Si janë zhdukur civilizimet e lashta - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si janë zhdukur civilizimet e lashta

Si janë zhdukur civilizimet e lashta

· 1 · 802

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-09-2011, 16:06:54
Ashtu si zhdukja e shumë specieve gjallesash, historia ka përjetuar gjatë kursit të saj zhdukjen e shumë civilizimeve dhe banorëve të ndryshëm të Tokës. Bota lëviz, ndryshon, zvogëlohet, zhduket dhe sërish krijohet

Si janë zhdukur civilizimet e lashta

Harrojeni teorinë e evolucionit biologjik si një proces linear që avancon drejt formave të jetës gjithnjë e më të shumta në numër dhe gjithnjë e më komplekse deri në kulminacionin e shfaqjes së qenieve njerëzore. Nuk ka ndodhur kështu! Ka qenë një rrugëtim i mundimshëm, pa asnjë adresë finale, me shpërthime të mëdha organizmash të reja dhe me zhdukje të tmerrshme të atyre të vjetra, gjithçka e karakterizuar nga paparashikueshmëria . Në më shumë se një rast eventet gjeologjike, klimaterike dhe astronomike kanë kushtëzuar drastikisht kursin e historisë. Nëse ato nuk do të kishin ndodhur, aventura në jetë do të kishte marrë drejtim tjetër dhe ndoshta ne njerëzit nuk do të ishin sot këtu për ta studiuar atë. Ashtu si zhdukja e shumë specieve të ndryshme gjallesash, historia ka përjetuar gjatë kursit të saj zhdukjen e shumë civilizimeve dhe banorëve të ndryshëm të Tokës. Bota lëviz, ndryshon, zvogëlohet, zhduket dhe sërish krijohet. Nëpër botë ekzistojnë dëshmi të shumta materiale se bëhet fjalë për jetë nga e kaluara dhe zhvillim të ndryshëm civilizues.

Olmekët

Olmekët kanë banuar në pjesën tropikale të Meksikës Jugore dhe Qendrore. Të dhënat e para për civilizimin e olmekëve janë gjetur rreth 1400 vite para erës sonë. Kanë qenë ndërtues shumë të mirë, që mund të vërehet nga njëra prej dy qendrave kryesore, Tenoktitlan. Ndërtonin lagje, piramida, qendra kulturore, ndërsa më të njohur janë për kokat kolosale prej guri. Janë marrë me tregti dhe si kulturë më e re e këtyre hapësirave, konsiderohen si bazë e të gjitha civilizimeve të tjera, që më vonë janë zhvilluar në regjionin e Meksikës së Mesme.

Një prej teorive thotë se olmekët janë zhdukur kur aktivitetet vullkanike dhe ndryshimet klimatike në pjesën lindore ua kanë bërë jetën të papërshtatshme. Sipas një teorie tjetër, bëhet fjalë për pushtim, por nuk dihet kush ishin ata që i kanë sulmuar. Rreth 400 vjet para erës sonë, olmekëve u humbet gjurma plotësisht.

Nabatekët

Kultura nabateke ka qenë me prejardhje semitike dhe është zhvilluar në territorin e Jordanisë së sotshme, gjatë shekullit të gjashtë para erës sonë. Karakteristikat më të njohura të këtij civilizimi kanë qenë...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit