Si mund të na përgjojnë celularin… - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si mund të na përgjojnë celularin…

Si mund të na përgjojnë celularin…

· 1 · 6432

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-05-2007, 06:42:45
Një vështrim teknik dhe të gjitha përgjigjet mbi mundësitë e përgjimit të celularëve. SHIK dhe disa institucione të huaja në Tiranë, posedojnë aparatura përgjimi    
 
Përgjimet telefonike kane te bëjnë me nxjerrjen e detajeve qe lidhen me bisedat telefonike te bëra, apo te marra nga dikush. Përgjimet e telefonave fikse janë me te lehte, per vete arsyen se ne sherbimin e telefonise fikse, zeri nuk kriptohet. Kjo do te thotë se kushdo qe lidhet paralel me linjën tuaj te telefonit fiks mund te dëgjojë atë qe ju dëgjoni apo flisni. Më vështire paraqitet çeshtja per thirrjet me telefoni celulare. Ka disa aspekte te pergjimit te telefonave celulare. Ato jane si me poshte: Njohja e personit, i cili ben apo merr thirrje. Deri para pak kohe me pare, kjo gje ka qene e pamundur, sepse sherbimi me parapagese i ofruar nga telefonite mobile ne Shqiperi, nuk ka bere regjistrimin e abonenteve. Sot eshte kthyer ne detyrim te kompanive, regjistrimi i abonenteve prepaid, keshtu që kompanite kane te mundur njohjen e poseduesit te kartes SIM, pra kete mund ta bejne te ditur ne perputhje ose jo me detyrimet e tyre. Ky lloj identiteti eshte prone e kompanive dhe mund te vihet ose jo ne dispozicion te drejtësisë. Percaktimi i vendndodhjes se abonentit Ne ndryshim nga telefonia fikse, telefonia mobile te lejon te flasesh edhe kur zhvendosesh ne hapesire. Pra perben nje detaj personal te abonentit , vendndodhja e tij ne nje moment te caktuar. Sistemi i gjenerates se dyte te telefonise celulare GSM mundeson te percaktoje vendndodhjen e nje abonenti bazuar ne qelizen (cell) qe atij i sherben. Kjo vendndodhje nuk eshte e perpikte dhe ne qytet lëviz, ne nje rreze me te vogel se dy km, ndersa per zona rurale shkon deri ne rreze teorike prej 35 km. Vlen te përmendim, se ketu percaktimi i vendndodhjes varet nga parametrat e rrjetit te perdorur, por asnjehere nuk mund te gjejmë saktësisht vendndodhjen e abonentit. Sistemi GSM ofron edhe mundesine e marrjes dhe dergimit te mesazheve te shkruara (Short message SMS). Kjo gje eshte lehtesisht e mundur te behet nga kompanite celulare, duke shfrytezuar serverin e mesazheve. Ketij serveri mund t’i vendosen parametra te ndryshem, si per kohezgjatjen e ruajtjes se SMS, apo edhe per parametra te tjere. Ne sistemin GSM po ashtu edhe ne ate fiks eshte i mundur edhe regjistrimi i aktivitetit te nje abonenti, pra te thirrjeve qe ka marre apo kryer. Ky lloj pergjimi te njeh me kohen ne te cilen eshte kryer biseda po SMS, kujt i eshte drejtuar, sa kohe ka zgjatur, sa ka kushtuar etj. Mundesia ne kohe e ketij pergjimi varion nga tre muaj deri ne disa vjet. Po ashtu ne sistemin GSM, mund te pergjohen edhe bisedat telefonike. Ky lloj pergjimi eshte shume i sofistikuar dhe kerkon shpenzime te medha ne pajisje dhe SW. Sistemi GSM i mundeson cdo abonenti te kete nje kod te vecante ,per çdo lloj bisede qe ai kryen, keshtu qe eshte shume e veshtire qe te behet e kunderta: pra çkodimi i bisedes. Megjithate duke perllogaritur miliona algoritma ne sekonde, eshte e mundur te behet çkriptimi i bisedes. Kjo pajisje kushton disa milione euro dhe mund te instalohet si ne centralet e telefonise celulare, ashtu edhe ne qendra pergjimi shteterore, si p.sh ne ate te SHISH (qe e zoteron nje pajisje te tille). Po ashtu ka sisteme te tjera ne Shqiperi te aplikuara prej te huajve, qe kane kapacitete te konsiderueshme dhe mund te ckriptojne disa dhjetera thirrje ne sekonde, bazuar ne fjale kyçe, qe perbejne probleme si p.sh droge, arme, mall etj. Duhet thene qe perveç pajisjeve shume te kushtueshme te pergjimit te telefonise celulare, ekziston edhe ana e kundert, pra ajo e tentatives per te mos u pergjuar. Pergjimet e thjeshta mund te menjanohen duke futur minipajisje ne aparatet celualare per te prodhuar frekuenca te tjera zeri apo per te kriptuar biseden ne menyre te veçante. Ajo qe mbetet eshte se çdo tentative ka nje kundërpërgjigje, pra thirrja lind pergjimin dhe ky i fundit kunderpergjimin. Një historik përgjimesh dhe konime kartash celulari* Paradoksalisht para disa vjetesh nje person (nga Serbia) arriti te zbuloje algoritmin e dekodifikimit qe perdorin shumica e kompanive botërore, te cilen e quajti COMPv1. Hapi i dyte mbeti vetem gjetja e kodit brenda SIM Card, gje qe u arrit duke testuar SIM Card-in shume here dhe duke llogaritur sa eshte kodi i famshem i kriptimit. Keshtu dolen software te vecante qe gjenin kodin Ka, ku bazohej gjithe kriptimi (me Brute Forcer). Ne momentin qe di kodin Ka, kartat mund te klonohen. Cfare do te thote te klonosh nje SIM Card? Te klonosh nje celular do te thote te krijosh nje kopje identike te nje numri dhe te marrësh thirrjet e telefonit origjinal. Por edhe ne kete rast, nuk mund te pergjosh kurrsesi cfare thuhet ne celular. Si perfundoi historia? Historia perfundoi shpejt. Kompanite e celulareve u organizuan dhe ndërruan algoritmin e SIM cartave te reja ne nje version te ri qe quhet COMPv2. Megjithate algoritmi i vjeter funksionon akoma, sepse kompania duhet te nderroje gjithe kartat, gje qe eshte e pamundur. Deri me sot ekuacioni i ri nuk eshte zbuluar dot, prandaj edhe kodi Ka i SIM Card-es nuk mund te gjendet me. Ka menyra te tjera kimike qe shkatërrojnë karten dhe gjejne Ka, megjithatë eshte rrezik me vete. Gjithashtu kartat kane nje limit kerkesash para se te bllokohen. Ky limit eshte ulur, qekur u kuptua se kodi gjendej pas mijëra kerkesave te gabuara. Pak info mbi pergjimet. Pergjimi i celulareve behet vetem nese dekodifikon informacionin qe kalon nga celulari tek antena (Cell). Po te dish kodin Ka dhe algoritmin COMPv2 kjo mund te behet pa shume mundim. Mjafton te jesh afer celularit qe do te pergjosh. Por praktikisht nuk ekziston ndonje aparature te tille, sepse nuk ka sens te krijohet nje aparature e tille, përderisa nuk dihen kodet Ka. Del e qarte se gjithe loja luhet rreth kodeve Ka, te cilat gjenden ne databazat me te sigurta te kompanise celulare. Nese dikush arrin te vjedhe databazat e nje kompanie, ka ne dore informacionin me te vyer sot per sot. Personi mund te klonoje cdo lloj numri dhe te beje telefonata pa fund, ose thjesht te devijoje thirrjet qe vijne per nje numer, i caktuar tek telefoni i vet. Sidoqofte kompanise se celulareve do i duhej te ndërronte kartat e gjithe abonenteve qe te shpetonte. Megjithate ka aparatura te tjera ne treg qe kushtojnë mbi 400 mije dollare dhe u shiten vetem organizmave shteterore. (Edhe po te kesh leket duhet ta blesh me "mik"). Keto aparatura jane kompjuterë te fuqishëm qe imitojnë antenat dhe marrin gjithe thirrjet e celulareve te zones, per t'ia cuar me pas antenave reale, qe mund te jene pak me tutje. Gjate kalimit te informacionit, kompjuteri ben miliona llogaritje per te gjetur kodet e komunikimit mes nje celulari dhe kompanise se celulareve dhe pas shume mundimi ia arrin. Sidoqofte këto aparatura duhet te gjenden ne afersi te celularit qe duhet përgjuar, gjë qe limiton shume dobishmërinë. Nga ana tjeter prodhojne vale shume te fuqishme qe mund te dëmtojnë shëndetin e njeriut. Pra llogarisni qe pergjimi me keto aparatura duhet te behet me nje makine qe ndjek personin kudo qe shkon. Ndryshe celulari hyn ne rrezen e nje antene (qelize) tjetër dhe nuk e përgjon dot me. *** Metoda tjetër për te përgjuar ndonjë gjë është instalimi ne telefonin e dikujt te programeve te caktuara. Por kjo behet vetëm me disa tipe telefonash. Programi i përgjimit ruan SMS-te ose regjistron dialogët dhe pastaj te merr ty ne telefon fshehtas per te kaluar te dhënat. Imagjinoni qe bateria e celularit te viktimës bie 2 here me shpejt. Gjithashtu duhet qe personi te ketë celular me sisteme operative te komplikuara (ca tipe Nokiash). Ekzistojnë disa telefona te posaçëm, qe duken si telefona normale, por kane qarqe elektronike te modifikuar për te bere bere përgjimet me lezet. Ne këtë rast duhet t’i mbushesh mendjen viktimës qe te përdorë telefonin qe i dhuron ti. (Per me shume info kerko ne Google "spy store".) Si funksionon Roaming? Kur ti shkon jashte shtetit, mund te perdoresh te njejtin numer. Kjo realizohet sepse kompania jote i jep kompanisë tjetër kodin Ka qe te komunikoje me numrin tend. Cfare eshte IMSI? IMSI (International Mobile Subscriber Identity) eshte numri identifikues i SIM Card-es qe kompania perdor per te komunikuar me ty. Qe te kuptoni kete mendoni SIM Card si shtepi dhe numrin e celularit si njeri qe banon ne nje shtepi. Njeriu mund te nderroje shtepi dhe shtepia e re ka adrese tjeter. Ne menyre analoge numri juaj i telefonit mund te bashkangjitet me çdo SIM Card. Kete e ben kompania ne databazat e veta. Ja pse kur humbisni telefonin mund te merrni brenda pak minutash nje SIM Card te re me numrin e vjeter. Pra, numri nuk është brenda ne karte, vetem IMSI eshte ne karte dhe kompania bashkëngjit virtualisht numrin tend me IMSI-n e kartes. IMSI eshte adresa e kartes, e cila thirret nga kompania sa here dikush i bie numrit tend. Si mund te lokalizohen celularet? Ne teori eshte e lehte. Çdo celular komunikon me nje qelize (d.m.th me nje antene) qe e shumta mund te jete larg disa km, por brenda qytetit antenat jane shume afer njera-tjetres. Kompania e celulareve e di se ne cilen qelize ndodhet nje karte e caktuar. Dhe ne fakt kur nje thirrje vjen per ate numer, gjeja e pare qe ben eshte te leshoje nje thirrje ne ate qelize. Nese numri nuk pergjigjet atehere leshon nje thirrje ne gjithe rrjetin, qe te kuptoje ku eshte karta. Nese numri nuk pergjigjet,prape atehere del sikur eshte i fikur. Ne fakt celularet mund te komunikojne me antenen dhe kjo u tregon vendin e ndodhjes vete celularit. Ky funksion, ama, eshte i çaktivizuar ne shumicen e vendeve te botes. I vetmi vend qe e ka aktivizuar eshte Gjermania. Dhe ne fakt pikerisht ne Gjermani ka lindur nje telefon qe kushton rreth 100 euro, i cili mjafton te lihet ne makine. Nese te vjedhin makinen, i con nje SMS telefonit dhe ky te kthen pergjigje ne cilen qelize (antene) ndodhet. Natyrisht qe nuk e gjen dot me saktësi, por te pakten gjen ne cilen lagje ndodhet. Kjo sidoqofte eshte e pamundur ne vendet e tjera, sepse kompanite e celulareve nuk ia cojne celularit kete informacion. Me siguri është nje zgjedhje per te mbrojtur privacyn. Pra eshte e pamundur te lokalizosh nje telefon, po nuk pati nje GPS brenda. Si perfundim, e vetmja menyre e sigurte per te pergjuar celularet, eshte qe kompania e celulareve te bashkepunoje dhe te kaloje gjithë thirrjet e një numri ne nje linje tjeter enkas. Gje qe efektivisht e ben ne bashkepunim me shtetin. Kuptohet qe çdo shtet ka politiken e vet ne kete drejtim. Italia i perdor shume pergjimet e telefonave celulare, Franca kërkon arsye shume te forta para se te përgjojë dike. Shqipëria nuk i ka pas përdorur shume, me ardhjen e Berishes ka filluar te perdoret me shume. *Per info te tjera: http://forum.gsmhosting.com/vbb/index.php Rasti i pare i përgjimit te një telefoni ne Shqipëri Rasti i pare i pergjimit te nje telefoni ne Shqipëri u be gjate nje pengmarrje ne Vlore, kur morën peng djalin një biznesmeni. Kriminelet mbanin kontakte me nje nga policet, i cili u tregonte planin e policisë çdo dite, kështu qe kriminelet mund te s’postoheshin nga vendi i fshehjes. Thuhet se një shef qe erdhi nga Tirana e nuhati ketë pune dhe një mëngjes i rreshtoi te gjithe policet. U tha te nxjerrin te gjithe celularet dhe t’i lenë mbi tavoline. Pas pak nje prej celulareve ra. U kuptua qarte qe ishte personi qe mbante kontaktet me kriminelet. Bashkëpunimi me Vodafone-in beri qe te gjendej kush numër e kishte marre dhe ku gjendej ne ate moment. Fale kësaj kriminelet u kapen. Natyrisht qe bashke me përgjimet, shteti mund te gjeje dhe vendndodhjen e telefonit ne baze te antenës qe përdor ne atë moment. “FlexiSpy, spiuni që përdoret për të përgjuar gruan” Ekziston një program i njohur si FlexiSpy. Në baze te informacionit nga kompania e cila e prodhoi këtë program, ai lejon përgjimin e bisedave telefonike ne celular, regjistrimin e thirrjeve si edhe SMS, mbajtjen e arkivit me te gjitha thirrjet si edhe kohëzgjatjen e tyre. Te gjitha keto te dhena mund te bien ne dore te personit te interesuar, nëpërmjet nje lidhje on line. FlexiSPY është reklamuar si program qe “lejon përdoruesit e këtij programi te shikojnë nese i tradhton gruaja”. Është ne fakt i shtrenjte. Punon vetëm ne aparatura celularesh, te cilat mbështeten ne platformën S60 te Nokias. FlexiSPY nuk është i vetmi program, i cili lehtëson përgjimet. 
 
Nga Bledar Nezha
Ekspert i telefonisë

Temat e fundit