytics.

“Nokia” mori kryesimin që në vitin 1998 duke lënë pas “Motorola”, por në tremujorin e parë të vitit 2012 “Samsung” tregoi 93 milionë telefona, 10 milionë më shumë se “Nokia”, që në treg nxori 83 milionë.

Gjithashtu, “Samsung” ka regjistruar përfitime më të mëdha që prej vitit 2008. Përfitimi neto ishte 4.5 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, deri më 31 mars, nga 2.7 miliardë të vitit të kaluar.

“Samsung” është njëkohësisht edhe prodhuesi më i madh në botë i televizorëve dhe ekraneve të sheshta, kanë informuar drejtuesit e kompanisë.

“Ne presim që fitimet tona aktuale të rriten, pasi konkurrenca në biznesin tonë më të madh është rritur”, ka deklaruar Robert Yi, shef i marrëdhënieve me publikun në “Samsung”.

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 14-05-2012, 11:11:34
Samsung Galaxy S III, telefoni zyrtar i Lojërave Olimpike

LONDER - Telefoni më i ri i Samsung në Android, Galaxy SIII është emëruar si telefoni zyrtar i Lojërave Olimpike 2012, ndërsa prodhuesi më i madh i telefonave në botë, Samsung ka arritur marrëveshje me Visa për të ofruar pagesat e bazuara në NFC, payWave.

Samsung dhe Visa do të lançojnë edhe edicionin e limituar të Samsung Galaxy S III Olympic, gjatë kohës kur mbahen lojërat olimpike, edhe pse ky model thuhet se do të jetë në dispozicion vetëm për atletët që marrin pjesë në këtë garë botërore.

Atletët e olimpiadës do të mund të përdorin funksionin payWave të mundësuar në Samsung Galaxy S III Olympic për të bërë pagesa, ndërsa Visa është duke planifikuar të ketë rreth 140 mijë pika terminali pa kontakt, anembanë Mbretërisë së Bashkuar.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 14-05-2012, 11:28:12

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 14-05-2012, 11:31:10
Edhe une me asnje se nderroj Nokia-n....

  • Postime: 4264
  • Karma: +73/-57

#4 ne: 06-09-2012, 20:07:50
Samsung eshte mbi te gjithe :D

Merreni provone Samsung Galaxy S3 vetem 1 dite mbane dhe nuk do te deshironi ta largoni me asnjeher ;)

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#5 ne: 07-09-2012, 07:41:02
Samsung eshte mbi te gjithe :D

Merreni provone Samsung Galaxy S3 vetem 1 dite mbane dhe nuk do te deshironi ta largoni me asnjeher ;)

e mbajta nja tre dite per teste dhe kur e dorezova thashe alelujaaaaaa.
Nokia dhe me taste bile bile

Temat e fundit