Studiuesi Boshnjak zbulon Piramiden e Ilireve - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Studiuesi Boshnjak zbulon Piramiden e Ilireve

Studiuesi Boshnjak zbulon Piramiden e Ilireve

· 86 · 22021

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-10-2005, 09:51:01
Nje studiues boshnjak beson se ka zbuluar rrenojat e te pares piramide te ndertuar ne Europe mijera vjet me pare. Sipas tij, ajo eshte veper e ilireve, banoreve te pare te Ballkanit. Ajo ndodhet ne kodren e Visoçicas, ne veri te kryeqytetit Sarajeve. Zbulimi u be nga Semir Osmanagiç, nje kerkues i civilizimeve te lashta qe jeton ne SHBA. Ai ka publikuar nente volume te "Historise alternative" dhe eshte studiues i piramidave ne Ameriken Qendrore dhe Jugore. Ai beson se iliret jetuan ne rajon 27 mije vjet me pare. Studiuesi beson se Piramida e Diellit sic e quan ai, eshte nje nga me te medhate ne bote, 100 metra e larte, pak me ulet se piramida Gisa ne Egjipt, por me e larte se te tjera ne Meksike dhe Peru.


   

  • Postime: 186
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 27-10-2005, 12:14:36
tung  


berni ku m mund te lexojme me  gjersishte per kete tem

shnet lanti

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 27-10-2005, 12:22:28
tung


berni ku m mund te lexojme me gjersishte per kete tem

shnet lanti

Ishalla vendos dicka me shume neser se sot kaq ishte si lajm nga faqa e top-channellit e mora.

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 27-10-2005, 12:46:29
Piramida qe pret ti nenshtrohet kerkimeve te metejshme.

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 27-10-2005, 18:49:25
Ja lshova edhe une nje sy ne Google earthe dhe si form qe e pash jam i bindur se kjo koder mund te jete Piramida e Diellit !
Por nje vrime e vogël atje ne maje te piramides me bene te dyshoje, se gati te gjitha kodrat natyrore ashtu e kan nga nje vrime ne ne maje te tyre.
pere ilustrim qe disa foto  ne 3D.

[attachment[/attachment]

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 30-10-2005, 14:53:20
Shikoni reportazhin e Reuters Tv per piramiden e Bosnjes:

http://politiken.tv/VisArtikel.iasp?PageID=384103&ExtID=344

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 30-10-2005, 16:34:42
scard,
mbrem e kam lexuar librin e  Semir Osmanagiç(6ore) bera dhe nxjerra nje perfundim.
Semiri me ç'do kushte e injoron popullin ilire dhe ne vend te tije shprehet me termin pre-ilirë te nje civilizimi të lashtë qe ka jetuar ne ballkan. Askund nuk i permend pellasget, por mendon se bosnjaket dhe tere populli sllave jan autokton,pra edhe vete Semir Osmanagiq ka bere nje analizë ADN ku sipas rezultateve, ai  është me origjinmu nga ky popull i lashtë dhe sipas tije sllavet e jugut kan jetuar ne keto troje te ballkanit.
Verete se ndoshta iliret si kan ndertuar ato mure si pseudo yroja ne narona etj por ky i hudh poshte tezat se fiset e vogla kan arritur te ngrisin mure aq madheshtore si ato te amerikes prekolombiane.


Qe po ju dergoj nje link nese se keni lexuar  qellimin e tije.

Ne kete link ky Semiri ka gjetur ngjajshmerin e kultures trakase dhe ilire me civivilizimin Mayas, te amerikes qendrore.
http://hope-of-israel.org/copan.htm


Ky eshte siti i Semir Osmanagiçit ku librin e tije integral e ke aty duke klikuar mbi Tomin e VIII mbi piramiden e diellit.
Do presim se a po del a jo nje gje e telel por une e marr me rezerva ende...

http://www.alternativnahistorija.com/







  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 31-10-2005, 12:56:33


shtrohet pyetja:

A  mund te kete piramida edhe ne trojet shqiptare ?

Derisa ne butrint i kemi disa mure ciklopeane, si ato tek Inkasit dhe Maja ne amerikë, pse mos te kete edeh tek ne, ne Shqipri, kosove mal te zi e maqedoni ?
Arkelogun bosnjak, e sollen deri tek zbulimi i piramides, rastesishtë, duke kerkuar ne fillim vetem gure te rrumbullakët, si ato ne Kosta Rika e pastaj nje vendas i tiji e njofton se gur te tille te rrumullaket ka sa te duash edeh ne bosnje.
pra duke kerkuar gur, ne Visoko, papritmas i erdhi ne mend forma e piramidave te amerikes qendrore keshtuqe ia filloi punes por njehere nuk dihet se a do jete piramid apo koder natyrore.
 
Nese ka gur te rrumbullaket ne Bosnje, te njejt si ata ne Kosta Rika, atëhere edhe ne trojet tona duhet te kete por si kemi kushtuar rendesi...
Jan  tre gure te rrumbullaket ne nje vend ne kosovë, në  fshatin Marinë, komuna e Drenasit, qe quhen nga populli gurt e Mujes,por mjerisht si kam par ende as ne fotografi, por sipas pershkrimit at duhet te jan ata tre gur te ngjajshem me t'amerikes.
Sipas legjendes thuhet se keta tre gur jan hedhur nga mali *******çavicë, nja 10km  prej aty ne nje konkurs gjoja se cili po e gjun gurin me se largu, ne mes tre kreshnikve, Mujit, vllaut te tije Halil  GarisË dhe Arnaut Osmanit.

Pra nese ka gure te ngjajshem duhet te kete edhe piramida, pse jo !
Ku duhen te kerkohen ato piramida ?
Egziston mundesia vetem ne vendet e pershtatëshme, buz lumejve, jo teper afer tyre por ne nje kënd dominues, ne tri luginat e kosoves.
Ne Dukagjinë, pasi ta kalojsh Uren e Shenjte, gjindet nje koder e vogël  qe e qujnë çuka e Hoshit, e ngritur ne menyre piramidale ku ne maje te saje ka gur gelqerorë me prerje horizantale,  si blloqe te gdhendura. Mandej edhe i pershtatet vendit qe zotron perballë dy lumejve, Drinit dhe Erenikut.
Vendi dyte ku mund te kerkohet eshte buz lumit Jashenicë, ne luginen e saje ka disa tuma ne forme te piramidave.
Poashtu edhe ne luginen e drenicës patjeter duhet te jete nje piramide, po e them, nese del e vertete ajo ne bosnje, duhet te kete edhe ne keto vende qe i permenda.
Mirepo ka mundesi qe perrrethe Drinit te Bardh, afer burimit te fshati i ri te kete nje piramid.

Tani ju mbetet, ju forumista te dashtun, t'i rrokni lopatat dhe te gjurmoni !!!! Vendet kyçe ua dhash....mjafton te germoni.







[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 31-10-2005, 16:38:41 nga kreksi »

  • Postime: 186
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 01-11-2005, 13:02:54
tung


valla kreksi te forta i ki,  ;) po i rrokum lopatat e po i gjejm disa piramida ne ne kosove se ai osmanagici po dojke me na i marre iliret  neve.


oh zot sa te cmendur  jane  sllavet.
nje filozof gjerman  pate thene njeher  sikur te mos  ekzistonte sllavizmi nuk  do te kishte  nevoj me  evrope te kishte  kufij.


une jame  knaqur  tu qesh kur e  kame lexuar se cka  shkruan  ai bothnjaku se ka 38% gjak ilir.


shnet e mos  harroni nga 100 lopata ne dite  do ti celim priamidat.
hajt  kalofshi mir.

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 02-11-2005, 15:02:06
Nje studiues boshnjak beson se ka zbuluar rrenojat e te pares piramide te ndertuar ne Europe mijera vjet me pare. Sipas tij, ajo eshte veper e ilireve, banoreve te pare te Ballkanit. Ajo ndodhet ne kodren e Visoçicas, ne veri te kryeqytetit Sarajeve. Zbulimi u be nga Semir Osmanagiç, nje kerkues i civilizimeve te lashta qe jeton ne SHBA. Ai ka publikuar nente volume te "Historise alternative" dhe eshte studiues i piramidave ne Ameriken Qendrore dhe Jugore. Ai beson se iliret jetuan ne rajon 27 mije vjet me pare. Studiuesi beson se Piramida e Diellit sic e quan ai, eshte nje nga me te medhate ne bote, 100 metra e larte, pak me ulet se piramida Gisa ne Egjipt, por me e larte se te tjera ne Meksike dhe Peru.
Semir Osmanagiç nuk thote  as nje fjalë se kjo piramid eshte e  ndertuar prej ilirve, por ai thote se eshte e ndertuar nga nje civilizim para-ilirë.

Ne librin e tije te fundit, ne asnje vend si cek iliret, bile me cinizem thot" ç'fare fisesh ilire po ta ndertojn kete muri aq gjiganteske, si ato ne amerikë" ku flet per muret e   famshme te qytetit te vjeter ilirë të Dorsaurum(Stoça).
Ai thote se dikund dikun hasim ne libra se shqiptart jan pasardhes te ilirve dhe e tera kjo !
 


   


« Editimi i fundit: 02-11-2005, 18:12:19 nga kreksi »

  • Postime: 163
  • Karma: +0/-1

#10 ne: 05-01-2006, 06:46:12
Po ju sjell nje material te gjurmeve ilire ne Bosnje Hercegovine. Ky nuk ka te beje me zbulimet arkeologjike qe i perkasin kesaj teme por me duket interesant

F   GJURMË ILIRE

NË BOSNJE

Zoti Dr. Ciro Truhelka, ruajtës i muzeut të Bosnje-Hercegovinës, me rastin e Kongresit Etnografik të 1900-ës në Paris, ka mbajtur një diskutim mbi Gjurmët ilire në Bosnje. Ky studim interesant sapo u botua si broshurë (Paris, Shtypshkronja e Gjykatës së Apelit, I, rruga Cassette, 1900).
Po riprodhojmë prej saj një pjesë për lexuesit e "ALBANIA"-s

Popullsia e sotme e Bosnjes dhe Hercegovinës në përgjithësi i përket racës së sllavëve të jugut, që, e vendosur në atë vend qysh prej afro një mijë e pesëqind vjetësh formon një grup etnik dhe homogjen. Karakteri sllav aty ndoshta vihet po aq qartë në dukje sa tek çdo popull tjetër i të njëjtës familje, në qendër ose në jug të Evropës. Ende edhe sot populli jeton sipas traditave të lashta dhe etnografi i vëmendshëm do të gjejë, në çdo hap, kujtime që kthehen mbrapsh në kohërat e largëta, kur populli jetonte në mënyrë patriarkale, kur gjithë jeta sociale rridhte nga parimi themelor i familjes, kur gjykimet jepeshin sipas të drejtave të popullit që ishin në përdorim prej shumë kohësh, kur, me një fjalë, çdo ide fetare mbështetet mbi njëfarë intuite primitive e një besimi natyror, që mund të quhet si një ëndërrim i fenomeneve kozmike. Ky karakter sllav, që ne me të vërtetë e shohim, është ruajtur me dashurinë më të madhe në të gjitha fushat e vperimtarisë të jetës së popullit; të gjitha shfaqjet e tij vinë nga një traditë kombëtare; dhe megjithatë, në pikëpamje etnografike, ne vërejmë këtu fenomene që duhen vlerësuar si gjurmë të një epoke primitive të zhdukur prej një kohe shumë, shumë të largët. Ata ia detyrojnë ekzistencën e tyre këtij fenomeni infiltrimi të cilit i është nënshtruar gjithë natyra.
Kuptohet vetvetiu se gjejmë përsëri gjurmë të dukurive të rëndësishme etnike, që, gjatë shekujve të fundit kanë ndikuar mbi popullin boshnjak. Në këtë pikëpamje, ne kemi si shembuj të gjallë "turqizmat" e shumta që janë futur në gjuhë dhe në zakone gjatë katër shekujve që zgjati sundimi i osmanëve; "gjermanizmat" dhe "romanizmat" e ndryshme, na tregojnë se sfera e ndikimit të qytetërimit perëndimor mbi gadishullin ballkanik pothuajse nuk vihet re. Por në lidhje me këtë duhet të vihet në dukje se sllavi i jugut ka ditur t'i përvetësojë këta elementë të huaj aq sa ata u përshtatën në mënyrë të përsosur me natyrën e tij të stilit dhe nuk i njeh më fare si elementë të huaj.

Mirpo, ne vërejmë jo vetëm këta elementë që populli ua ka borxh bashkohësve të tij përkatës, por edhe të tjerë që, në Bosnje dhe në Hercegovinë, na kthejnë në një epokë shumë më të lashtë, atëhere kur asnjë sllav nuk kishte vënë këmbë në gadishullin ballkanik, kur ky i fundit banohej nga fise të një populli të fuqishëm, shumë i përhapur, që sipas njohurive tona pozitive, mund të quhet si një nga më të vjetrit e Evropës. Dhe këtu kam parasysh Ilirët, të cilët, në kohërat e lashta zinin pothuaj gjithë Evropën qëndrore dhe jugore dhe monumentet e tyre na gjithnjë e më të shumtë si dokumente të një qytetërimi shumë të rëndësishëm përsa i përket hapësirës dhe fuqishmërisë, dhe i njëjtë me atë të Hallstatit.*

Të shtyrë drejt jugut nga luftëtarët keltë, të robëruar nga romakët dhe të pakësuar nga sllavët që kërkojnë të jetojnë në atë territor tashmë aq të vogël që quhet Albanie, Shqipëri, (Arbnia, Sgüpnia), ku ata kalojnë jetën e tyre nën emrin e Sgüp, Sgüptar (= Shqiponjë) në male shkëmborë, që s'u afrohesh dot dhe të mbyllur madje edhe sot për qytetërimin modern.

Këta ilirë, që dikur ishin vëndasit e Bosnjes, janë zhdukur qysh prej shumë shekujsh pa lënë gjurmët e tyre në atë vend, pa lënë në kujtesën e popullit kujtimin e ekzistencës së tyre të lashtë. Por, sado e madhe që të ketë qenë forca shkatërruese e kohës, ajo nuk ka mundur të shuajë në Bosnje gjithë reminishencën e atij populli të lashtë të Evropës së vjetër.

Vetë emri i sotëm i vendit – që vjen nga lumi Bosna – është me prejardhje ilire, dhe për më tepër, ne gjejmë në çdo kohë një varg emrash të fshatrave që kanë të njëjtën prejardhje.
Midis emrave që tregojnë fise ose fshatra të kohërave të lashta dhe që letërsia klasike na i ka ruajtur, në Bosnje gjejmë shumë prej tyre, prejardhja ilire e të cilëve njihet në vështrim të parë nën formën e "greqizuar" ose "romanizuar"

Emri i përgjithshëm i këtyre grupe racash, Illyr (= i – lir) do të thotë të lirë; dhe në emrat e racave të veçanta si ata të  Delmate, Ardiéen, Vardéen, VénÚte, Liburnien, Dition, Besse, Narésien, Malkoman, Dardanien, Scirtare, DérÚtien, DÚramaste, Derrien dhe Derriope, është ruajtur rrënja primitive ilire.

Kemi edhe rastin në emrat e vjetër të qyteteve: Antivari, Skodra, Butua, Babia, Bersumon, Fusciana, Ulcinium, Ulcissa castra; në emrat e lumenjve: Drinus, Oinaeus, Vadarus, Basante, Narenta, Ulco, Ulcaea palus, dhe madje disa simole hyjnish lokale të gjetur në altarët romakë, si Bindo, Uridua, Frombas dhe Latra, nuk mund të shpjegohen veçse nëpërmjet një krahasimi iliro-shqiptar.

Që gjatë sundimit të romakëve në Iliri të jenë ruajtur elemente ilirë, kjo nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, sepse romakët e ushtronin misionin e tyre qytetërues duke e klasifikuar veten në një shkallë më të lartë se ajo e fanatizmit kombëtar. Por ajo që të habit, është se gjurmë të veçanta ilire kanë arritur të shpëtojnë edhe në Bosnje gjatë dyndjeve të Gotëve, të cilët shkatërruan gjithçka në kohën e shpërnguljes së popujve, madje ato gjurmë janë ruajtur deri në ditët tona.

Si gjurmë karakteristike e prejardhjes ilire, unë mund të sjell dy shembuj, Vlah dhe Chokac, emra me anë të të cilëve tregohet popullsinë ortodokse dhe katolike të vendit.

Emërtimi i ortodoksëve, Vlah, është i prejardhur nga shqipja vla: vëlla, por Chokac, që shërben për të emërtuar katolikët, vjen nga fjala shok: mik, shok, me prapashtesën zvogëluese sllave AC. Sot këto dy emërtime quajtur si nofka, por megjithatë ato janë karakteristike për kushtet ku u ndodhën pasardhësit e ilirëve të vjetër përballë të mërguarve që ata i quanin "vëlla" dhe "shok", "mik".

Nëse shikojmë me vërejtje emrat e sotëm të lumenjve më të rëndësishëm të Bosnjes dhe të Hercegovinës, ne do të shikojmë se pjesa më e madhe e tyre vjen, jo nga sllavishtja, por nga ilirishtja.

Kështu kemi rastin e Bosna, Narenta, Drina, Vrbas, Rama, Pliva, Usora, po ashtu edhe emrat e maleve si Olomal, Maltonet, Majevica, Prenj, dhe emrat e fshatrave si Batovo, Batuni, Batingrad, Skipet, Skoplje, Krupa, Krupac, Duvno, Berke, dhe shumë të tjerë.

Akoma më interesante se këto mbetje gjuhësore, të një populli të zhdukur qysh prej shumë kohësh, janë mbetjet folkloristike, që, të huaja për karakterin sllav të popullsisë dhe madje si të thuash në kundërshtim me të, megjithatë janë ruajtur për traditë deri tani vonë.

Para së gjithash, po përmend tatuazhin, zakon krejt i huaj për sllavët e tjerë dhe që tek katolikët boshnjakë është si nder i madh. Këto tatuazhe që bëheshin në krah, në gjoks dhe më rrallë në ballë, tregonin për një zbukurim të pasur që i përshtatej rregullave të shoqërisë dhe vizatimi i tyre shpesh është aq i fortë sa ngjyra e mëparshme e lëkurës gati nuk duket nën ngjyrimet e bukura. Në asnjë rast këto tatuazhe nuk mund të quhet si lojra të thjeshta ose si stolisje e rëndomtë e lëkurës. Në këto operacione që të shkaktojnë aq shumë dhembje, vihen re disa çaste që ngjan si një flurim i një besimi fetar natyror tashmë të harruar, sepse ato bëhen vetëm darkën e solsticit të pranverës dhe kur ke hyrë në moshën e pubertetit.

(vijon)

E 45-48, 1900, nr 10 (nentor)

* Hallstatt ose Hallstadt, qytet i vogël austriak në Salzkammergut. Kriporet e tij janë shfrytëzuar gjatë parahistorisë. Vendqëndrim që e ka marrë emrin që nga epoka e parë e hekurit (750-450 para Krishtit) Sh.p.

BOTUES PËRGJEGJËS: TRHANK SPIRO BEG, 23, RRUGA E SHQIPERISE SHTYPSHKRONJA E VEçANTE E "ALBANIA"-s

F    GJURMËT ILIRE

NE BOSNJE

(Vazhdim)

Djemve dhe vajzave, ato shenja që nuk fshieshin më, ua bënte një grua me përvojë në atë art, që e vizatonte zbukurimin me ngjyra mbi lëkurë, ku sipas një modeli të bërë qysh më parë në lëvozhgë shelgu, shpon mishin dhe e fërkon me blozë dhe de la poudre à conon. Sado dhembje që të shkaktonte operacioni, atë mezi e prisnin dhe ajo ditë kremtohej nga rinia si një ditë festë. Këto motive zbukurimi me tatuazhe në përgjithësi bëheshin me stilin që u përshtatej rregullave të shoqërisë dhe vizatimet paraqesnin trupa qiellorë – diellin, hënën, një yll, yllin e mëngjezit – dhe çdo motiv i veçantë bëhej në vende të përshtatshme të trupit. Prania e motivit kryesor i përdorur në të gjitha tatuazhet, kryqi të bën të mendosh se këto tatuazhe janë një shenjë e dukshme e katolicizmit. Por kjo nuk ka asgjë të përbashkët me katolicizmin, sepse përdorimi i tij është në përgjithësi i përhapur qysh nga koha e mëparshme e romakëve midis fiseve trako-ilire të gadishullit të Ballkanit. Te ata ajo është një shenjë etnie, simbol i një prejardhjeje fisnike që sipas vetë Plinit* kalonte nga një brez te tjetri. Dhe kështu ky zakon kaloi te ardhësit sllavë, dhe nëse ky simbol ka marrë sot vlerën e një shenje fetare një herë e një kohë ai ka qenë shenja e veçantë e një etnie.

Në kostum, gjejmë gjithashtu diçka që mund të duket si traditë e kohës para serbëve. Pikësëpari do të flisja për atë gjoksoren piktoreske ku qepeshin kopsa të argjendta me xhunga të rrumbullakta, toka, që njerzit e kanë zakon ta veshin për t'u stolisur në raste solemne. Gjoksore krejt të ngjashme me këto që përmendëm, por me kopsa prej bronzi, shpesh janë zbuluar në varret parahistorike të Glasinac, dhe ato janë si shembuj të zakonit specifik ilir, si objektet më të rëndësishëm të periudhës tonë të Hallstattit. Kostumi i gruas ka ruajtur një shembull tjetër interesant para sllavëve, në formën e ksule të thurur me fije liri dhe që shëmbëllen krejt me atë që e quajmë kësulë e kuqe, dhe është zbukurim i fshatarëve në rrethinat e Srebrnicës. Kësulës së kuqe, që te grekët ishte simbol i barbarisë, i është shtuar këtu diçka e veçantë, një bishtalec i vogël që varet mbi ballë, dhe për të provuar lashtësinë e mbajtjes së kësaj kësule, ne mund të përmendim një kokë të vogël prej plumbi të gjetur në gërmadhat e Stolac, dhe sigurisht, e punuar nga një artist barbar, ajo kokë është e mbuluar nga një kësulë me bishtalec.
Edhe në fushën e besëtytënisë popullore, ne gjejmë përsëritje të motiveve të veçuar që na kthejnë mbrapsh në lashtësinë e thellë. Është e sigurt se asgjëkundi në Evropë bindja për indikimin fatal të syrit të keq nuk është aq e përhapur sa në gadishullin ballkanik dhe në Itali, dy vende banorët e parë të të cilëve i përkisnin dikur racës ilire; dhe Plini tregon, sipas dëshmisë së Isogonus, në lidhje me Tribalienët e Ilirisë, se këta të fundit kishin një vështrim magjistari që kur ngulej për një kohë të gjatë mbi të rinjtë u shkaktonte vdekjen. Ashtu si dikur populli e beson syrin e keq dhe ruhet prej tij duke përdorur gjithëfarë llojesh hajmalish.

Edhe në Shqipëri kjo besëtytni mbretëron me po aq forcë dhe është një fakt krejt i veçantë që atje fjala msüe: vështroj, shikoj është pothuaj e barasvlershme me bëj magji.

Do të desha ta mbyllja vargun e reminishencave ilire në Bosnje me një kujtim që ka tiparin e të drejtës të përbashkët popullore. Nuk ka veçse disa dhjetëvjeçarë që edhe në Bosnje mbretëronte një zakon, që për fat të mirë tani i ka kaluar fushës së kujtimeve, dhe sipas tij, në një vrasje, e drejta e gjakmarrjes i takonte kushëririt më të afërt.

Megjithë mungesën e provave të shkruara, unë nxjerr si përfundim logjik se ky zakon është me prejardhje ilire sepse në këtë gjendje ai është ruajtur veçanërisht në viset ku në kohët parahistorike ishin ngulitur ilirët.

S'më mbetet gjë tjetër veç të kujtoj Italinë jugore dhe Shqipërinë, ku gjakmarrja edhe në ditët tona ka karakter të shenjtë; dhe ndonëse e ka korrur popullin, ajo nuk është shkulur.

Ky zakon sigurisht nuk është sllav, por ai është marrë nga etnitë fqinje shqiptare dhe është respektuar në kufirin e Hercegovinës me Malin e Zi.

Arsyetimit nga të cilët niseshin këtu, ishin të njëjtët me ata në Shqipëri; përcaktohej shtrirja e pretendimeve për gjakmarrje si për rastin kur të bëj fjalë për një vrasje, po ashtu edhe në rastin e një plagosjeje, gjë që lejonte një gjakmarrje të përpjesshme, si për njerzit ashtu edhe për kafshët e dobishme.

Gjithë nomenklatura e gjakmarrjes në gjuhën sllave ka ardhur drejtpërsëdrejti nga shqipja.

Është një fakt karakteristik që shqipja të mos ketë fjalë që për të dhënë idenë e gjakmarrjes, por e quan fare thjeshtë gjak, dhe fqinja e saj sllavishtja, megjithëse ka patur shprehje të mjaftueshme për këtë ide, e quan njësoj krv, gjak**. Mirpo, është meritë e boshnjakes, që, megjithë këtë zakon gjakatar, ka arritur të gjejë një fjalë pajtimi, fjalë që e kërkojnë ta gjejnë edhe shqiptarët dhe kjo është Krvni mir, pajtimi i gjakut dhe ky pajtim i gjakut, qëllimi i të cilit është që të kufizonte luftrat e përgjakshme, ia ka dalë mbanë ta zhdukë pak nga pak këtë zakon mizor nga Bosnja.

Në shpirtin popullor gjenden ende shumë reminishenca të vjetra të këtij lloji që bashkojnë si lidhje të forta popujt e larguar njeri nga tjetri dhe shekujt e largët, dhe ata provojnë se edhe në jetën e popujve nuk ka vdekje të menjëhershme. Me të vërtetë, po ashtu edhe dukuritë e veçuara të jetës të popullit formohen fillimisht pak nga pak në shpirtin e tij, dhe grupohen në një të tërë harmonike që rrok të gjithë atributet vetjake të atij populli. Ato nuk mund të zhduken menjëherë edhe nga katastrofat etnike më të tmerrshme.

Disa elementë ruhen edhe sikur populli të pushojë së ekzistuari si i tillë; ato janë mbledhur, pavarësisht prej tyre, nga banorët e rinj të vendit, u përshtaten pikpamjeve dhe qëllimeve të veçanta dhe u mbeten stërnipërve si një trashëgimi e popujve. E ngjashme me koren toksore, jeta e popullit krijohet nga shtresa, dhe ashtu si në arkitekturën e tokës shtresat e veçanta nuk mund të ndahen me vija plotësisht të qarta, po kështu edhe në jetën e një populli kufiri i periudhave të veçuara nuk mund të jetë kurrë i përpiktë, sepse elementë të veçantë kalojnë vazhdimisht nga njeri te tjetri.

Dr. Ciro TRUHELK

E – 61-63, 1900, nr 11 (dhjetor)

* Të saktësohet cili Plin, sepse ka dy të tillë, i vjetri dhe i riu, nip i të parit. Prandaj të lihet vendi bosh këtu.

** - Shqip, gjak; kroatisht, Krv: gjak dhe gjakmarrje, vënë përballë gjakmarrjes (në kuptimin e mirëfilltë të gjakut).
- Shqip, gjaksur; kroatisht, Krvnik; vrasës.
- Shqip, me pas gjakun; kroatisht, imati krv: me qënë nën goditjen e gjakmarrjes. (Shënimet janë në tekst)

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 29-03-2006, 12:16:23
Po pati mundësi qe te shqiperoje këtë tekste ia di për ndere.
ju falenderoje shumë.
*********************************************
18 January 2006

The Illyrians and Bosnia's valley of Pyramids 12000 BC

 

Semir Osmanagic believes Pyramid was made by the the Illyrian people, who inhabited the Balkan peninsula long before Slavic tribes conquered it around A.D. 600. Little is known about the Illyrians, but Osmanagic thinks they were more sophisticated than many experts have suggested.

 

 

Illyria is a name that has been applied to the western part of the Balkan Peninsula but the origins of the Illyrians remain unclear. Archaeology has, though, been a little more helpful in explaining who the Illyrians were and ancient writings have provided clues as to their origins.

 

It is understood that the Illyrians were a tribal people governed by chieftains, but the ancient written records tell little else of their culture, their language and their origins.

 

It may be that the Illyrians were Indo-Europeans of an Aryan race - a Caucasoid people who are believed to have originated from the Caucasus Mountains in today's Georgia republic south of Russia.

 

Other research into ancient texts suggests evidence of an Illyrian migration from what is now present day Turkey.

 

Albanian scholars and philologists alike contend that the meaning of the Illyrian name comes from the Albanian interpretation of the Illyrians, 'Ilirët'.

 

The root in 'Ilirët is 'i lir'which simply means, 'free'. Thus, the meaning of 'Ilirët'is 'freemen'and the meaning of Illyria is 'land of the free'.

 

It appears that the Illyrians settled in the Balkan Peninsula at the end of the Bronze Age and the beginning of the Iron Age, sometime in the middle to late second millennium BC, although there is also evidence of artifacts resembling Illyrian types that date much earlier.

 

The Illyrians were bearers of the Hallstatt culture - a period in history that denotes the transition from the use of bronze to iron in Central and Western Europe. Objects found in Illyrian burial places suggest more than average funeral rites; a known characteristic of the Hallstatt culture.

 

Some other things are known about the life of Illyrians. Human sacrifice, for example, played a role in their ceremonies. The ancient historian, Arrian, records the Illyrian chieftain, Kleitus, sacrificing three boys, three girls and three rams just before his battle with Alexander the Great.

 

Much of what we have learned about the Illyrians has come through archaeological exploration. The most common type of burial among the Illyrians was 'tumulus'or 'mound'burial. The kin of the first tumuli would be buried around that and the higher the status of those in these burials, the higher the mound.

 

Archaeology has brought forth numerous artifacts placed within these tumuli such as weapons, ornaments, garments, and clay vessels – items needed for the journey into the Illyrian afterlife.

 

Through archaeology, it is known that the Illyrians used many weapons and excavations have produced swords, javelins, battle-axes, bows and arrows as well as battle knives.

 

When it çame to defences, the Illyrian military equipped itself with wooden and leather shields that were embossed with metal. Their defences also included breastplates, helmets and leg protection, but those were probably reserved for the military elite.

 

The geographical location of Illyria, deeply wooded and mountainous, made them a difficult race to conquer.

 

The Illyrians, who were known to be a warlike people, were naturally incorporated into the Roman military and Illyricum itself became a leading recruiting grounds for Roman legions. The Romans even used the territory of Illyricum as a strategic defence because of its mountain ranges and valleys.

 

In the late fourth century AD, when the Roman Empire became divided into the western and eastern empires, Illyricum would also be divided. The southern half of Illyricum was incorporated into the Byzantine, or Greek empire and northern Illyricum remained as part of the Roman, or Latin empire with the river Drin as the boundary between northern and southern Illyricum.

 

The Illyrians in the highlands were not as Romanized as their lowland counterparts and some Illyrian highlanders would continue to reject Roman rule or ignore it altogether, such as the Albani tribe, or the Albanians as they are modernly known.

 

The Roman geographer, Ptolemy, first records the Albani in the first century AD. Obviously, modern day Albania gets its name from them - although the Albani would soon be able to overthrow their Roman rulers.

 

During the fifth century, Rome was overrun by the Visigoths - Germanic tribes who ransacked everything in their path, eventually capturing the western empire and ending Roman rule in 476.

 

The Illyrians in the highlands were protected from these invaders and there was also little impact on the southern Illyrians, who were still under the protection of the Eastern empire.

 

Later, however, the Slavic tribes - the Serbs, the Croats, and the Slovenes - conquered all of what was once Illyria proper. The inhabitants of Illyria then had to adapt to Slavic domination and culture. Thus, the Illyrians became thoroughly Slavonized and by the late ninth century AD, they disappeared into Slavic society all together except for the Albanians.

 

As the last surviving tribe of the Illyrians, the Albanians have preserved a part of the Illyrian tongue and tradition that exists to this day.

 

 
© www.bosnianpyramid. com


[attachment[/attachment]

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 14-04-2006, 17:34:05
Sot rifilluan punimet ne shpluarjen e Piramides se Visoçices(bosnje) te kryesuara nga Samir Osmanagiç, arkeologue amator i cili pohon se nder koden e Vosoçices ndodhet e mbuluar nje piramide kolosale me naltesi prej 200 metrash.

Ne tere rrethinen e ketije qyteti behen kerkime per te zbuluar edhe me teje gjurme te nje civilizimi te vjeter.
Para ca ditesh dy fshatare kishin zbuluar nje guri te gdhendur me nje mbishkrim te çuditshem ende te pa deshifruar.
Ky regjion i bosnjes mbulon fshehetesi tjera ne te ardhmen ne fushen e arkeologjisë.

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 18-04-2006, 15:19:00
Vazhdojne germimet ne hulumtimin e piramides se diellit ne Visoçica(bosnje&hercegovine).

Sipas te dhenave me të reja satelitore me rreze te kuqe janë identifikuar deri me tani tri struktura piramidale ne tri kodrat ne rrethin e Visoçices.

Gjatë ketije vikendi këtë lokalitete te përmendur ne medijat botrore qe shkaktoj buje te madhe e vizituan me se 10 000 kureshtare te ardhur nga bosna por edhe nga jashtë.
Mediat e huaja fillojnë ti kushtojne rëndësi ketije lokaliteti qe fshefe ndoshta një mrekulli te veçante ne europe por edhe ne botë.
Ende nuk kemi te dhëna as imazhe nga mbuishkrimi i gjtur mbi një guri para dy tri ditesh....e presim me pa durim këtë imazh.

Mund te ndiqni ne direkte përmes ;
www.piramidasunnca. ba



[attachment[/attachment]

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 20-04-2006, 15:29:36
 *  ******************************************************
Kreksi, unė e kam perkthyer artikullin qe e ke sjell ne anglisht tek tema pėr piramiden ne Bosnje mirpo shkrimi ka nevojė te permiresohet gjuhesish...ashtu mendoj unė. Tė lutem korrektoje e pastaj mund ta postosh.
Me te mira, Tweet
*******************************************************

Lugina e piramidave te Ilireve edhe Boshnjakve, 12000 P.Krishtit.

Samir Osmanagiq beson se Piramida ėshtė ndertuar nga populli Ilir, qe jetonin ne Gadishullin Ballkanik shumė me pėrpara se fiset slave qe e pushtuan atė rreth vitit 600 Pas Krishtit. Pak dihet pėr Ilirėt por Osmanagiqi mendon se ata ishin me te sofistikuar se sa qe shumė ekspert kanė sygjeruar.
 
Iliria ėshtė njė emėr qe I qe I takonte pjeses perendimore te Gadishullit Ballkanik por prejardhja e Ilireve mbetet e paqarte.
Sidoqoft, arkeologjia ishte pak me e dobishme pėr sqarimin se kush ishin Ilirėt dhe shkrimet e vjetra kanė ofruar ide lidhur me prejardhjen e tyre
 
Kuptohet se Ilirėt ishin njė fis qe udhehiqeshin nga prijes, por te dhenat nėpėr shkrimet e vjetra na tregojn diē pak me ndryshe pėr kulturėn e tyre, gjuhėn dhe prejardhjen.
 
Ėshtė e mundur qe Ilirėt te ishin Indo-Europian nga njė race Ariane...

Studiuesit dhe filologet shqipetare ngjashem pretendojnė se domethenja e emerit Ilir vijė nga interpretimi I gjuhės shqipe 'Ilirėt"
 
Rrenja e "Ilirėt" ėshtė "I lir" qe thjeshtė nenkupton " I lirė". Pra, kuptimi "Ilirėt" ėshtė "njeri I lirė" dhe kuptimi I "Iliria" ėshtė "toka e te lireve"  

Ilirėt ishin bartes te kulturės se Hellshtatit (Hellshtat – Aurstia qendrore. Periudha e hereshme e Kohes se Hekurit) – njė periudhe ne hisori qe paraqet kalimin prej pėrdorimit te bronzit ne hekur ne Europen qendrore dhe atė perendimore. Objektet e gjetura ne vendet e groposura Ilire sygjerojne me shumė se mesataren e ceremonive te varrimit; te njohura si karakteristika te kulures se Hallshtatit.  
 
Disa gjėra te tjera njihen rreth jetės se Ilireve. Si p.sh. flijimi njerezor ka luajtur njė rrol ne ceremeonit e tyre. Historiani I vjetėr Arriani, dokumenton prijesin Ilire Kleitus (djali I Bardhylit, mendoj) duke flijuar tre djeme, tri vajza dhe tre deshe para betejes se tij me Aleksandrin e Madhe.
 
Aq sa kemi mėsuar pėr Ilirėt vijė nga zbulimet arkeologjike. Lloji me I rendomt I varrimit tek Ilirėt ishte varrimi 'me dhe'ose 'me gurė'. Fisi I atyre qe mbuloheshin me dhe do tė vorroseshin pėrreth dhe sa me e lartė ishte pozita aq me kulmor bėhej dheu.

Arkologjia ka nxjerre njė numer te mjeshterive te vendosura nėpėr kėto varre, si arme, stoli, veshje dhe edhe prej arigjili – gjėra te nevojshme pėr udhėtim nėpėr pasjeten e Ilireve.

Permes arkeologjis, njihet se Ilirėt kanė perdorur shumė arme dhe gjurmimet arkeologjike kanė paraqit shpata, shtiza, sepata luftimi, harqe dhe shigjeta si dhe thika luftimi.  

Kur ishte fjala pėr mbrojtje, ushtria Ilire e furnizonte veten me mbrojtese te drurit dhe lekures qe ishin te mbeshtjelluna me metal. Mbrojteset e tyre gjithashtu kishin parzmore (perparese), perkrenare dhe mbrojtese te kembeve, por kėto me sa duket ishin te rezervuara pėr ushtarėt me te mirė.

Pozita gjeografike e Ilirise, me shumė drunje dhe malore I bėnte ata njė popull qe me veshtersi mund te pushtoheshin.  

Ilirėt, te njohur si popull luftarak, ishin te pėrfshirė ne ushtrin Romake dhe Iliria u be toka kryesore pėr rekrutimin e ushtris Romake. Romakėt bile e pėrdoren teritorin e Iliris si mbrojtje strategjike pėr shkak te trevave malore dhe luginave.

Kah fundi I shekullit te IV Pas Krishtit, kur Perandoria Romake u nda ne perandorin perendimore dhe lindore, do tė ndahej edhe Iliria. Pjesa jugore e Ilirise ishte e pėrfshirė ne Bizantine, apo Perandorin Greke dhe Iliria veriore mbeti si pjesė e Perandoris Romake apo Latine me lumin Drini si kufi ne mes Iliris veriore dhe jugore.

Ilirianet ne vendet malore nuk ishin Romanizuar ashtu sikur ata ne vendet e uleta, kėshtu disa Ilirian te vendeve malore vazhdonin te refuzonin pushtetin Romak apo ta injoronin atė te teren, kėtė e bėri fisi Alban apo si njihen tash ne kohėn bashkohore Shqipetare.

Gjeografi grek, Ptolemi pėr herė tė parė jep fakte pėr fisin Alban ne shekullin e pare Pas Krishtit. Kuptohet se Shqipėria e ditėve te sotme e ka marrė emrin prej tyre – meqė fisi Alban se shpejti do tė ishte ne gjendje ta permbyse pushtetin e Romakeve.

Gjatė shekullit te V, Roma u pushtua nga Vizigoti – fis gjerman qe grabiten ēdo gjė qe kishin pėrpara, pėrfundimisht duke pushtuar perandorin perendimore dhe duke mbaruar sundimin romak me 476.

Ilirianet ne vendet malore ishin te mbrojtur nga pushtuesit e tyre dhe gjithashtu pati njė ndryshim te vogėl me Ilirianet e jugut qe ishin akoma nėn mbrojtjen e perandoris lindore.

Mirpo me vonė fiset Sllave – Serbet, Kroatet dhe Sllovenet – e pushtuan te gjithė atė qe ishte tipike Iliria. Banuesit e Ilirise u dashtė tu adaproheshin me sundimin dhe kulturėn Sllave. Kėshtu, Ilirianet u sllavizuan plotėsisht dhe aty rreth shekullit IX Pas Krishtit, ata te gjithė e shendrruan ne shoqeri slave pėrveē Shqipetareve.  

Shqipetaret si fisi I vetėm I te mbijetuarve nga Ilirėt kanė ruajtur njė pjesė te gjuhės dhe traditave Ilire qe kanė ekzistuar atėherė.  

  • Postime: 97
  • Karma: +0/-0

#15 ne: 21-04-2006, 09:39:16
Kreksi nga eshte burimi i ketij shkrimi?

  • Postime: 97
  • Karma: +0/-0

#16 ne: 21-04-2006, 09:57:55

  • Postime: 97
  • Karma: +0/-0

#17 ne: 21-04-2006, 10:07:54
Pamja e Kodres nga jashte:








  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 21-04-2006, 12:42:00
Unë mendoje se këto ndertime i ka kryer populli pellazgë i cili ka emigruar ne Meksiken e sotshme dhe egjiptê...

Mirëpo kjo piramida ende nuke është zbuluar tërësishtë po do presim edhe pakëz...

Nëse e keni vrejtur ai guri me mbishkri(është gjetur diku me largë piramides) duket si alfabet fenicien ose ose me te vërtetë kemi hasur ne mbishkrime ilire sot ose kurrë !

******************************************************
The Incredible Origins of the Maya Indians!

The Land of Thrace

At this juncture we should digress a little and locate the area known as "THRACE." This will help us to understand the migrations of the Canaanites who fled from Joshua and the Israelites and, at a later time, were led from Thrace to Scandinavia under the leadership of Dan I of the House of Judah.

"Thrace," notes the Encyclopedia Britannica, "[is] a name applied at various periods to areas of different extent....The boundaries of the ROMAN PROVINCE OF THRACE were -- north, the Haemus; east, THE EUXINE SEA [BLACK SEA]; south, the Propontis, the HELLESPONT and the AEGEAN; and west, the Nestus. The distinguishing features of the country were the mountain chain of Rhodope (Despotodagh) and THE RIVER HEBRUS (Maritza)." "The HEBRUS," continues the Britannica, "with its tributaries, drains almost the whole of THRACE" (1943 edition. Vol. 22, p. 159).

The 1946 edition of the Britannica describes the people who anciently inhabited this region. In the article on Thrace, we read --

The name Thrace, because it has been used as a geographical term as well as an ethnic description, has added to the confusion. Thrace was inhabited by indigenous tribes, as well as by Celtic [Israelite] Tribes such as the Getas. The aboriginal inhabitants were the RED-SKINNED THRACIANS mentioned by the Greek writers and they differed from the Celtic tribes not only in complexion but also in customs and religion. (Herodotos, V. 14.)

The native Thracians were called RED-SKINS by the Greeks; and the word "Phoenician" means reddish dye in the Greek language.

The Britannica continues --

The most outstanding archaeological monuments of this prehistoric period are the MOUND-LIKE TOMBS, that were generally located in the outskirts of the ancient cities....There is no well-defined difference between the aboriginal Thracians and the native Illyrians. All of the Thracian tribes and the Illyrian tribes practiced TATTOOING, which distinguished them from the Celtic tribes that had from time to time dominated them.

Funk & Wagnalls New Encyclopedia defines the boundaries of Thrace in much the same manner, adding that "the THRACIANS were a barbaric, warlike people who established their own kingdom in the 5th century B.C." (Vol. 23, p. 140). Also, the Thracian tribes tattooed themselves, thus being distinguished from the Celtic tribes.

Dr. Jackson, Professor of Celtic Languages at the University of Edinburgh, states in The Problem of the Picts that the Picts arrived in Scotland and England from Trace and Illyria. The Thracians and Illyrians observed and practiced the very same customs that were observed by the Picts of the British Isles (Wainwright, op. cit., p. 132).

In the 1911 edition of the Encyclopedia Britannica we find the following --

Herodotus and other Greek historians portrayed the Illyrians as a semi-savage people; they viewed them as the most savage tribes of Thrace. Both peoples they described as practitioners of the art of tattooing. They painted their bodies and sacrificed human victims to their gods. The women of Illyria occupied as exalted position in tribal society and even exercised political authority. The queens are referred to as despots or royal personages. -- Vol. XIV, p. 326. Article "Illyria."

These are very important points to remember. The people of Illyria practiced the very same customs we find among the Picts and the Indian tribes of America! These peoples were completely different from those of other European peoples including the Celts.

If we go to the Encyclopedia Britannica again, we find revealed that the inhabitants of Thrace were men of RED SKIN! Herodotus adds that the Thracians resembled the people of Illyria ("Thracia," ibid., Vol. XXVI, p. 886).


Po pati mundësi le ti perktheje këta rreshta ne shqipe.
ju falemnderit.
http://hope-of-israel.org/copan.htm

  • Postime: 3703
  • Karma: +3/-2
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 21-04-2006, 15:13:03
E cka nese deshmohet se kjo piramide i perket qyteterimit ilir?A do te kerkojme ne autonomi atje? hmmmmm: :perqafim :perqafim

  • Postime: 21
  • Karma: +0/-0

#20 ne: 21-04-2006, 15:24:44
Jo Elektra, nuk eshte ashtu, por deshmon edhe njehere se kush kane qene iliret dhe kjo eshte me rendesi per kombin tone.

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 21-04-2006, 16:41:24

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 21-04-2006, 16:42:01

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 21-04-2006, 16:43:13

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 21-04-2006, 16:44:17

Temat e fundit