Mbishkrim i shekullit I p.k. ne kalane e Rozafes - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mbishkrim i shekullit I p.k. ne kalane e Rozafes

Mbishkrim i shekullit I p.k. ne kalane e Rozafes

· 3 · 1164

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 22-09-2011, 11:06:37
Një mbishkrim i shekullit të parë para Krishtit është gjetur në oborrin e dytë të kalasë së Rozafës, në një nga ujëmbledhësit e saj. Ky është i pari dokument i asaj kohe që përkon me pushtimin e Shkodrës nga romakët dhe me këtë moment nisi edhe shpërbërja e Perandorisë Ilire, raportoi Klan. Ekspedita arkeologjike në Kalanë Rozafa të Shkodrës ka nisur të nxjerrë në dukje vlerat e mëdha historike që fshihen në këtë kala. Shkodra është themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m.

Zona përrreth Kalasë Rozafa ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (2000 p.e.r). Në shekullin V - IV p.e.r. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullin II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake.

Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Dhe pikërisht ky dokument i cili sipas specialistëve të Parkut Arkeologjik dhe Arkeologëve është një Akt Ligjor i asaj periudhe por fjalën e fundit do e thotë ekspertiza e institutit të arkoelogjisë në Francë. /shqiperia.com

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 22-09-2011, 11:21:48
Pamje nga mbishkrimi i zbuluar në kalanë e Rozafës, ne Shkodër

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 24-09-2011, 00:14:27
Një ekspeditë arkeologjike shqiptaro-polake, që po kryen gërmime në kalanë Rozafa, ka bërë disa zbulime tepër të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjetjen e disa mbishkrimeve romake që datojnë në vitet 31 para Krishtit, në periudhën e Augustit.

Rëndësia e këtij zbulimi qëndron në faktin se deri më sot mendohej se qyteti ilir në kalanë Rozafa datonte në një periudhë të mëvonshme, por zbulimi e radhit qytetin ilir në kalanë Rozafa njëlloj si Butrinti, Bylisi dhe Durrësi.

“Kemi hasur disa struktura të periudhës otomane dhe janë gjetur mbishkrime latine. U pastrua cisterna dhe u gjetën 4 mbishkrime romake”, shprehet arkeologu Saimir Shpuza.

Ndërsa drejtori i Parkut Arkeologjik Shkodër, Nikolin Shazi, shprehet se kjo ekspeditë që ka si qëllim zbulimin e antikitetit ilir në zonën përreth kalasë Rozafa ka një projekt gërmimi 5-vjeçar.

Në zonat e testimit që po kryhen rreth kalasë Rozafa janë duke dalur në sipërfaqe gjurmë tepër me vlerë përsa i përket antikitetit ilir të pazbuluara më parë. /top channel

Shkodër, zbulohen gjurmët ilire - Top Channel Albania - News - Lajme

Temat e fundit