Në kërkim të Via Egnatias - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Në kërkim të Via Egnatias

Vizitor · 1 · 1062

Në kërkim të Via Egnatias

Vizitor · 1 · 1062

ne: 06-12-2005, 14:40:30
Ata që vinin nga Durrësi e njihnin Konstandinopojën dhe ata që vinin nga Konstandinopoja e njihnin Durrësin"

Në kërkim të Via Egnatias


Enina Poçi

Filmi dokumentar "Rruga Egnatia" nis rrugëtimin e filmave në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Regjisori i tij, Vladimir Prifti, zgjedh përsëri këtë veprimtari për të prezantuar një subjekt arkeologjik, pas Butrintit, Rruga Egnatia. Udhëtimi i gjatë historik, i konceptuar në më pak se një orë, nis me një gur miliar gjetur në Apolloni dhe me një datë 10 dhjetor 216- 8 prill 217. Dokumentari me karakter tërësisht shkencor, është konceptuar si një guidë e shkurtër e të gjitha qyteteve nëpër të cilat kalon një nga rrugët më të rëndësishme të antikitetit. Skenaristi i filmit, Moikom Zeqo, ka përzgjedhur emra të njohur të arkeologjisë shqiptare për të udhëtuar së bashku me rrugën "Egnatia". Lazër Papajani, Pirro Thomo, Lida Miraj dhe së fundi vetë skenaristi, rikthejnë me zërin e tyre burime historike e arkeologjike në sfondin e qyteteve aktuale të rrugëtimit antik.
Dhe gjithçka filloi me Durrësin, një nga portet më të rëndësishëm të antikitetit dhe një nga pikënisjet e rrugës "Egnatia", së bashku me Apolloninë, në territoret e Shqipërisë. Amfiteartri, Rotonda dhe artifaktet e gjetura në një truall të pafundëm arkeologjik, siç është Durrësi, nisin madhërishëm udhëtimin. Rrugët e shtruara me rrasa guri të periudhës romake gjarpërojnë më pas në qendra të rëndësishme të qytetërimit të atëhershëm po edhe të sotëm; Ad Qiuntum (Bradashesh), Elbasanin, Selcën e Poshtme, Apolloni, dhe mrekullisht natyrshëm filmi del nga kufijtë politikë të Shqipërisë për të rrugëtuar në Ohër, Manastir, Filipi, Heraklea, Selanik...duke mbledhur kudo pak histori shqiptare, ku një perandor me origjinë ilire e ku një kongres të rëndësishëm siç ishtë ai i Manastirit në 1908. Stacioni i fundit Stambolli, qyteti i dikurshëm i Konstandinojës.
Filmi rrjedh lirshëm përmes një naracioni tërësisht shkencor, por jo aq të ndërlikuar sa të të shtyjë në monotoni. Muzika dhe pamjet e monumenteve arkeologjikë, larg kaosit dhe shkatërrimit të ndërtimeve pa leje, të nanuritin në një botë idilike. Rruga e dikurshme që lidhte dy brigjet e Adriatikut, Lindjen dhe Perëndimin, sot ashtu si edhe aludohet nga dëshmia e fundit në film e Moikom Zeqos, po kërkon të rilindë. Shqiptarët po shpresojnë rizgjimin e ëndrrës së kahershmë për të qenë ura që lidh Lindjen me Perëndimin sepse në fund të fundit "ata që vinin nga Durrësi e njihnin Konstandinopojën dhe ata që vinin nga Konstandinopoja e njihnin Durrësin".







Temat e fundit