×

7 mbrekullite e botes se lashte.

7 mbrekullite e botes se lashte.

· 4 · 5512

  • Postime: 1271
Seni Seviyorum
ne: 09-06-2004, 18:34:03
7 mbrekullite e botes.

1-  Piramidat ndertuar me gize rreth dinastise IV ( XXVII-XXVI) shek para eres se re jane me te lashtat e 7 mbrekullive. Jane te vetmet te cilat kane arritur deri ne kohen tone te ruajtura kaq mire.

2-

 Kopshtet e Babilonise, mbase kan qene te deshiruara nga Mbreti Nabucodonosor II ne shek VI para eres se re.


3- Statuja e Zeusit.


 Flori e fildish. E gjate rreth 14 meter rreth gjyses se shek V  nga skulptori grek "Fidia" .

4- Tempulli i Artemidit. Filluar rreth 560 e perfunduar rreth 440.  Teper i madh e dekoruar plot mrekullira. U shkaterrua nga nje zjarr ne 356 . Rindertuar serish e shkaterruar nga "Gotet" ne 262.

  • Postime: 445
  • Gjinia: Femer
tweet
#1 ne: 22-08-2005, 11:25:21
5. Mauzoleu ne Halicarnacus, nje monument gjigant. Mendohet se gruaja me emrin Artemisia e ka ndertuar kete monument. Gjindet ne jug-perendim te Turqis.

6. Vigani i Rhode, nje statuj gjigante. Ky vigan qendroi per me shume se gjysme shekulli dhe u rrezua pas nje termeti. Pasi eshte rrezuar i'u eshte shitur nje tregtari cifut si mbeturin metali ne Siri. Lokacioni ishte Greqi e sotme.

7. Fanari i Aleksandris, e ndertuar per nder te atyre qe udhtojne neper det. Lokacioni ne ishujt antik Faros, momentalish qyteti Aleksandria ne Egjipit.

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#2 ne: 14-09-2005, 16:16:54
Qe po i paraqes edeh une 7 Mrekullitë e botës Antike !

[attachment[/attachment]

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#3 ne: 27-02-2007, 15:40:05
Megjithëse shumë njerëz e dinë ekzistencën e 7 mrekullive të botës, vetëm disa prej tyre mund ta emërtojnë këtë listë. Kjo listë është shkruar rreth shek II p.e.s. Referenca e parë në lidhje me këtë ide është gjetur në Histori te Herodoti, shek V p.e.s. Dekada më vonë, historianët grekë shkruan për monumentet më të madhërishme të kohës. Callimachus i Cyrenes (305p.e.s-240p.e.s), kryebibliotekar i Alexandria Mouseion, shkroi "Përmbledhje e mrekullive nëpër botë". Gjithçka dimë për këtë përmbledhje është vetëm titulli, sepse ajo u dogj në zjarrin që i ra bibliotekës. Lista përfundimtare është plotësuar gjatë mesjetës. Lista përmbante 7 monumentet më mahnitëse të botës antike, disa prej të cilave pothuaj u zhdukën gjatë mesjetës. Të tjera as që nuk "jetonin" më. Midis referencave më të vjetra rreth listës kanonike janë gdhendjet e artistit hollandez Maerten van Heemskerck (1498-1574) dhe Johann Fischer von Erlach me veprën “Histori e Arkitekturës”. Sot, evidencat arkeologjike zbulojnë disa prej mistereve që rrethonin historinë e këtyre mrekullive prej shekujsh. Për ndërtuesit e tyre, 7 mrekullitë ishin një celebrim i fesë, mitologjisë, artit, fuqisë dhe shkencës. Për ne, ato pasqyrojnë aftësinë e njeriut për të ndryshuar ambjentin duke ndërtuar konstruksione madhështore, njëra prej të cilave i qëndron kohës edhe në ditët tona.

Shtatë mrekullitë e botës
1-Statuja e Zeusit
2-Kolosi i Rodit
3-Tempulli i Afërditës
4-Kopshtet e Babilonisë
5-Piramida e Gizeh
6-Mauzoleumi i Halicarnasos
7-Fari i Aleksandrisë

Statuja e Zeusit
Në tempullin kushtuar zotave në qytetin grek të Olimpit, statuja u bë në vitin 462 para Krishtit nga skulptori më i mirë i Greqisë, Fidis, në fildish dhe ar. Ajo është e punuar me teknikën krisoelefantine. Zeusi paraqitej i ulur në një fron të bërë me të njëjtat materiale si dhe statuja që paraqiste perëndeshën Victoria të lidhur në krahun e djathtë dhe në të majtën skeptrit, rreth tij ishin skulptura të ndryshme të heronjve mitologjikë. Skulptura kishte lartësi prej 14 m. Sipas historianëve të autorizuar, ishte më e bukura skulpturë dhe riprodhimi i saj njihet vetëm në monedha të takuara në shekullin XIX. Jetoi rreth 1000 vjet (më shumë se të gjitha mrekullitë e tjera) derisa disa fanatikë kristianë të mbretërisë të Teodosit II e dogjën, por ajo nuk u shkatërrua totalisht. Zhdukja totale ndodhi në shekullin VI dhe nuk ngeli asnjë gjurmë e saj si pasojë e tërmeteve. Statuja ka shërbyer për shumë vjet për të kurorëzuar fituesit e olimpiadave greke

Kolosi i Rodit

Vendndodhja gjeografike e Rodit ishte e privilegjuar për të tregtuar me Greqinë. Azia dhe Egjipti falë kësaj e shndërruan në qendrën tregtare më të madhe të Mesdheut Oriental. Mbreti Demetri i Poliarcetës, i njohur për eksperiencën ushtarake sidomos nëpër rrethinat, aq sa në të ardhmen ushtarakët do t’i referoheshin teknikës së tij duke e emërtuar "Poliarcetica", vendosi të sulmojë Rodin. Qyteti i rezistoi dhe Demetri u detyrua të tërhiqej. Për të festuar këtë triumf, qyteti vendosi të ndërtonte një monument për kujtim të Helios, zoti i diellit, në port. Punimet i udhëhoqi Cares Lindos. Në fillim statujën e veshën me hekur dhe sipër me pllaka bronzi. Më në fund, kur statuja përfundoi, kishte jo më pak se 32 m lartësi. Fama e saj solli udhëtarë nga e gjithë bota antike për ta parë. Me Kolosin e Rodit në atë kohë ishin 5 mrekullitë e botës që ishin ngritur mbi faqen e tokës, numër që erdhi duke u rritur. 56 vjet më vonë nga ndërtimi i tij në 223 para e.s., një tërmet e shëmbi Kolosin. Banorët e Rodit ndoqën këshillat e një orakulli dhe vendosën t’i lënë pjesët e tij atje ku ranë nga tërmeti. Dhe kështu u bë gjatë 90 vjetëve deri në 654 para e.s., kur myslimanët morën copat e bronzit si plaçkë lufte. Madhësia e statujës ishte e tillë saqë anijet kalonin mes këmbëve të tij. Kolosi i Rodit nuk ka nevojë për mitifikim, sepse u deshën më shumë se 2000 vjet kur njeriu arriti të bënte diçka më madhështore.

Tempulli i Afërditës

Qyteti i Efesit, në breg të Detit Jon dhe në grykëderdhjen e lumit të vogël Meandro. Në shekullin VI para e.s., ky qytet ka qenë gjithmonë qendra e kultit të Afërditës, e quajtur më vonë Diana nga romanet. Flitet për perëndeshën e natyrës dhe kafshëve të egra dhe paraqitet e shoqëruar nga një sorkadhe dhe e armatosur me hark dhe shigjeta. Nga antikiteti ekziston një tempull i dedikuar perëndeshës. Por në shekullin VII para e.s., qyteti pësoi një sulm nga cimerët. Edhe pse qyteti rezistoi, tempulli u dogj dhe u shkatërrua. Gjithçka ishte në duart e mbretit të Lidias, Kreso. Po, është i njëjti që ka shpikur disqet e çuditshme prej metali të quajtura "kreseidas". Asnjë nuk e di se ku do ndalojnë këto shpikje moderne.... por Kreso ishte një mbrojtës i shenjtëve dhe artistëve dhe ai propozoi të ngrihej një tempull i ri i Artemisës , më i mirë se i pari. Për këtë u bë një thirrje publike ku u kërkohej të gjithë qytetarëve që të dhuronin para për tempullin e ri. Më në fund tempulli u ngrit. Llogariste 127 kolona të mrekullueshme nga 20 m lartësi, diçka e jashtëzakonshme për kohën, gjithashtu përmbante dhe skulptura të Eskopes. Ky tempull shkëlqeu qytetin e Efesit gjatë dy shekujve. Pa dyshim vjen tragjedia: në vitin 356 para e.s., bariu Erostrato e shkatërroi tempullin duke e ndezur thjesht për famë. Pa dyshim që ky pionier i famës e arriti atë që kërkonte, provë është që ende i kujtohet emri edhe sot. Por në atë kohë arriti diçka më shumë se fama: duke u treguar të gjithë njerëzve që për çudi Escopa ka një Erostrato dhe që mrekullitë e ndërtuara nga njerëzit duhet të jenë të mbrojtura nga vetë njerëzit. Kjo histori ka një epilog: kur rreth 20 vjet më vonë, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, dëgjoi historinë e tempullit dhe zbuloi që tempulli ishte shkatërruar në të njëjtën ditë që kishte lindur ai. Kjo koinçidencë e bëri që ta rindërtonte tempullin gjatë kohës që ishte në Efes, duke u përpjekur të krijonte një qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli (bëhet e treta herë me këtë rindërtim) nuk e rimori kurrë të shkuarën e tij të shkëlqyer.

Kopshtet e Babilonisë

Kjo mrekulli ka qenë e ndërtuar në Babiloni, i quajtur Babel në Bibël, në brigjet e lumit Eufrat. Përveç emrit të tij, qyteti figurë nëpër analet e historisë nëpër mijëra vjet është parë me ndërtime të reja dhe shumë bashkëkohore, ndërsa pas më shumë se 100 vjetësh gjaksorët asirianë i shkatërruan deri në themel. Por në fund, babilonasit i shkatërruan komplet asirianët dhe e rindërtuan qytetin. Po flasim për shekullin VI para Krishtit, kur qeverisi mbreti Nabucodonosor II, më i famshmi i të gjithëve me këtë emër. Përveçse një luftëtar i madh, Nabuscodonosor ishte edhe një arkitekt i madh. Por diçka nuk shkon mirë në këtë qytet madhështor. Trishtimi i Amytis, gruas së Nabucodonosor. Ajo ishte një princeshë që ishte krijuar nëpër male dhe ky qytet e trishtonte. Ky trishtim e mërziste mbretin. Ai nuk mund t'ia lejonte vetes që të arrinte të fitonte betejat, të bënte ndërtime madhështore dhe të mos arrinte të bënte të lumtur gruan e tij. Princesha ndiente mungesën e maleve dhe kodrave dhe nuk ngelej gjë vetëm që t'ia ndërtonte ato. Ai zgjodhi ndërtuesin më të madh, Acaso. U zgjodhën gurë të mëdhenj, sepse tullat e zakonshme nuk do t’i qëndronin dot lagështirës. Kështu filluan të ndërtohen tarraca të shkallëzuara, në të cilat depozitohej tokë (dhe) e domosdoshme për t'u mbjellë pemë, lule, shkurre etj. Ndërtuan gjithashtu edhe një makinë që transportonte ujë nga një pus deri në kopshtet që t’i ujisnin. Në pak kohë, filluan të rriten dhe bile disa prej tyre kaluan dy herë muret e qytetit. Nabucodonosor arriti të krijonte një mal të mbuluar me gjelbërim. Mbi kopshtet ekziston gjithashtu një legjendë që përcakton datën e ndërtimit në fund të shekullit XI para Krishtit. Sipas kësaj legjende, është mbretëresha Shammuramat, e quajtura Semiramida nga grekët, e cila ndërtoi kopshtet. Semiramida qeverisi mbretërinë asiriane si trashëgimtare e djalit të saj, Adadnirari III, që nga vdekja e mbretit Shamsidad V dhe për më shumë kur ndërtoi kopshtet pushtoi Indinë dhe Egjiptin. Përfundon jetën e saj duke u vetëvrarë nga dhimbja kur zbulon një komplot kundër saj nga i biri. Në vitin 539 para Krishtit, persianët pushtuan Babiloninë dhe kjo provokoi rënien. Popullsia filloi të pakësohej dhe kur Aleksandri i Madh vizitoi qytetin (rreth 320 para es), pjesa më e madhe e Babilonisë ishte rrënuar.

Piramida e Madhe e Gizës
Është e vetmja mrekulli që nuk ka nevojë për përshkrim prej poetëve apo historianëve të hershëm. Është e vetmja mrekulli që nuk ka nevojë për spekulime përsa i përket pamjes, madhësisë dhe formës së saj. Është më e vjetra dhe e vetmja ende "gjallë" midis të gjitha mrekullive. Vendndodhja: në qytetin e Gizës, qytet varrezë e Memphis-it të lashtë dhe sot pjesë e Kajros së Madhe, Egjipt. Në kundërshtim me besimin e zakonshëm, vetëm Piramida e Madhe e Khufu (Keops), jo të trija Piramidat e Mëdha, është në majë të listës së mrekullive. Monumenti u ndërtua prej faraonit egjiptian Khufu i Dinastisë së Katërt rreth vitit 2560 p.e.s për të shërbyer si varr për të. Tradita e ndërtimit të piramidave filloi në Egjiptin antik si një sofistikim i idesë së një platforme që mbulonte varrin mbretëror. Mendohet të jetë ndërtuar për një periudhë 20-vjecare. Megjithëse nuk dihet se si blloqet përbërëse janë sistemuar, janë propozuar shumë teori. Prania e tyre gjithmonë ka stimuluar mendjen e njeriut. Kur Napoleoni pushtoi Egjiptin në vitin 1798, krenaria e tij u shpreh me anë të thënies: "Soldats! Du haut de ces Pyramides, 40 siècles nous contemplent". (Ushtarë! Nga majat e këtyre piramidave, 40 shekuj janë duke na vështruar). Kur u ndërtua, Piramida e Madhe ishte 145.75 m (481 ft) e lartë. Me kalimin e viteve, humbi 10 m (30 ft) prej majës së saj. Renditej si struktura më e lartë në tokë për 43 shekuj, e mposhtur për lartësi në shek XIX. Çdo faqe është përpikmërisht e orientuar sipas pikave të horizontit, veri, lindje, jug, perëndim. Struktura përmban rreth 2 milionë blloqe guri, secili peshon më shumë se 2 tonë. Thuhet se janë mjaftueshëm gurë në 3 piramida për të ndërtuar një mur 3 m të lartë, 0.3 m të gjerë që të rrethojë Francën.

Mauzoleumi i Halicarnasos
Viti 352 para e.s.. Mrekullitë e botës, që në këtë kohë ishin katër, pakësohen në 3, sepse Erostrati djeg tempullin e Artemisës. Por zhvillimi është duke ardhur: një mrekulli e re do të ndërtohet, me shumë koincidenca me tempullin e Artemisës dhe do të duket si një vepër e bërë me magji për të kompensuar humbjen. Jemi në Halicarnaso, në Caria, një shtet në Azinë e Vogël. Bëhet fjalë për një qytet të rëndësishëm, që llogariste dhe një fabrikë nga ato të disqeve të çuditshme të metalit të shpikura nga Creso që prodhojnë para. Qyteti shfaq shkëlqim. Por tani qyteti është në zi , Mausolo vdiq. Çfarë varri mund të ishte i denjë për një mbret të tillë? E veja e tij, Artemisa, merr vendimin që të mos kursehet në shpenzime. Është tamam sikur i gjithë qyteti ta dinte që kurrë më nuk do kthehej një epokë aq e mrekullueshme si ajo e Mausolos , prandaj njerëzit u vunë në dispozicion të demonstronin mirënjohjen dhe t’i bënin një varr, më specialin e historisë, aq sa i dha emrin mauzoleumeve të ndërtuara më vonë. Filluan punimet: arkitektët Satiros dhe Piteos ndërtuan një podium kënddrejtë mbi të cilin ngrihej një kolonë e rregullit jonik. Mbi këtë një piramidë e shkallëzuar. Dhe në majë një statujë. Bashkësia e të gjitha këtyre arrinte lartësinë marramendëse prej 50 m. Por kjo nuk ishte e gjitha. Skulptorët më të mirë të Greqisë të asaj epoke bënë statujat dhe mozaiket: Briaxis, Timoteo, Leucastes dhe famozi Scapo. Por kjo mrekulli do të ishte ajo që duroi më pak në kohë nga të gjitha. Sapo kaluan 16 vjet, më 334 para e.s., Aleksandri i Madh shkatërroi qytetin. Ai që dha urdhër për rindërtimin e tempullit të Artemisës tregon tani anën e tij shkatërrimtare. Edhe pse vite më pas mbretërit e Egjiptit që morën Carian e rindërtuan Halicarnason, qytet që është edhe në ditët tona (sot quhet Bodrum), nga mauzoleumi ngeli vetëm legjenda.

Fari i Aleksandrisë
Egjipt, viti 280 para e.s. Që kur Aleksandri i Madh i liroi egjiptianët nga dominimi persian, lidhjet mes grekëve dhe egjiptianëve u forcuan aq shumë sa mbreti i tyre,
Ptolomeu II, ishte me origjinë greke. Ky bashkëpunim i grekëve dhe egjiptianëve ishte më i dukshëm në kryeqytet, Aleksandri. Themeluar prej Aleksandrit të Madh në vitin 332 para e.s., ky qytet i zhvilluar u bë vatra më e rëndësishme e kulturës helene.
Por këtë herë mrekullia nuk do të jetë një tempull, as ndonjë lloj tjetër monumenti ose ndërtese, por një kullë. Kjo kullë do të shërbente për të udhëhequr anijet e shumta që mbërrinin në brigjet e Aleksandrisë. Mbreti vendosi të ndërtonte një kullë që të identifikonte vendin dhe qytetin nga shumë larg. Për këtë përdorën ishullin e vogël të Faros, përballë portit. Arkitekti Sastro drejtoi punimet, që, sa më shumë ecnin jepnin një pamje të mrekullueshme. Kur përfundoi, kulla ishte më shumë se 120 m. Në majë të saj kishte pasqyra metalike për të treguar pozicionin e saj ditën, duke reflektuar dritën e diellit dhe natën për mungesë të dritës ndizej zjarr (vatër).
Kjo mrekulli do të rezistonte shumë, rreth 1600 vjet deri në shekullin XIV, kur tërmetet do ta shembnin. Emri i mrekullisë ishte "Kulla e Farit" dhe i linte mbrapa të gjitha ndërtimet e bëra deri në atë kohë që kishin për qëllim të udhëhiqnin anijet.

Përgatiti
Anilejda Gjeta
 

Hartat e shteteve te botes

Nisur nga erlehtaRubrika Gjeografia e Shteteve

Postimi i fundit 11-05-2020, 14:15:03
nga M A X
Cfare ishte Greqia e Lashte?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:48:08
nga M A X
Kush jane kontinentet e botes?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:00:38
nga M A X
Sa eshte popullsia e botes sot?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 02-04-2020, 00:25:08
nga M A X
Rreth Botës ne FB

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 19-03-2020, 13:23:31
nga M A X