Ulen tarifat e telefonisë celulare - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ulen tarifat e telefonisë celulare

Ulen tarifat e telefonisë celulare

· 1 · 662

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-03-2011, 23:49:21
Shtimi i konkurrencës dhe aplikimi i metodologjive për tarifimin do të sjellin ulje të çmimeve te përdoruesit e telefonisë. Kreu i Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe Postare gjatë raportimit në Kuvend për punën e vitit të shkuar tha se, tregu i telefonisë po njeh zhvillime pozitive. "Reduktimi i tarifave celulare vitet e fundit si rezultat i ndërhyrjeve në këto tarifa nga AKEP-i si dhe nga konkurenca në treg ka përmirësuar pozicionin e Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera të BE, duke arritur rreth niveleve mesatare të këtyre shpenzimeve nga nivelet maksimale që kemi qenë në 2008. Megjithatë, Shqipëria mbetet në rajon mbi mesataren", thotë Pirro Xhixho. Tarifa të njëjta me rajonin po aplikohen nga kompanitë për shërbimin e internetit, por numri i përdoruesve ngelet ende i ulët. "Sipas të dhënave më të fundit nga operatorë dhe vlerësime të AKEP-it numri i familjeve që kanë akses në internet broadband është rreth 110 mijë ose 13.7% e familjeve, ndërsa vlerësohen rreth 10 mijë pajtimtarë biznesi. Bazuar në këto të dhëna, numri i linjave broadband për 100 banorë është në 3.7% krahasuar me 2.5 që ka qenë në 2009", tha Xhixho. Nga ana tjetër, pohohet se pajtimi mujor i telefonisë fikse duhet të rritet. Në raportin vjetor para Kuvendit të Shqipërisë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kujton edhe njëherë se pajtimi mujor i telefonisë fikse në Shqipëri është më i ulët krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian dhe të rajonit. Tarifa e pajtimit mujor në Shqipëri është 3.9 euro, ndërsa mesatarja rajonale, e llogaritur me të njëjtën normë TVSH-je, është afro 7 euro.

Mesatarja e vendeve të BE për të njëjtin shërbim është 15 euro. Një shoqëri e specializuar e kontraktuar nga AKEP përgatiti një raport për modelin e kostove të Albtelecom, nga i cili rezultoi se pajtimi mujor është një shërbim që ofrohet nën kosto dhe niveli optimal do të ishte 12 euro në muaj, me TVSH. AKEP kishte përgatitur një rritje të përshkallëzuar të pajtimit mujor, por kjo rritje nuk u lejua nga qeveria shqiptare dhe ende nuk është pohuar se si do të procedojë AKEP gjatë këtij viti.

Shqiptarët flasin më shumë me telefonat celularë

Shqiptarët po e përdorin gjithnjë dhe më shumë telefoninë e lëvizshme. Raporti i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare bën të ditur se gjatë vitit 2010 ka arritur në 4,5 milionë numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme dhe thirrjet janë rritur mesatarisht me 60 përqind. Drejtuesi i AKEP-t, Pirro Xhixho, tha para Komisionit të Veprimtarive Prodhuese se ka ardhur në rritje edhe numri i subjekteve që duan të hyjnë në tregun e telekomunikacioneve . Pirro Xhixho tha se, objektiva të institucionit të tij mbeten reduktimi i mëtejshëm i tarifave telefonike dhe futja e shërbimit të portabilitetit, që do të rrisë konkurrencën në treg. Gjithashtu, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare raportoi se është e nevojshme që të liberalizohet tregu i telefonisë fikse, duke u hapur rrugën operatorëve të tjerë, në mënyrë që konsumatorët të përfitojnë më shumë.

Temat e fundit