Koloseumi, arena e gladiatorëve - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Koloseumi, arena e gladiatorëve

Koloseumi, arena e gladiatorëve

· 1 · 1153

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-10-2011, 15:31:22
 

Koloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian, është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të Romës, Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45.000-50.000 ulëse spektatorësh. Koloseumi u shfrytëzua për gara gladiatorësh në sy të publikut.

Filloi të ndërtohej në lindje të Forumit Romak gjatë viteve 70 nga imperatori Vespasian. Amfiteatri si një ndërtesë më e madhja e gjithë historisë së Perandorisë Romake u përfundua në vitin 80 nën udhëheqjen e perandorit Titus, kurse disa modifikime pësoi dhe gjatë sundimit të Domitianit.

Koloseumi u shfrytëzua rreth 500 vjet me garat e fundit të evidentuara në shekullin e VI pas datës tradicionale të dështimit të Romës në vitin 476.

Sikurse mbajtja tradicionale e garave të gladiatorëve në këtë godinë janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter gjakderdhës - dëfrim në vuajtje të të tjerëve qofshin njerëzit nga njerëzit, njerëzit nga kafshët ose kafshët nga njerëzit.

Edhe përskaj dëmtimeve të fituara nga dridhjet e tokës dhe vjedhësit e gurëve, Koloseumi prapë se prapë ka mbetur simbol i Romës perandorake dhe është një nga simbolet që ka mbijetuar më me sukses nga arkitektura e Perandorisë Romake.

Koloseumi është një nga simbolet më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë dhe ka lidhje të ngushtë me Kishën Katolike Romake lidhur me disa rituale fetare.
« Editimi i fundit: 15-11-2020, 20:38:37 nga M A X »

Temat e fundit