×

Enigma e Bosnjës

Enigma e Bosnjës

· 20 · 7505

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
ne: 03-05-2006, 13:50:46
Tani nga dita ne ditë Bosnja po i shpalose fsheftesite e saja te mbuluara me shekuj nder dhe.
Shumica e internautve besojnë se me te vërtetë ne këto terrritore fshihet një enigme mbi një civilizim te lashtë mirëpo deri me tani misterioz !!!
Ne këtë tem pra ne se bashku amateret e Arkeologjise do ti kishim ndare mendimet në lidhje me zbulimet e reja ne bosnje, posaçerishte ne Luginen e Piramidave te Visoqices.
Perpos piramedes se Diellit(emertim marrur  nga emri i i njëjtë i piramides ne meksike)  janë zbuluar edhe dy piramida tjera, ajo e Henes dhe Dragojit.
Mirëpo misteri s'ka te ndalur sa qe duhet një ushtri internautesh qe te zberthejne edhe enigma tjera qe e mbulojne këtë territore te bosnjes qendrore ku dikur jetonin fiset ilire  Desideatet dhe Autarianet qe nga e kaluara...

Duke shetitur mbi këtë rajone internauti i sotëm vren shumë anomali qe nga kurreshtja nuke shpetojne pa leshuar pyetje te shumta.
A thua se ç'janë të gjitha ato vija te drejta paralele qe vrehen nga fotografit satelitore, ato vija paralele dhe te drejta mbi kodrat e bosnjes te cilat perngjajne aqë shumë ne vijat e drejta  qe i kemi hasur tek civilizimet para-kolombiane ne peru dhe kudo ne ameriken centrale.
po shtoje edhe një gjë se vija te tilla nuk vrehen askunde tjetër ne botë as ne europe, perpose këtu ne bosnje dhe të atyre ne ameriken jugore..
Mandej ti marrim edhe guret e rrumbullaket, nga madhësia 40cm deri ne një meter e te renditur sipas grupeve qe janë zbuluar ne bosnje pas atyre te gjetur ne honduras guatemala dhe kudo ne ameriken centrale...
Valle, çka na fshehe ende nentoka e Bosnjës natyra dhe reliefi i sajë ?

Këto pyetje kisha pas dëshirën ti shprehi me dashamiret e botës misterioze dhe me at qe besojnë ne civilizimet me te hershme apo te harruara nga kujtesa e njeriut modernë.
Pres me padurim reagimet tuaja te mireseardhura.

shendete

kreksi

[attachment[/attachment]

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#1 ne: 23-06-2006, 12:45:06
Mozaiket e posazbuluar ne Piramiden e  Henes...

  • Postime: 7441
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#2 ne: 07-07-2006, 08:09:03
Mendoj se ky zbulim do te ndryshoje faqen e historise boterore duke na hapur rruge dhe vizione te reja dhe te paeksploruara. Gjithashtu do ti jape nje goditje te ashper (kultures helene0 e cila pretendon qe eshte zanatfilla e antikitetit.
ne keto zbulime do deshmohet edhe njehere kultura pellazge dhe ilire gjeresia dhe rendesia e saj ne kulturen globale dhe kontributi i madheshtor qe ajo ka dhe dhe do japi.

edhe njehere morren fund brockullat greke dhe triumfoi kultura e lashte ilire

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#3 ne: 08-07-2006, 18:56:10
Ne një site françez gjeta këtë imazh, një kokë bualli daltuar mbi një guri, i  gjetur ne Bosnje !

E mora dhe e ktheva ne të gjitha anet, i bëra efekte të ndryshme, e zmadhova  e  ne te vrejta gjëra te mrekullueshme qe vështirë te besoshe se dora e njeriut e ka punuar këtë imazh !
nëse nuk është i manipuluar ky imazh, atëherë ne te shofim lloj-lloj figurash, si kokë njeriu, shqiponje, dy austronaut e çka jo !
Sa me shumë qëndrojmë përballë ketije imazhi, syri zbulon gjithnjë e me shumë imazhe tjera ne ekte guri.
Duket se aat briet e buellit janë gdhendur më vonë dhe shifet se aty kah mesi, nuk është prerë hunda e vogël e njeriut...

Zbulimet e reja ne piramiden e Hënës janë gjiganteske me pllaka te kembsorve qe rrethojnë tërë kodren....

  • Postime: 101
GoldenForceKD
#4 ne: 08-07-2006, 22:33:39
Cfare u be tash...au zbulua ende qe ajo kodra ne Bosnje eshte piramide apo jo? se boshnjaket diqka kohen e fundit po heshtin shume.  hmmmmm:

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#5 ne: 09-07-2006, 13:14:15
Po pasiqe atje ne piramiden e diellit ka shume pune dhe madhesia e kodres eshte shume e madhe, veshtire eshte te dokumentohet se me te vertete aty gjindet nje piramid !
Tani iu kane sulur asaje tjetres, piramides se hënes, ku me te vertete jane zbuluar pllaka mozaikesh interesante por prape nuk mund te thuhet se i ngjajne piramides, si ato ne egjipte apo ne ameriken qendrore.
tek e fundit eshte hapur nje terren per te gjithe arkeologet, amator e profesional, te gjithe punojne se bashku.
Une besoje ne nje civilizim te hershem por cili ishte ai ?
Kam bindjen se behet fjale per pellazget dhe etrusket te cilet jane stergjysherit e ilirve, si ne shqiptaret qe jemi pasardhes te tyre.
Nje gje me bene te dyshoje se ne lidhje me disa shkrime qe jane gjetur ne gur, te gjithe heshtin, a thua perse ?
 

  • Postime: 519
  • Gjinia: Mashkull
prijsi
#7 ne: 15-07-2006, 06:27:40
ore qe dicka nuk shkon ajo ja ben mu.
puna eshte;nuk ka piramide apo ka dhe kjo e fundit verteton lashtesine e gjuhes dhe races shqiptare?!

mua me duket pune e thjeshte vertetimi ne se ka apo jo piramide;mjafton te germosh ne pika te lartesive te ndryshme e po de doli gjithandej gure ke piramide ne se jo ka dicka tjeter,dhe e heqim muhabetin e piramides nga mendja.

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#8 ne: 15-07-2006, 11:58:26
..teper e tjeshte kjo, sikur nje film apo roman policr ku ngjarja me e rendeesishme zhvillohet ne pese minutat e fundit...duhet lene pakez suspense se perndryshe do ishin mbykllur ashtu si thue kushedis a faqe e tema interneti...duhet argetuar bota njehere meqense posedojme te gjitha mjetet. me mire nje shprese e mire se sa nje luftë e pergjakur....

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#9 ne: 01-10-2006, 22:54:27
  ZBULOHET  RELIFI I LUGINES SE PIRAMIDAVE !

Nje zbulim i tille i nje reliefi te skalitur mbi nje guri u zbulua per here te pare ne bote nga nje civilizim i lashte parahistorike.  Ne tri dimenzione kjo pllake guri jep te dhena se si ka qene dikur(ndoshta para 12 000 vitesh ky regjion i Visoçices.

Ky guri u gjete ne nje tunel nja 3kilometra large piramides se Diellit kurse nje guri tjeter u gjet  me me se 50 shkronja e numra qe eshte shkrimi me i vjetri ne botë i zbuluar deri me tani. Ky alfabet i perngjane edhe atije fenikase por ka edhe disa shenja tjera te veçanta siç eshte  shigjeta qe supozohet te jete alfabeti i pare para fenikas e grekë.

Mirepo qka me ka impresionuar me se  shumti eshte pra ky reliefi mbi guri  qe jep te kuptoje se sa i avancuar ka qene ky civilizim.

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#10 ne: 02-10-2006, 21:03:27
Tani, sipas disa specialistve, u gjete edhe mënyra se si ka ardhur deri tek ndertimet ne form piramidale te terrasave(dyshemes) qe rrethekojne këto dy kodra te lugines se Visoçices. Supozohet se para 12 000 vitesh ne këtë regjion kishte një klime  te përshtatshme për jetë mirëpo kjo klime filloje te ndryshoje dhe filloj epoka e ngritjes se detit apo permbysja, si ne bibel qe pershkruhet Arka e Noes, edhe ne bosnje ky civilizim misterioz kishte njohuri se një ndite do vijë koha qe ky regjion i pasur dhe aqe fortë i begatshem për bujqesi, do të mbulohej nga uji keeshtu qe filluan ndertimet e mëdha kolosale qe te shpetonin nga kjo permbysje dhe ndertuan së pari rrethe kodrave terrasa.
Mirëpo pas disa dekadave uji ngjitej dhe gjenerata tjetër vazhdonte edhe kjo qe te ndertoje terrasa  por me lartë se e ajo e para kështu terras pas terrase ia arrijnë qe ti dalin gati ne maje te kodres dhe atëherë me siguri kan qenë te detyruar qe te braktisin definitivishte këtë vende ngase uji e bulon tërësishtë luginen e foçes dhe Bosnjës.
Prandaje sot këto pllaka qe i shofim njera mbi tjetrën  janë vazhdimesi e punës me mija e mija vite  dhe kështu këto terrasa perngjajne ne Piramida!

http://bbs.keyhole.com/ubb/download.php?Number=621104



  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#11 ne: 03-10-2006, 12:59:37


Mirëpo çka më ka impresionuar me se  shumti është pra ky reliefi mbi guri  qe jep te kuptoje se sa i avancuar ka qenë ky civilizim.



Po vertet, dhe mua me  beri pershtypje.

  • Postime: 519
  • Gjinia: Mashkull
prijsi
#12 ne: 11-10-2006, 15:52:18
ne radhe te pare pershendes erlehten dhe kreksin...

kjo puna e piramides ca si shume u zgjat ,nuk e kuptoj ,kur teknologjia e con njeriun jashte sistemit diellor,si ka mundesi nuk verteton dot eksistencen e nje piramide.

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#13 ne: 03-12-2006, 21:07:11
  GURET E PIRAMIDAVE TE EGJIPTIT JANE ARTIFICIAL !

Këto ditë një ekip arkeologesh francez kanë zberthyer enigmen e ndërtimit te piramidave te egjiptit e cila deri me tani bazohej ne sypozimet me te rendomta se guret e këtyre gjiganteve ishin bartur përmes Nilit nga Kenia mirëpo kjo hipotez hidhet poshtë se këta shkenctar te rinje janë te bindur sipas rezultatit te analizave me të reja qe kan bërë mbi materialet e këtyre blloqeve te piramidave del se këta janë gur artificial te fabrikuar nga njeriu qe kishin perdorur prodhimet kimike si baz Soden kostike  dhe reren !
Është për tu habitur se i njejti material ështe gjetur edhe ne Bosnje kesaje vere gjatë hulumtimeve te ashtuquajturave "piramidat e bosnjes" ku arkeologet egjiptian konstatuan se ky është i njejti material si ai i piramidave te egjiptit mirëpo blloqet ne bosnje shifeshin qartë se nuk janë prej guri por një betoni te hershem dhe me te dobët se ky qe ne perdorim sotë.

Ky zbulim i ri ka tronditur shkenctaret an e mban botës se si deri me sote nuk kan ditur për një gjë te tillë edhe pse ne shekullin e XVII  jan perhapur ide te tilla se ata gur janë artifical e jo te natyres or askush nuk ka besuar e ky rast i bosnjes u be shkaktar qe te rishikohet edhe njëherë mirë enigma e ndërtimit te piramidave te egjiptit.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#14 ne: 12-12-2006, 14:46:04
Piramidat më të vjetra në botë

Në Bosnjë gjendet një kodër e madhe në formën e piramidës. Kush e ka ndërtuar dhe përse?



Në zemër të Bosnjë-Hercegovinës, vetëm rreth 30 kilometra larg nga Saraveja, fshihen mes kodrave piramidat më të vjetra që mendohet se i përkasin një periudhe rreth 10 mijë vjet më parë, të ndërtuara me teknika misterioze dhe nga qytetërime vërtet antike, për të cilat nuk dihet thuajse asgjë. Një nga mbështetësit më të fortë të kësaj teorie është Semir Osmanagic, një boshnjak i pasionuar pas arkeologjisë që po punon së bashku me një grup vullnetarësh për të hedhur dritë mbi ndërtimin dhe format e tyre. Por nëse janë ndërtuar nga njeriu, kjo duket se do të "sjellë" një revolucion mbi dijet tona arkeologjike.

Në majë është një qytet

Në fakt gjithçka filloi në vitin 2005, kur Osmanagic u rikthye në vend, pasi kaloi shumë vjet në Amerikën Qendrore, ku kishte studiuar me kujdes qytetërimet parakolumbiane dhe piramidat e tyre. Pas ardhjes së tij në Bosnjë, Osmanagic e ktheu vëmendjen e gjithë botës mbi Visocica-n, afër me qytetin e bukur të Visocica-s, një vend që mbart në vetvete karakteristika interesante. Në fakt, kodra qendrore, nëse vëzhgohet nga kënde të ndryshme, ngjan vërtet me një piramidë, dhe në majë gjenden rrënojat e qytetit antik mbretëror Visoki, qytet me rëndësi shumë të madhe, sidomos në vitet 1300 dhe 1400 pas Krishtit. Visoki nuk është studiuar akoma tërësisht, por i takon një kohe më të vonshme se ajo e të ashtuquajturave piramida, që sipas Osmanagic i përket një periudhe rreth 10 mijë vjet më parë, me pak fjalë rreth 5500 vjet para atyre egjiptiane (edhe pse arkeologu amator nuk e ka përjashtuar aspak faktin se piramidat mund të jenë ndërtuar pikërisht në kohën e Visokit antik). Megjithatë, në çdo rast Osmanagic mbështet me forcë faktin se janë të paktën 3 ndërtime piramidale në këtë zonë që ai i ka quajtur kështu: Piramida e Diellit (kryesorja, që është e lartë të paktën 200 metra: 60 metra më e lartë se Cheope), Piramida e Hënës dhe Piramida e Dragoit.

Portë për botë të tjera

Gërmimet kanë filluar prillin e kaluar, të financuara sidomos nga radio dhe televizione lokale dhe me siguri që nuk do të përfundojnë para vitit 2012. Osmanagic mbështet se ka "nxjerrë në dritë" gjatë muajve të parë të punës shtrime dhe blloqe shkëmbore të vendosur artificialisht njëri mbi tjetrin. Tuneli, sipas mendimit të tij, duhet të jetë ndërtuar për të transportuar ajrin në brendësi të piramidave dhe shpreson se mund të gjejë kohën e ndërtimit të tyre, duke studiuar stalaktitet që janë formuar mbi tavan. Megjithëse edhe pse për një moment mund të mendosh se e gjithë kjo është e vërtetë, del një problem akoma më i madh. Kush mund t‘i ketë ndërtuar këto piramida? Në fillin Osmanagic tregonte se bëhej fjalë për të njëjtin popull (fakt shumë misterioz ky), që kishte ndërtuar edhe piramidat në Egjipt dhe në Amerikën Qendrore. Megjithatë, në kohët e fundit arriti në përfundimin se piramidat boshnjake janë "më të vjetrat e të gjithë piramidave në botë". Në librin e tij të fundit "The world of the Maya", me të cilin ka shënuar një sukses të pa imagjinuar, Osmanagic guxonte të shkonte edhe më tej. Ka arritur deri aty sa ka thënë se piramidat boshnjake, ashtu si qytetërimet e supozuara të Atlantide dhe Lemuria-s (një tjetër kontinent i humbur) gjenden në një pjesë shumë të rëndësishme të planetit, e kanë shërbyer si porta drejt botëve dhe dimensioneve të tjera.

Tuneli dhe dyshemeja

Në të vërtetë, tezat e hedhura nga Osmanagic kanë bërë që shumë shkencëtarë, arkeologë, dhe historianë t‘i quajnë ato si krejtësisht të pavërteta. Por si mund të jepet një shpjegim për shtrimet dhe tunelet e nxjerra në dritë nga gërmimet? Mund të jenë formacione të çuditshme natyrore (siç janë ato të zbuluara në Okinavën e largët), ose mund të jenë thjesht rrënojat e qytetit antik Visoki, ose të ndërtesave të tjera përreth kësaj qendre të rëndësishme shkëmbimesh tregtare. "Vetëm kërkimet e zhvilluara në mënyrë shkencore mund të vendosin me saktësi kohën kur ato janë zbuluar nga gërmimet e Osmanagic, dhe mbi të gjitha të përcaktojnë se ato blloqe janë ndërtuar vërtet nga njeriu dhe nuk janë struktura gjeologjike natyrale", shpjegon Bruce Hitcher, drejtor i departamentit të historisë së kohës klasike në "TUFTS Univessity", në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur ishin akujt

Për më shumë, hipotezat se bëhet fjalë për piramida të ndërtuara në një periudhë kaq antike, kanë shkaktuar shumë paqartësi mes studiuesve. Curtis Runnels, historian për periudhën e Greqisë antike dhe Ballkanit në Universitetin e Bostonit, tregon: "Në periudhën mes 27 dhe 12 mijë vjetësh, vendi i këtyre ‘pseudo-piramidave‘ ishte i përbërë nga akuj, një periudhë jashtëzakonisht e ftohtë dhe e thatë. Në këto zona jetonin vetëm gjuetarë, që lanë gjurmët e ekzistencës së tyre nëpër shpella dhe në fushat e hapura. Ata përdornin vegla prej druri dhe jetonin përreth zjarreve të vegjël dhe ushqeheshin me kafshë dhe rrënjë bimësh. Ishte e pamundur që të kishin mjete të tjera për të ndërtuar vepra të tilla si piramidat". Më vonë ai kujton se zona e Visoko-s është zemra historike e Bosnjës. Këtu janë zbuluar pesë vendbanime të ndryshme neolitike, përveç fortifikimeve, rrugëve romane, varrezave mesjetare dhe plot sende të tjera të gjetura më vonë. Për më tepër, në këtë zonë mund të ketë ekzistuar edhe qyteti i Desnek-ut, vendbanimi i parë urban boshnjak që i përket periudhës së viteve 900 pas Krishtit, për të cilin vetëm supozohet një gjë e tillë, pasi akoma nuk dihet se ku është.


Rrezik nga dëmtimet

Përveç piramidave, e gjithë zona është një vend i rëndësishëm arkeologjik dhe për të zbuluar gjithçka për historinë e saj mijëvjeçare, është e nevojshme që gërmimet të zhvillohen në mënyrë serioze. Në 6 qershor shtypi ndërkombëtar kishte raportuar se UNESCO kishte dërguar një grup ekspertësh për të vlerësuar situatën. Ndërkohë, shumë arkeologë, gjeologë dhe historianë nga e gjithë bota, u kanë bërë apel autoriteteve, mes të cilëve edhe UNESCO-s, për të ndaluar sa më parë atë që është duke bërë grupi i "ekspertëve të improvizuar". Kjo sepse jo vetëm rrezikojnë seriozisht të mos gjejnë asnjë piramidë, por edhe të shkatërrojnë gjetjet e rëndësishme të historisë boshnjake. Madje, gjendja është aq serioze, sa Enver Imamovic, ekspert në Universitetin e Sarajevës, ka deklaruar: "Gërmimet do të dëmtojnë vendet arkeologjike duke shkatërruar në mënyrë të pandreqshme thesaret e vërteta të historisë".

G.Shqip

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#15 ne: 16-12-2006, 22:27:40
Ne tubimin e shteteve ballkanike qe u mbajte kete muaje ne Tiranë, perfaqesuesja e Bosnje-Hercegovines i dhuroi Sali Berishes një DVD mbi zbulimin e piramidave ne luginen e Visoçicës dhe me kete raste berisha shprehu deshiren se do ti vizitoje keto Piramida se shpejti.

  • Postime: 186
  • Gjinia: Mashkull
Taulanti62
#16 ne: 29-01-2007, 14:21:20
tung

kreksi ai alfabeti i gjetur ne bosnje eshte me te vertet interesant.
dhe sic duket do te jete nje nisme e mire per te zberthyer disa enigma?

nese ai alfabet eshte me i vjeter se 12 mije vjet atehere e gjithe historia duhet rishkruar.
pike se pari kush e muarr alfabetine gjoja se grek nga kush dhe  sic duket tani u zbulua edhe enigma se pse iliret  shkruanin ne alfabetin "grek".
normal pasi ce ate alfabet sic po duket  greket e kane marre nga iliret dhe e kane modifikuar pak, apo?????

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#17 ne: 29-01-2007, 18:43:41
Taulanti, ato shenja me teper perngjajne etruskeve se sa grekve e fenikasve duke ditur se grekerit e moren kete shkrim qak nga atje, nga fenicija e larget, e tani shtrohet pytja, valle, perse grekerit nuk e moren kete alfabet nga bosnja ?
Pak sa eshte e nderlikuar se ketu ne bosnje jan gjetur pakez shkrime ose jane mshefur ato ku ta di une se per qfare qellimi por si shifet ata po i kushtojne rendesi strukturave piramidale e jo shkrimeve qe nuke eshte aspak korrekte kjo nga Osmanagiqi....
Aty mbetet per te zbuluar ende edhe me dekada mirepo edhe ne shqiptaret duhet ti percjellim keto zbulime dita dites se ende nuk eshte asgje e qarte se kush dhe kur jane ndertuar keto terasa qe ngjajne ne piramida.

  • Postime: 186
  • Gjinia: Mashkull
Taulanti62
#18 ne: 30-01-2007, 13:19:27
tung

kreksi, unë nuk jame arkeolog me profesion, pore nëse nuk gaboj etrusket nuk kanë pasur aso germa si ajo germa "fi" greke, apo e kam  gabim.
më intereson te di se a është gjetur edhe ndonjë mbishkrim aty ne bosnje.
e arsyen përse ata tentojnë te fshehin mbishkrimet është e kjarte apo.
te gjithë e dimë se kushe është doshlak aty ne ato treva.


me nderime

  • Postime: 7441
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#19 ne: 26-03-2007, 05:28:52
Kemi ndonje te re nga Piramidat e Bosnjes apo ka rene pluhuri i harreses ketej.

Jam vertet i interesuar te kem informacione ne lidhje me kete teme.

Faleminderit
 

FakteInteresante ne Youtube me kuriozitete, enigma dhe informacione misterioze

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 19-03-2020, 11:23:38
nga M A X
Numri 7, enigma që çuditi botën!

Nisur nga V@GαβθηDRubrika Forumi Islam

Postimi i fundit 10-10-2013, 18:42:57
nga ciarli
Enigma e Iranit

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 12-02-2012, 21:53:30
nga M A X
Enigma e shfaqjes së balenës gri

Nisur nga M A XRubrika Zoologji

Postimi i fundit 06-07-2011, 00:12:13
nga M A X
Enigma e Ajnshtajnit

Nisur nga h75Rubrika Diapazon

Postimi i fundit 08-12-2010, 01:33:37
nga Hollow