Hatshepsut - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Hatshepsut

Hatshepsut

· 3 · 1637

  • Postime: 7087
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 26-06-2007, 18:08:27
Arkiologet egjiptian kane zbuluar "mumjen" e nje prej faraoneve me te njohura te Egjiptit te Lashte.  Hatshepsut
« Editimi i fundit: 22-08-2011, 23:16:04 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 20-08-2011, 23:53:42
Misteri i vdekjes së Hatshepsut

Ndoshta është zbardhur misteri i vdekjes së Hatshepsut, faraones së vetme femër në historinë e Egjiptit të lashtë.
Një grup studiuesish, biologë dhe arkeologë gjermanë, në përpjekje për të riprodhuar parfumin që përdorte faraonia, ranë në gjurmët e një lënde kancerogjene që mendohet se është përdorur prej Hatshepsut.

Studiuesit mendojnë se Hatshepsut vuante nga një sëmundje e rrallë lëkure. Gjithësesi edhe ky zbulim mbetet në formën e tezës që i bashkohet asaj që thotë se faraonia gjeti vdekjen si pasojë e një kanceri në stomak.

Hatshepsut ishte faraonia e pestë e dinastisë 18 dhe mbretëroi për rreth 23 vjet, nga 1479 deri në 1458 p.K. Ajo mendohet se ka vdekur rreth moshës 50 vjecare. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 22-08-2011, 23:18:08
Kremi i bukurisë që vrau mbretëreshën egjiptiane

Shkenctarët kanë analizuar mumien e Hatshepsut, mbretëreshës së parë femër Egjiptiane. Në të gjithë historinë e faraonëve ajo është mbretëresha më e bukur që ka ekzistuar ndonjëherë dhe pikërishtë mbi opsesionin e bukurisë rezultoi dhe zbulimi i vdekjes së saj. Sipas shkencëtarëve që kanë analizuar mumien ka rezultuar se mbretëresha ka vdekur për shkak të një kremi bukurie.

Kulti i bukurit dhe perfeksionit në Egjipt ishte aq i madh sa ka shkaktuar vdekje në masë dhe jo vetëm në rangjet e sovranëve por dhe tek njerëzit e thjeshtë. Mumia e mbretëreshës Hatshepsut që i përket një epoke pre 3500 vitesh më parë është dëshmi e shprehjes: “Bukuria vret”

Skuadrës së arkeologëve gjerman, të Universitetit të BON përveç meritave të zbulimit të mumies i është shtuar dhe një merit shumë e madhe për zbulimin e shkakut të vdekjes së mbretëreshës.

Një tjetër mbretëreshë që është konsideruar dhe perëndia e kozmetikës dhe e bukurisë është Nefertiti. Nefer në gjuhën e lashtë egjiptiane do të thotë kozmetik. Sipas shkencëtarëve kremi i përdorur nga mbretëresha Hatshepsut përbëhej nga vaji i palmave, vaji i lajthive, katrani dhe benzopireni. Këto dy përbërësit e fundit mendohet t`i kenë shkaktuar kancer Hatshepsut. /shekulli

Temat e fundit