Arkeologët zbulojnë 5 puse uji në Amfiteatrin Antik - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Arkeologët zbulojnë 5 puse uji në Amfiteatrin Antik

Arkeologët zbulojnë 5 puse uji në Amfiteatrin Antik

· 1 · 1077

ne: 17-12-2004, 07:28:34
Kanë dalë në dritë, pas më shumë se 600 apo 700 vjetësh, 5 puse uji në pjesën jugore të Amfiteatrit Antik të Durrësit. Pas më shumë se 1 muaji punë, arkeologët shqiptarë dhe italianë, të cilët po punojnë për të nxjerrë në pah pjesën e pazbuluar të Amfiteatrit të Durrësit, kanë zbuluar 5 puse të vjetër, të cilët, sipas arkeologëve, i përkasin periudhës të pushtuesit otoman. Në fakt objektivi i arkeologëve, të cilët drejtohen në projektin e tyre nga ana e specialistëve të Universitetit të Parmës, kanë si qëllim parësor zbulimin e hyrjes jugore të Amfiteatrit dhe më pas nxjerrjen në dritë të pjesës e cila ende ndodhet e mbuluar. Ndonëse mungon një deklaratë zyrtare për punën e kryer deri tani, nga ekipi i arkeologëve, burime nga Instituti Arkeologjik në Durrës bëjnë të ditur se diku pranë puseve duhet të jetë edhe hyrja jugore e Amfiteatrit ose galeria jugore. Puset e zbuluara janë të vendosura ngjitur njëri me tjetrin, gjë që vërteton se kjo ka qenë një zonë ujëmbjatëse dhe pikërisht aty furnizohej me ujë lagjja pranë Amfiteatrit, si dhe ajo pranë kalasë. Puset janë të cekët, gjë që dëshmon për ndryshimet e shpeshta gjeologjike të formacionit tokësor, pas dy tërmeteve të rënë në Durrës: njëri në antikitet dhe tjetri andej nga vitet 1200 pas erës së re. Arkeologët po punojnë edhe për të skicuar formën elipsoidale të Amfiteatrit (bëhet fjalë për pjesën e pazbuluar). Ata mendojnë se galeria jugore e Amfiteatrit shërbente për nxjerrjen jashtë tij të gladiatorëve, të vdekur në luftime apo në përleshje me kafshët e egra.
Amfiteatri i përket shekullit të dytë të erës së re. Ai është Amfiteatri më i madh në rajon, me kapacitet 15 mijë spektatorë të ulur, gjë që dëshmon se në antikitet Durrësi ka qenë një qytet i madh. Vlera e tij ra kur Perandoria Romake i ndaloi dyluftimet mes njerëzve me njëri-tjetrin, si dhe me kafshët.

G Shqitare.

Temat e fundit