Studiuesit, amfiteatri i Durrësit, antiku më i madh ! - Arkeologji

×
Hyrja
Profili

Studiuesit, amfiteatri i Durrësit, antiku më i madh !

Studiuesit, amfiteatri i Durrësit, antiku më i madh !

· 1 · 2018

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-09-2006, 13:10:25
Amfiteatri i Durrësit është më i madhi i botës antike i ndërtuar sipas raportit 2 me 3, në bazë të të cilit janë ndërtuar akset e ovaleve të arenës. Ky është konkluzioni i specialistëve italianë të fushës, të cilët janë mbledhur në Durrës në një workshop mbi arkeologjinë urbane, të iniciuar nga Universiteti i Parmës. "Nëse nuk është unikal, mund të themi të sigurt se ky koncept arkitektonik që dallohet në Durrës për ndërtimin e teatrove antikë është mjaft i rrallë", shprehet për gazetën "Panorama", profesori i Arkitekturës në Universitetin e Parmës, Paolo Giondebiaggi. Sipas tij, Koloseu i famshëm së bashku me shumicën dërrmuese të amfiteatrove i kanë të ndërtuara boshtet e arenave në raportin 3 me 5. Kjo është një risi e evidentuar nga një studim i fundit i detajuar në arenën e amfiteatrit më të madh të Shqipërisë. Sipas arkitektit të shquar emilian, modifikimi i raporteve të akseve të arenës nuk është fryt i ndonjë "tendence" moderne në stil, por një domosdoshmëri e diktuar nga terreni rrëzë kodrave.

Temat e fundit