Qyteterimi i zhdukur i Olmekeve! - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Qyteterimi i zhdukur i Olmekeve!

Qyteterimi i zhdukur i Olmekeve!

· 6 · 2334

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-05-2005, 08:17:43
RACA

Olmekët përbëheshin nga individë të një race krejtësisht të ndryshme nga ajo amerikane. Ishte një qytetërim shumë i zhvilluar, me njohuri të thella në ndërtim. Ata i ndërtonin qytetet e tyre monumentale nëpër vënde kënetore shumë larg nga guroret, siç është rasti i qytetit La Venta ku vendnxjerrja e gurëve është 150 km larg. Gurët që përdornin për ndërtimet e tyre peshonin 40 tonelata. Olmekët kishin edhe kalendarin e tyre dhe ishin ndër të vetmit popuj që e njihnin mirë përdorimin e rrotës, gjë që vërehet në lodrat e lashta Olmeke të gjetura në Tres Zapotes, shteti i Verakruzit. Kokat gjigande prej bazalti të realizuara prej tyre paraqesin individë të racave të ndryshme, gjë që ngre hipotezën se qytetërimi i tyre ishte multiracor.

Enigma më tronditëse e Amerikës Qëndrore 1500 vjet para erës së re

Kolosët e gurit, mitologjia ameriko-qendrore dhe studimet shkencore të fundit zbulojnë një sekret tërheqës të njerëzimit.

Mesoamerika, tokë e mistereve. Janë të shumta pyetjet që kanë mbetur pa përgjigje në historinë e saj të lashtë. Xhunglat e thella dhe gjurmët mijravjeçare tregojnë bëmat e popujve, paraardhësve tanë, jetuar që në zanafillë dhe të zhdukur nga Toka. Enigma më tronditëse janë Olmekët.

Me një përkatësi etnike të papërcaktuar, me një prejardhje të panjohur, ata shfaqen rreth viteve 1500 para Krishtit, me një qytetërim në kulmin e lulëzimit. Ata përdornin edhe më përpara popullit Maya kalendarin e ndërlikuar me numërim vijash e pikash, dhe data e fillimit të tij është viti 3114 para Krishtit. Konstruktorë të vyer dhe arkitektë të aftë e njihnin më së miri parimin e rrotës, në kundërshtim të hapur me arkeologjinë dogmatike që ende sot këmbëngul në të kundërtën. Prova më bindëse janë lodra antike të zbuluara gjatë gërmimeve në Tres Zapotes, në shtetin e Veracruz, vendbanim olmek i lulëzuar në epokën mes vitit 500 para Krishtit dhe 1000 mbas Krishtit. Asgjë nuk të lë të kuptosh një proces gradual zhvillimi, as dhe vetë zbulimet arkeologjike. Asgjë që mund të hedhë dritë të kaluarën e tyre. Humbur si me magji nëpër mjegullat e kohëve. Duke cituar frazën e e gazetarit austriak Kurt Benesch, ?ata janë kudo por nuk gjenden kurrë?. Prania e tyre vihet re në Peru, e po ashtu edhe në Ohajo, në Veri të Amerikës.

E vetmja shenjë, gjithsesi e pamjaftueshme, që zotërojmë është emri Olmekë, fjalë e krijuar nga Actekët në shekullin XIV mbas Krishtit, për të përcaktuar zonën e pasur me kauçuk në brigjet e Gjirit të Meksikës, territor që gjendej nën zotërimin e tyre. Atdheu i Olmekëve është pikërisht këtu, në La Venta, pranë lumit Coatzacoalco.

Statujat

La Venta është sot një park arkeologjik që përmban koka gjigande prej bazalti, të cilat paraqesin individë të racës jo amerinde me sy mongolësh. Peshojnë më shumë se tridhjetë tonë njera, dhe monolitët për fabrikimin e tyre janë sjellë nga malet e Tuxtla-s, pra nga më se 90 km largësi. Cilët ishin modelet që frymëzuan artistët e kohës?

Prej nga vinin?

Gjithnjë në këtë park prehen ?altarë? prej guri që kanë nëpër parete njerëz të rëndësishëm që shtërngojnë pranë vetes fëmijë të frikësuar prej një kërcënimi të afërm. Një statujë e Las Limas, në Muzeun e Antropologjisë të Universitetit të Shtetit në Verakruz, paraqet një qënie aziatike që vështron ngultaz boshllëkun në mënyrë të çarmatosur dhe të pikëlluar, teksa mban në krahë birin e vet të flashkët e të pajetë.

Vendbanimi i La Venta-s përmban edhe një piramidë të çuditshme në formë konike, por dhe piramida më të vogla, të cilat janë të qendërzuara të gjitha prej një boshti 8° veriperendimor. I tërë kompleksi ka gjasa të jetë një ?qendër kulti?. Ca zbulime të tjera interesante, jo pak të çuditshme, janë disa kolona që arkeologu amerikan Matthew Stirling vërejti, në vitet Dyzetë, pranë piramidës kryesore. Të larta tre metra e më shumë se gjashtëqint copë, kolonat ishin aq afër nga njera-tjetra sa përbënin një gardh të pakapërcyeshëm.

Një shkëmb që buthtohet paksa mbi tokë, fshihej në brendësi të saj. Ishte një gur varri i lartë 4 metra e njëzet, me një skenë të pabesueshme. Përballë njeri-tjetrit vërehen dy figura imponuese, me veshje të gjera e me këpucë të modelit oriental. Njëra prej tyre, me përvijime europoide, ka një mjekërr të gjatë, të lëshuar.

Pllakat e tjera të gurit i janë kushtuar burrave me fytyrë anglosaksone, me kambale prej lëkure, mjekra majuce, dhe kasketë vënë mënjanë. Përse vallë gjendeshin në xhunglat amerikane me mijëra kilometra larg vendit të tyre të origjinës?

Përktheu: Shpëtim Kelmendi

ORIGJINA

Olmekët mendohet të jetë populli që i ka dhënë origjinën kulturës së Me soamerikës. Nga pikëpamja gjuhësore dhe etnike, ata konsiderohen pjesëtarë të lashtë të familjes Maya. Të vendosur aty nga shek. XV para Krishtit në rajonin që ndodhet në kufi me Gjirin e Meksikës, Olmekët e mbështetën zhvillimin e tyre tek bujqësia. Një nga prirjet ndoshta më të rëndësishme të këtij populli ishte ajo që lidhej me artin. Ata ishin shumë të aftë në ndërtimin e monumenteve. Mbizotëronin skulpturat e mëdha që paraqisnin fytyra princash, simbole religjioze, e edhe ndërtesa, si përshembull tempujt e ndërtuar prej druri.

Milosao.org

 
« Editimi i fundit: 19-10-2020, 19:12:59 nga M A X »

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 18-05-2005, 10:23:36
Qesharake eshte kjo pune. Erdhen kanibalet nga Evropa ne Amerike i vrane e i prene te gjithe nga xhelozia qe paten kundra nje civilizimi qe kujtonte Egjiptin e lashte, e kushedi cfare tjeter, dhe tani mundohen t'i gjejne dhe t'i ruajne kulturen.
Hipokrizi e papare.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 18-05-2005, 10:39:50
Olmeket jane zhdukur shume kohe perpara ardhjes se europianeve. Dhe sot eshte e panjohur arsysja dhe kushtet qe ata u zhduken!!

  • Postime: 294
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 21-09-2005, 12:51:33
FOTO QE PERFAQSOJNE DISA NGA VEPRAT QE KAN MBERRITUR DERI ME SOT NGA 1 KULTURE KAQ E LASHTE, MISTERIOZE DHE NJEKOHESISHT E ZHVILLUAR

  • Postime: 294
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 23-09-2005, 11:37:18
- The Olmec "Tree of Life" (Mesoamerican Cosmology). The lineage founder, 2 Grass, is being born from a twisting World Tree. (awr_se2.jpg)

- Olmeket  ishin perdorues te sistemit BAR (vije) dhe DOT (pik) per te memorizuar  dhe llogaritur kohen.
The low relief on this stone shows the detail from a four-digit numerical recording, read as 15.6.16.18. The vigesimal (or base-20) counting system has been used across Mesoamerica. A value of 5 is represented by a bar, and a value of 1 is represented by a dot, such that the three bars and single dot here stands for 16. The Maya would later adopt this counting system for their Long Count calendar.
 
« Editimi i fundit: 19-10-2020, 19:16:26 nga M A X »

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 23-09-2005, 12:42:42
Shume interesante. Ju falenderoj se me te vertete ja vlen!

Temat e fundit