Arkitektura e piramidave të Egjiptit - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Arkitektura e piramidave të Egjiptit

Arkitektura e piramidave të Egjiptit

· 6 · 24957

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-02-2005, 07:56:31
Përgatiti: Fatjona LAMAJ
 
Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Megjithë tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore egjiptiane duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim madhështor. Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin të zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale. Arti tregon historinë e faraonëve, perëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të bimëve, zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk mund të krahasohen. Si ka mundësi që egjiptianët e lashtë arrinin të ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo mbetet ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një prej mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave. Si ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të mëdha guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk tregohet se si janë ndërtuar piramidat.

Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin e shenjtë, orovatjet universale të njerëzimit për të arritur parajsat. Besimet e lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi kryesor pas ndërtimit të piramidave. Edhe sot, piramidat janë metafora për kërkimet e njerëzimit.

 

Piramidat e para

Periudha e piramidave fillon gjatë Mbretërisë së Vjetër (2650-2134 para Krishtit), kur piramidat e para u ndërtuan nga Mbreti Djoser në dinastinë e tretë. Ndërtimi i tyre vazhdoi deri në vitin 1640 para Krishtit. Gjatë dinastisë së parë dhe të dytë, mbretërit egjiptianë varroseshin në varre të vjetër prej balte.Të vdekurit vendoseshin për t'u prehur në një dhomëz nëntokësore në fund të një kulle.

Mbreti Djoser ndërtoi një administratë të fuqishme me bazë në qytetin Memfis, jo shumë larg qytetit të sotëm Kajro. Një nga zyrtarët e tij ishte një arkitekt i famshëm dhe i shkolluar, i cili kishte projektuar Piramidën Step, varrin e një faraoni në Saqqara , që ngjasonte me rrugën e një ylli në qiell. Ky lloj varri zëvendësoi origjinalet e vjetër mastaba, me gropën e varrit në qendër.

Në dinastinë e katërt, faraoni Snefru ndërtoi piramidat e para të vërteta gjeografikisht në Dahshur, në jug të Saqqara-s. Ai filloi me lëmimin e dy piramidave ekzistuese, që ishin ndërtuar nga paraardhësit e tij. Më pas Snefru ndërtoi dy piramitat e tij.

Piramidat e ndërtuara gjatë dinastisë së pestë kishin në përbërje gurë, mbeturina dhe plithare (tulla prej balte) dhe lyheshin me gëlqere. Kur gëlqerja binte, pjesa mbushëse mes tullave rrezikonte të shkrihej.

 

Piramidat e fundit

Piramidat e fundit u ndërtuan rreth Dahshur-it dhe Haware-s nga mbretërit e Mbretërisë së Mesme (2040-1640 para Krishtit). Megjithë përpjekjet e konsiderueshme për të fshehur hyrjen për në varre, si dhe përpjekjet për të zbrapsur grabitësit me leje kalimi false, arkitektët dështuan të parandalonin plaçkitjen e piramidave. Si rezultat i kësaj, piramidave njëmijë vjeçare po u vinte fundi. Eksperimenti për të siguruar udhëtimin e mbretërve në përjetësi, doli i jo i suksesshëm. Për këtë arsye faraonët e Mbretërisë së Re iu përkushtuan ndërtimit të varreve në Luginën e Mbretërve. Në një zonë të largët përtej Nilit, nga Luxor dhe Karnak , ata shpresonin t'i shpëtonin fatit të keq të paraardhësve të tyre.

 

Tempujt egjiptianë

Për një periudhë të gjatë, egjiptianët ndërtuan shumë tempuj përgjatë lumit Nil. Dy prej tempujve më të njohur janë Karnak dhe Luxor . Këto struktura përshtypjelënëse, me kolonat dhe portat e tyre gjigande, u ndërtuan për të nderuar perënditë vendase dhe kombëtare. Tempujt u vendosën aty ku perënditë dhe energjia e tyre hyjnore mund të jetonin të veçuar nga çdo gjë tjetër e botës. Sipas një legjende egjiptiane, tempulli i parë u formësua në një breg toke, e cila lagej nga nga deti i hershëm i quajtur Nun. Forma e parë me jetë, që u duk në atë vend, ishte një bimë të cilën e solli falkoi Hours. Një tjetër variant për këtë histori, e përshkruan lulen e lotusit si lulja e parë në të cilën u shfaq dielli. Pas kësaj u krijuan qeniet njerëzore. Ky moment u quajt Rasti i Parë (First Occasion). Në shenjë mirënjohjeje egjiptianët nisën të ndërtojnë tempuj për të nderuar dhe kujtuar perënditë. Projektimi i tempullit të parë u bë nga perënditë dhe çdo tempull që ndërtohej vinte si një kopje e të parit. Projektimi inkurajoi perënditë që të sillnin forcë hyjnore në rrafshin e tokës. Klerikët punonin në tempuj duke udhëhequr ritualet ditore në nder të perëndive dhe faraonëve, të cilëve u kushtoheshin këto tempuj.  

#1 ne: 01-03-2009, 05:39:45
Ne lidhje me arkitekturen e Piramidave, ashtu si dhe me ate te shume objekteve te botes antike, nuk kemi te bejme thjesht me nje ritual funeber. Domethenia e konstruksionit te tyre duhet pare me nje sy me objektiv. Derivacioni i kuptimit te tyre mund te mbetet ai qe besohet edhe sot nga pjesa me e madhe e njerezimit apo dhe vete studiuesve te egjiptologjise, por dhe nuk jane te pakte as ata qe ndajne mendim tjeter mbi to. Konstruksioni i piramidave, i atyre qe u projektuan nga inxhinjeret prifterinj (te arsimuar ne format primitive te ezoterizmit, mistikes, teuzofise, numerologjise etj.), te atyre  koherave, na flet per nje harte mistike, ku simbolizmi i saj, ne kompeticion me skemat ne librin "Dy rruget" ose "Libri i te vdekurve" nxjerre nga egjipti, jane ne shume pjese perkuese dhe ne shume te tjera identike. Per te kuptuar natyren e egjiptit dhe te konstruksioneve te tij ne teresi, duhet te ecim me botekuptimin e asaj kohe te shprehur dhe me legjendat apo gojedhenat e paraperiudhes ne fjale. Me dhjetra flete papiri apo shenime murale jane zbuluar dhe me mijera te tjera jane mbyllur neper sekte mistike apo okulte, te cilat flasin per natyren e vertete te konstruksioneve ne egjipt. Egjiptianet njihnin shume mire astronomine dhe e pasqyruan sistemin tone planetar me piramiden e keopsit. Percaktuan me nje gabueshmeri simbolike largesine Toke-Diell ku deri ne aplikimet e shkences moderne te shek XX besohej te ishte me e madhe. Ata e shprehen distancen diell-toke 148 milion km, por qe eshte e gabuar rreth 1 milion km dhe qe deri nga mesi i shek XX e me pas me hyrjen e teknologjise kompjuterite dhe teknologjive te tjera perparuara, besohej te ishte rreth 160 milion km. Egjiptianet shprehen gjatesine e vitit diellor dhe henor ne kostruksionin e piramidave, ndertimin e trupit te njeriut dhe te organeve anatomike ne imtesi ne shume objekte te tjera kulti, por qe sot shihen nga syri i mases dhe shume egjiptologeve apo inxhinjereve te arkitektures, si varreza per njerez te vecante, apo dhe varreza masive per qytetaret e shtresave me te ulta te shoqerise egjyptiane.
Citate pasazhesh te tjera mbi delten e Nilit, piramiden e Keopsit, kater derivatet e Nilit dhe rendesine e tyre na arrijne deri ne ditet e sotme edhe nepermjet Bibles, shkrimeve apokrife, papiruseve me karakter fetar etj, te atyre koherave. Konstruksionet e Egjiptit te lashte kane po aq rendesi sa ka Krishti per njerezimin dhe natyra e tyre fsheh ne vetvete nje histori krejt te ndryshme nga ajo qe besojme se njohim sot.

#2 ne: 02-09-2009, 23:01:15
Po ju jap nje shpjegim se si jan ndertuar piramidat.Orjusi,perendia egjiptiane nuk ishte akoma nje perendi.Ai ishte nje qenie e berabarte me qeniet e tjera qe erdhen bashke me te ne Tok.Ata i mesuan njerzve te paditur shume edhe i ben ata te nxirnin koken nga ersirra.Por..njeri nga keta,Orjusi,u dashurua shume njerzit.Ai nuk iku me qenien e tij ne qiell por qendroj ne Tok duke i mesuar egjiptianeve gjithcka qe dinte.Piramidat ishin nje prej ketyre.Pasi vdiq egjiptianet e varosen  shume shume thelle edhe e ben perendin e tyre pasi mendonin se shpirti i tij ishte bashkuar nje qiell me Orionin e madh.Varrin e tij e gjeten disa shkencetar rus dhe pasi hapen  varrin nje drite e forte u shfaq ne qiell edhe ata shkencetar qe kishin pare varrin u zhduken.Bota ka shume mistere si psh:vizatimet ne male qe benin fiset Maja..statujat e ishullit te pashkeve..stonhege. .trekendeshi i Bermudes dhe shume e shume te tjera..

  • Postime: 66
  • Karma: +3/-1
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 25-12-2009, 18:12:36
me sa duket ky zoteria lart spaska mar iformacionet e duhura per keto ngjarje. por tema esht se si jan ndertuar piramidat. mendohet dhe esht vetem nje hipotez qe e cila esht dhe shum ordinere.  se esht ndertuar nga skllever, qe ne fakt nuk qendron si e vertet. qyteterime me moderne se cnjohim ne e kan populluar boten,po qe ne sjemi ne gjendje ose me sakt sduam ta imagjinojm nje bot te civilizuar me perpara nesh, dhe bazohemi se e kemi prejardhejn nga majmuni.fakte po dalin se bota ka qen  shum her me e civilizuar se cesht sot,keshtu qe per artitekturen e piramidave esht perdot nje metot moderne qe per ne esht e panjohur. piramida jan ndertuar neper shum pika te globit. por me e madhja esht zbuluar ne bosnje,ku punimet e saj mbarojn  ne 2012

  • Postime: 210
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 26-12-2009, 01:05:31
nuk besoj se piramidat jane varre, besoj se fshihet dicka tjeter dhe besoj se dikush e din por ka ndonje vlere mjaft te madhe dhe mbahet sekret

#5 ne: 07-10-2010, 20:55:56
cilat ishin piramidat e egjiptit te lasht

Temat e fundit