Statujat misterioze të ishullit të Pashkëve - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Statujat misterioze të ishullit të Pashkëve

Statujat misterioze të ishullit të Pashkëve

· 4 · 1929

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-05-2005, 11:24:15
Ishulli vullkanik në oqeanin Paqësor 3.700 kilometra larg Kilit

Në shumë harta të botës apo atlase Ishulli i Pashkëve as që duket fare. Është më i vogël se ishulli i Elbës, dhe krejt i humbur në mes të Oqeanit Paqësor. Rapa Nui gjendet në oqeanin Paqësor,në perëndim të Kilit, të cilit i përket. Ai është rreth 3.700 kilometra larg bregdetit kilian dhe 1.900 kilometra larg vendit më të afërt të banuar. Rapa Nui është një ndër vendet më të izoluara të botës. Ekzistenca e këtij ishulli qe vënë re qysh më 1686, por ai që e eksploroi në terren duke u ndeshur edhe me rezistencën e indigjenëve, qe admirali holandez Jacob Roggeveen, i cili zbarkoi aty pikërisht të dielën e Pashkëve të vitit 1722. Me këtë rast admirali Jacob Roggeveen e pagëzoi këtë vend me emrin Ishulli i Pashkëve. Fakti se ishin të izoluar bëri që banorët prehistorikë të këtij ishulli të zhvillonin një kulturë të veten krejtësisht të ndryshme nga kulturat e tjera. Sistemi i tyre i të shkruarit ideografik, është përshembull ndryshe nga çdo sistem tjetër i njohur deri më sot. Banorët antikë kultivonin artin skulpturës. Mbetjet e kësaj tradite të lashtë mund të vërehen ende sot. Territori i ishullit është i rrethuar nga 600 koka kolosale prej guri. Ato arrijnë një lartësi prej 12 metrash dhe një peshë prej 80 tonësh. Për shumë kohë është debatuar rreth mundësisë që teknologjia primitive e popujve të lashtë të mund të ishte në gjendje të realizonte vepra kaq kolosale. Shumë autorë me imagjinatë të harlisur mbështesnin mundësinë që këto statuja të ishin vepra njerëzore. Ndokush ka arritur të pohojë se është fjala për vepra të qytetërimit alien, meqë karakteristikat e fytyrave të gdhendura nuk përmbanin asnjë tipar tokësor. Në të vërtetë një shqyrtim i vëmendshëm i statujave bën që të vihen re ngjashmëri të dukshme me karakteristikat fizike të banorëve të ishullit.

Eksploratori Thor Heyerdahl

Në vitet 1955-1956 eksploratori dhe antropologu Thor Heyerdahl i hodhi poshtë këto teori fantaziste nëpërmjet një eksperimenti të suksesshëm. Gjatë një ekspedite që zgjati gjashtë muaj, ai vërtetoi se nëpërmjet një teknologjike arkaike banorët e ishullit ishin në gjendje të realizojnë statuja të ngjashme me ato prehistorike e t'i transportonin me lehtësi edhe në distanca të largëta. Veç tjerash materiali shkëmbor është shtuf vullkanik që mund të zbutet thjesht nëpërmjet ujit. Përveç kësaj, nëpërmjet një teknike të veçantë por me mjete arkaike, ishte e mundur që shkëmbi të gdhendej lehtësisht duke marrë formën e dëshiruar. Gjatë këtij eksperimenti, vetëm gjashtë burra ia dolën mbanë të gdhendnin terësisht një statujë prej 12 tonësh. Statuja mandej u transportua duke përdorur fuqinë e 180 burrave të paisur me litarë dhe me një slitë gjigande prej druri. Një tjetër statujë me peshë tridhjetë tonë u vendos mbi një muraturë me bazament prej guri. Veç kësaj, Thor Heyerdahl mbronte idenë se një pjesë e kolonëve të Rapa Nui-t kishin zbarkuar në këtë ishull duke ardhur prej Amerikës së Jugut. Ai mbështet në faktin se xunkthi që rritet në liqenin e brendshëm të vullkanit Ranu Raraku e ka origjinën nga liqeni Titikaka; të njejtën origjinë ka edhe patatja e ëmbël, e cila përbënte një nga ushqimet bazë të popullsisë së Rapa Nui-t. Kështu, për të dëshmuar kolonizimin e mundshëm të Rapa Nui-t nga ana e Amerikës së Jugut, Thor Heyerdahl ndërtoi më 1947 një trap pres shtatë trungje balse, të famshmin Kon Tiki, e me të përshkoi oqeanin Paqësor brënda 101 ditëve lundrimi, zbarkoi në lagunën e Raroia-s, në ishujt Tuamotu. Heyerdahl i mbetet merita e të qënit i pari në realizimin e një ekspedite shkencore arkeologjike në Ishullin e Pashkëve (1957) dhe e faktit se tërhoqi vëmendjen e studiuesve mbi këtë qytetërim të jashtëzakonshëm.

 

Statujat m ohai dhe mbishkrimet enigmatike

Ishulli është plot me statuja gjigande prej gurësh vullkanikë, mohai, siç quhen nga indigjenët me përçmim. Aktualisht janë rreth 600. Më shumë se gjysma e tyre, në kohën e zbulimit të tyre, ishin të përmbysura, të tjera gjendeshin të pambaruara nëpër gurore. Mendohet se një numur i madh mohaish janë hedhur në det, disa janë shkatërruar nga indigjenët, disa të jenë vjedhur. Ato mohai që kanë mbetur më këmbë në pozicionin e tyre origjinor, rrinë rresht pranë njera tjetrës me shpinë nga deti e me vështrimin në brendësi të ishullit. Skulpturat kanë përmasa të ndryshme dhe lartësi që variojnë nga 90 cm deri në 12 metra. Më të mëdhatë fare, ato që kanë një lartësi prej 20 metrash kanë mbetur të pambaruara dhe dergjen nëpër guroret e vullkanit Rano Kao, ende deri sot të rrethuara nga veglat e nevojshme që shërbenin për reaalizimin e tyre. Rreth skulptorëve që mesa duket e patën braktisur me ngut punën e tyre, nuk ka mbetur asnjë gjurmë. Vetë ishulli është një mister i padepërtueshëm: Si kanë mundur indigjenët të arrinë në këtë vend kaq të largët nëpërmjet mjetesh lundrimi aq primitive?

Teoria e jashtëtokësorëve

Ngjyra e bardhë e lëkurës dhe mjekra e banorëve origjinorë është akoma hamendje e paqartë, sepse përfshin dhe fut në lojë origjina etnike shumë të largëta. Si vallë kanë mundur të mbërrijnë nëpërmjet detit në këtë vend kaq të largët dhe të fitojnë aftësinë e nevojshme për të ndërtuar këto statuja prej guri me madhësi të tillë? Disa studiues, mes të cilëve edhe Thor Heyerdahl, mbështesin idenë se banorët e këtij ishulli janë rezultat i përzierjes së qytetërimeve nordike, peruane dhe polineziane, të cilët në një farë mënyre duke përdorur argshe e trina prej thuprash mundën t'i mbijetonin udhëtimit të gjatë dhe të zbarkonin në këtë ishull. Në këtë pikë, duke mos mundur t'i ribënin mjetet e tyre të lundrimit, prejse në këtë vend nuk kishte pemë, vendosën të rrinin aty përfundimisht. Në fazën e parë të dijes, të cilën e kishin trashëguar nga vendet e origjinës, banorët u morën me ndërtimin e mohajve. Më vonë, të ligështuar nga izolimi dhe varfëria e burimeve të jetës në këtë ishull, ata pësuan regres, duke harruar edhe vlerën origjinore të këtyre statujave. Simbas një tjetër teorie, ishulli qe shpyllëzuar më vonë pikërisht për shkak të ndërtimit të mohajve dhe nevojave për mbijetesë të popullsisë, njëfarë ekoshkatërrimi që solli shkretimin dhe dekadencën kulturale të banorëve. Simbas një hipoteze tjetër, Ishulli i Pashkëve është një mbetje e rishfaqur e Atlantidës ose e Mu-së apo e Lemuries (kontinente analoge që simbas legjendave antike janë fundosur në kohëra të largëta) dhe mohajt përfaqësojnë pamjen e banorëve të tij origjinorë ose të klasës në pushtet. Simbas një varianti të kësaj teorie, mohajt paraqesin qënie të një tjetër bote, jashtëtokësorë, të cilët sollën qytetërimin në botën e humbur para përmbytjes universale. Një qytetërim dhe një progres teknologjik, rreth të cilit disa pak të mbijetuar në tërë botën e mes tyre edhe banorët e Ishullit të Pashkëve kanë humbur plotësisht kujtesën. Janë ruajtur vetëm disa dëshmi të shkëputura në disa punime artizanale dhe godina të lashta ndërtuar me një mjeshtëri shumë më të përparuar nga ç'mund të ishte niveli i njohurive që ata zotëronin asokohe. S'ka dyshim se mohajtë ta kujtojnë shumë artin Inkas, qoftë në strukturë qoftë në mënyrën e punimit. Besohet që banorët e ishullit të kenë pasur lëkurë të bardhë dhe karakteristika fizike si të europianëve ashtu dhe të polinezianëve, paçka se të tretur në Oqeanin Paqësor. Është e sigurtë që për të bërë të mundur ndërtimin e këtyre statujave ka qenë i nevojshëm njw motivim i fortë dhe një strukturë sociale e organizuar dhe e aftë për të përfshirë në këtë punë shumë njerëz. Është po aq e sigurtë që nevojitej një mjeshtëri e mirë për të prerë gurin nëpër gurore, për ta gdhendur simbas një projekti të saktë, për ta transportuar në vendin e pozimit, pra për ta ngritur dhe kthyer në drejtimin e duhur. Diçka duhet të ketë ndodhur doemos në të kaluarën historike të ishullit, diçka që ka shkaktuar humbjen e kujtesës së tyre historiko-kulturore.

Për të arritur nga Ishulli i Pashkëve në Indi nëpërmjet detit duhet të lundrohet përreth Amerikës së Jugut, të kalohet nën Afrikën, për t'u ngjitur mandej deri në destinacion: një ndërmarrje detare absolutisht e pakonceptueshme për një trinë thuprash apo një kanoe! Është fjala për të përshkuar nëpërmjet detit gjysmën e botës (me të arritur në Indi, mandej është prapë një rrugë shumë e gjatë për t'u përshkuar nëpër tokë përgjatë luginës së lumit Indo). Dy mbishkrimet kanë mbetur të padeshifruara, edhe pse më 1996, studiuesi amerikan Steven Fisher ka publikuar në revistën ?New Scientist? se kishte arritur të deshifronte 22 pllaka të Ishullit të Pashkëve. Simbas Fisher është fjala për shkrime të shenjta që përshkruajnë krijimin e botës nëpërmjet një vargu mitesh me karakter të theksuar erotik.

Në fakt misteret e Rapa Nui-t mbeten ende sot kokëfortësisht të paprekura. Ishullorët, në ritualet e tyre, i japin një rëndësi të madhe kultit të njeriut-zog. Një kult që vërehet edhe në shumë mite të popullsive tjera antikë, si keltike, afrikanoveriore, arabike e të Lindjes së Mesme. Skulpturat e rralla në dru paraqesin trupa të paraardhësve të ekpozuara për ritualin e çmishërimit, një ceremoni funebre ngushtësisht e lidhur me kultin e zogut (hutinit kryesisht), që ushtrohej në qytetërimet e lashta të Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Gdhendjet mbi gur përvijojnë figurën e njeriut-zog që mban një vezë, në kujtim të kohës kur njerëzit viheshin në garë për të marrë vezën e parë mbi një ishull të vockël që duket që nga Rapa Nui ; Është i njejti zog që gjejmë në Afrikën e Veriut, në Lindjen e Mesme dhe në kulturën Keltike. Thjesht koinçidenca ceremoniale apo mbetje të hallakatura të një kulture shumë të lashtë e të përbashkët për të gjithë botën? Tashmë gjithnjë e më shumë studiues priren kah hamendja se në evolucionin e njeriut mund të ketë qenë një çast kulmor në shkencë dhe teknologji, rreth 10.000 vjet para Krishtit, i cili për shkak të një katastrofe botërore është pasuar nga barbarizimi i papritur i atyre pak të mbijetuarve, të cilët kanë qenë të detyruar të rifillojnë gjithçka nga e para. Në vazhdën e shekujve dhe të mijëvjeçarëve, të mbijetuarit i kanë shndërruar dalëngadalë në mite kujtimet e të shkuarës së tyre. Kjo teori e shpjegon këtë lloj trashëgimie të përbashkët kulturore të përhapur në tërë botën antike.

Përktheu: Shpëtim Kelmendi

Milosao.org
« Editimi i fundit: 11-02-2020, 18:43:37 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 24-05-2005, 11:24:59
Sipërfaqja dhe karakteristikat e tjera të ishullit

Rapa Nui, Ishulli i Pashkëve është 162,5 km² dhe ka një popullsi prej 1.936 banorësh. Ndodhet në Oqeanin Paqësor dhe i përket provincës kiliane të Valparaiso-s. Natyra e ishullit është kryesisht vullkanike; ai ka një formë trekëndëshi, në cepat e së ciëve janë tre vullkane që i bëjnë kurorë vullkanit kryesor Vaitea. Vullkani më i lartë është Rano Aroi, 538 metra. Banorët e ishullit janë me origjinë polineziane. Qendra kryesore e ishullit është Hanga Roa. Simbas trashëgimisë gojore, banorët e parë ishullit kanë ardhur përmes detit të udhëhequr nga një mbret-ariki mau- i cili, me të arritur në Rapa Nui mori emrin Hotu Matua; popullsia thuhet të ketë qenë e përbërë prej dy grupesh kryesore të identifikuara si ?veshë gjatët? dhe ?veshë shkurtët?. Shprehje me të cilat disa studiues identifikojnë dy zbarkime të ndryshme popullsish.

Si transportoheshin statujat gjigande

E tnologu Francis Maziere hedh hipotezën e tij nëpërmjet një pyetjeje: ? Po sikur persona të caktuar të epokave të dikurshme të kenë qenë në zotërim të forcave elektromagnetike ose të atyre të antigravitetit?? Por Catherine e Michel Orliac, arkeologë francezë dhe mësimdhënës në Qendrën e Hulumtimeve Kombëtare, janë të një mendimi tjetër, sepse në mënyrë mjaft më shumë realiste kanë deklaruar: ?Me t'u nxjerrë nga vullkani Rano Raraku, gjigandët prej guri transportoheshin deri në ?ahu'-të (komplekse të shenjta megalitike), që nganjëherëishin më shumë se dhjetë kilometra larg. Mënyra me të cilën qenë transportuar më shumë se 1000 statuja të lartësuara nëpër sanktuare, është ende e pasigurtë. Trashëgimia gojore nuk ofron elementë teknikë të kënaqshëm. Banorët flasin për një udhëheqës mitologjik me emrin Tuu Ko Ihu, perëndinë Make Make, e madje për priftërinj që i kishin urdhëruar statujat që të ecnin vetë e të vendoseshin nëpër ahu-të e caktuara.

Alfabeti i përdorur në Ishullin e Pashkëve

K ultura origjinore e Ishullit të Pashkëve zotëronte edhe njohjen e të shkruarit, por edhe ajo ka humbur dhe është harruar, prejse indigjenët nuk janë më në gjendje t'i deshifrojnë mbishkrimet antike rongo-rongo mbi pllakat e shenjta. Ka mundësi që priftërinjtë vendas edhe të dinë t'i deshifrojnë por parapëlqejnë ta ruajnë sekretin, gjë që vihet re tek pengesat absolute që u bëhen të huajve për të hyrë në shpellat e shenjta ku gjenden shkrimet. Pikërisht në dy prej këtyre mbishkrimeve gjendet një nga misteret më tërheqëse të ishullit Rapa Nui . Hieroglifet e përdorura në to janë praktikisht identike me ato të qyteteve të lashta të Mohenjo-daro, në Indinë e largët. Kjo ngjashmëri kaq e madhe përjashton mundësinë e një koinçidence të rastit, dhe pse e dimë se India gjendet saktësisht në anën tjetër të globit e shumë larg Ishullit të Pashkëve.

  • Postime: 294
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 23-09-2005, 11:16:13
  - Statujat Moai ne Rapa Nui  (easter_island_01)
  - Vinapu: "Muri i detit"  te  Ahu Vinapu I ,  ne Vinapu i cili eshte lidhur me  Inca (easter_wall5)

 
« Editimi i fundit: 11-02-2020, 13:53:29 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 11-02-2020, 13:50:56
Sipas studimeve me te fundit vihet ne dyshim teza e vjeter se kultura e Rapa Nui kishte rene shekuj perpara mberritjes se europianeve. Nga keto studime qe banoret e ishullit te Pashkeve kane bere ndertime te reja deri nga viti 1750, qe i bie te jete shume kohe pasi kishin pasur kontakt me boten e jashtme. Ndoshta dhe ne kete rast jane europianet bashkefajtore per shkaterrimin e kesaj kulture.
 

 

 
« Editimi i fundit: 14-02-2020, 16:59:56 nga M A X »

Temat e fundit