Prej dy javësh arkeologët kanë qenë ngulur në gërmimet jashtë mureve të qytetit të lashtë ilir, në pjesën perëndimore të saj, në një zonë fushore drejt detit, ku kanë hasur me muret e tempullit dhe statujën e lashtë; si dyshuan rusët në vitin '59 për tempullin gjigand; flasin dy arkeologët Vangjel Dine dhe Bashkim Vreka
Në Apoloni zbulohen themelet e një tempulli si dhe figurat e statujat e një perëndie.
Një zbulim i madh, është cilësuar nga arkeologët, i bërë nga gërmimet më të fundit në qytetin e lashtë ilir të Apolonisë, që ndodhet jo më larg se 7 km larg qytetit të Fierit, i vlerësuar si në një nga qendrat më të mëdha arkeologjike të vendit.
Kanë qenë arkeologët shqiptarë dhe amerikanë, të cilët kanë bërë zbulimin me shumë vlera arkeologjike.
Prej dy javësh, arkeologët kanë qenë ngulur në gërmimet jashtë mureve të qytetit të lashtë ilir, në pjesën perëndimore të saj, në një zonë fushore drejt detit, ku kanë hasur me muret e tempullit dhe statujën e lashtë. Në zonën ku ata kanë përqendruar punimet, do të kalojë edhe autostrada në qytetin e Fierit.
Sipas arkeologut Vangjel Dine, arkeologët kanë zbuluar statuja dhe figura që i përkasin themeleve të një tempulli të lashtë. Arkeologët kanë mundur të përcaktojnë vetëm kohën e tempullit, që i përket periudhës arkaike të shekullit të 5 p.e.s.
"Këtu ka disa prova në pika të ndryshme dhe rastisin të gjitha këto prova, që ne kapim idenë se kemi të bëjmë me një tempull në përmasa gjigande", pohon Dine, për gazetën "Metropol".
Një rol shumë të rëndësishëm në këtë zbulim ka edhe laboratori në manastirin e Apolonisë, që specialistët po punojnë për të përcaktuar kohën dhe periudhën se kujt i përkasin këto statuja dhe figura perëndishë, të cilat mendohet se i përkasin perëndisë së Artemisës.
"Është e domosdoshme që të nxjerrim në dritë këtë monument, në mënyrë që të bëjmë të vizitueshëm këtë qendër të madhe arkeologjike", pohon Dine. Sipas Dines, kjo është edhe një tjetër provë e saktë që qyteti i lashtë ilir, themeluar nga helenët, nuk ishte i shtrirë vetëm brenda mureve të gurta të saj, por ka pasur një sipërfaqe toke të gjerë rreth e qark saj dhe përforcohet edhe më tepër ideja e një rëndësie të veçantë që kishte Apolonia për këtë periudhë.
Ndërsa, sipas arkeologut të njohur, Bashkim Vreka, ka pasur zbulime të tjera arkeologjike rreth vitit 1959, në kohën kur arkeologë shqiptaro-rusë kanë bërë zbulimin e objekteve të dyshuara në këtë tempull, por gjurmët e këtij tempulli vetëm tani u gjendën. "Qysh atëherë në ekspeditat e përbashkëta shqiptaro-ruse, ne kemi zbuluar gjetje figurina, pra, statuja të vogla balte ose terakota, siç i themi ne pikërisht në këtë tempull, që tashmë gjurmët e të cilit po dalin në dritë", pohon Vreka. Artemisa është një perëndi shumë e nderuar në Apoloni. Bija e Zeusit dhe e Letos, motra e Apolonit, përfaqësonte bukurinë e ujërave. Ajo gjithashtu ka atributet e pjellorisë së tokës, mbrojtjes së blegtorisë, shpëtimtare e kafshëve të egra dhe të rralla si p.sh., e kaprojve, e cila njihej në Apoloni me emrin Elosepolia. Në statujë, Artemisa paraqitet me një hark, shigjetë dhe një qen gjuetie në këmbë, në monedhat paraqitet me pishtarë ose 3-këmbësh, e cila përfaqësonte përhapësen e jetës dhe të dritës. Artemisa ngjan me vëllain e saj Apolonin, por ndryshimi i vetëm është te kurora e flokëve të saj. Në Apoloni ka pasur tempuj edhe jashtë mureve të këtij qyteti. Tempulli i sapozbuluar mendohet që të ketë një rol të padiskutueshëm, për sa i përket zhvillimit turistik në Shqipëri.
Bashkim Vreka: Tempulli, me rusët kemi dyshuar qysh më '59
Historia e tempullit gjigand është disi e vjetër. Dyshimet rreth ekzistencës së saj kanë nisur qysh në vitin 1959, në kohën kur është bërë ekspedita e përbashkët shqiptaro-ruse, të cilët kanë bërë zbulimin e objekteve të dyshuara në këtë tempull. Arkeologu Bashkim Vreka ka qenë një nga pjesëtarët e ekipit të arkeologëve, që së bashku me ata rusë kanë rënë për herë të parë në gjurmët e këtij tempulli.
Kur është pikasur për herë të parë ekzistenca e tempullit gjigand?
Në ekspeditat e përbashkëta shqiptaro-ruse, ne kemi zbuluar gjetje figurina, pra statuja të vogla balte, ose terakota, siç i themi ne pikërisht në këtë tempull, që tashmë gjurmët e të cilit po dalin në dritë.
Është zbuluar dhe statuja e perëndeshës Artemisa, me çfarë është lidhur simboli i saj në këtë qytet të lashtë ilir?
Artemisa është një perëndi shumë e nderuar në Apoloni. Bija e Zeusit dhe e Letos, motra e Apolonit, përfaqësonte bukurinë e ujërave. Ajo gjithashtu ka atributet e pjellorisë së tokës, mbrojtjes së blegtorisë, shpëtimtare e kafshëve të egra dhe të rralla si p.sh. e kaprojve, e cila njihej në Apoloni me emrin Elosepolia. Në statujë, Artemisa paraqitet me një hark, shigjetë dhe një qen gjuetie në këmbë, në monedhat paraqitet me pishtarë ose 3-këmbësh, e cila përfaqësonte përhapësen e jetës dhe të dritës. Artemisa ngjan me vëllain e saj Apolonin, por ndryshimi i vetëm është te kurora e flokëve të saj. Në Apoloni ka pasur tempuj edhe jashtë mureve të këtij qyteti.
Dine: Enigma e tempullit dhe e statujave të zbuluara
Sipas arkeologut Vangjel Dine, arkeologët kanë zbuluar statuja dhe figura që i përkasin themeleve të një tempulli të lashtë. Arkeologët kanë mundur të përcaktojnë vetëm kohën e tempullit, që i përket periudhës arkaike të shekullit të 5 p.e.s.
Mund të na thoni se çfarë kanë zbuluar arkeologët konkretisht?
Arkeologët kanë zbuluar statuja dhe figura që i përkasin themeleve të një tempulli të lashtë. Arkeologët kanë mundur të përcaktojnë vetëm kohën e tempullit, që i përket periudhës arkaike të shekullit të 5 p.e.s.
Këtu ka disa prova në pika të ndryshme dhe rastisin të gjitha këto prova, që ne kapim idenë se kemi të bëjmë me një tempull në përmasa gjigande.
çfarë përbën ky zbulim për argeologjinë tonë?
Është e domosdoshme që të nxjerrim në dritë këtë monument, në mënyrë që të bëjmë të vizitueshme këtë qendër të madhe arkeologjike", pohon Dine. Sipas Dines, kjo është edhe një tjetër provë e saktë, që qyteti i lashtë ilir, themeluar nga helenët, nuk ishte e shtrirë vetëm brenda mureve të gurta të saj, por ka pasur një sipërfaqe toke të gjerë rreth e qark saj dhe përforcohet edhe më tepër ideja e një rëndësie të veçantë që kishte Apolonia për këtë periudhë.