×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 29-09-2019, 23:21:18 »


 

Gjendja e mirë në të cilën ndodhet sot Sfinksi, mijëra vjet nga ndërtimi i tij, është falë mbrojtjes që ka patur nga stuhitë e rërës së shkretëtirës së Saharasë. Këshilli i Lartë i Antikiteteve në Kajro njoftoi se u zbuluan mure të lashtë në bazën e piramidës së Gizës, të cilat Këshilli thotë se i përkasin mburojës së ndërtuar për të mbrojtur Sfinksin nga erërat dhe stuhitë e rërës të ardhura nga shkretëtira.

“Sipas disa shkrimeve të lashta, muret mendohet të jenë ndërtuar nga Faraoni Thutmose, 1400-1390 vjet para Krishtit, pas një ëndrre që ai kishte parë në një gjueti. Në ëndërr Sfinksi i kishte kërkuar Thutmoses ta pastronte nga rëra, në këmbim Sfinksi i premtoi atij postin e Faraonit”, deklaron Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Antikiteteve, Zahi Hauas.

Muret janë ndërtuar në anën lindore dhe jugore të Sfinksit dhe ndodhen totalisht të mbuluar nga rëra. Muri i anës lindore është i lartë 86 metra, ndërsa ai në pjesën jugore 46 metra.



Marre nga: top-channel.tv