Apoloni, zbulohet statuja romake - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Apoloni, zbulohet statuja romake

Apoloni, zbulohet statuja romake

· 3 · 2224

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-08-2010, 23:44:48
Është zbuluar sot në Apoloni një statuja romake me bustin e një atleti. Për ekspertët shqiptaro-francez bëhet fjalë për një zbulim spektakolar, pasi busti është në gjendje shumë të mirë. Balkanweb



  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 23-08-2010, 16:14:47
Zbulimi i bustit romak në Apolloni bën jehonë



Tiranë. Arkeologët shqiptarë ekspozuan sot në kryeqytet bustin e atletit të panjohur, që u zbulua disa ditë më parë në qendrën historike të Apollonisë, pranë Fierit. Vepra që mendohet se i përket gjysmës së dytë të shekullit të dytë pas erës së re ka bere jehon të madhe mediatike në mbarë botën. Busti po studiohet me kujdes nga ekspertët për vlerat e mëdha artistike dhe historike.

Vepra nuk ka asnjë dëmtim fizik dhe është gjetur e plotë dhe e ruajtur mirë, ashtu siç është ekspozuar në Apolloni mbi 18 shekuj më parë.

"Skulptura e zbuluar së fundi në Apolloni është dëshmi e përjetësisë së kombit shqiptar, një përjetësi e bazuar në vlera të qytetërimit perëndimor", ka thënë kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha gjatë ekspozimit të këtij busti në Qendrën Arkeologjike në Tiranë, ku janë ekspozuar objektet e zbuluara së fundi në qytetin antik të Apollonisë në Fier, gjatë një ekspedite të përbashkët shqiptaro-franceze.

Duke parë nga afër skulpturën që mendohet të jetë portreti i një aristokrati dhe i përket
gjysmës së II të shekullit II Pas Krishtit, kryeministri vlerësoi se "është një kryevepër e gjenisë krijuese në skulpturë të të gjitha kohërave". Në datën 13 gusht 2010, në sektorin e vilave romake në Apolloni, një ekspeditë shqiptaro-franceze zbuloi një statujë mermeri pothuajse të padëmtuar, e cila klasifikohet se i përket periudhës romake, pavarësisht se është një model helenistik.

Zbulimi i bustit bëri jehonë të madhe në mediet e huaja. “Italiania Repubblica”, vlerësoi nëpërmjet fotove se busti i përket një atleti romak dhe se u zbulua në jug të Shqipërisë nga një ekspeditë shqiptaro-franceze që janë vënë në kërkim të mbetjeve romake në zonën shqiptare. Për veprën u bë jehonë dhe te “Zëri i Amerikës”, që vlerësoi vlerat e rralla që mbart kjo vepër antike.

Qyteti antik i Apollonisë është shpallur park arkeologjik kombëtar në vitin 2006. Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit të kaluar parku i Apollonisë është vizituar nga 32 mijë vizitorë vendas e të huaj, ndërkohë që sipas shifrave të këtij gjashtëmujori parashikohet të ketë një rritje prej 18 për qind të numrit të vizitorëve.

  • Postime: 173
  • Karma: +9/-7
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 29-08-2010, 11:56:14

Temat e fundit