Votim per Shtate Mrekullite e reja te botes - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Votim per Shtate Mrekullite e reja te botes

Votim per Shtate Mrekullite e reja te botes

· 1 · 2738

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-01-2006, 22:48:34
ZYRIH (ZVICER) Po funksionon nje sondazh gjigandesk global per te zgjedhur Shtate Mrekullite e reja te botes. E propozon nje fondacion kulturor privat, i quajtur "New 7 Wonders Foundation". Behet fjale per nje organizate, te lindur ne 2001 me vullnetin e aventurierit zvicerian Bernard Weber, i cili mbledh fonde, te destinuara per restaurimin e monumenteve te zhdukura ne gjithe planetin. Aktualisht, mes projekteve ne krijim e siper, do te jete edhe ai i rindertimit te Budes se Bamijanit, te shkaterruar pak vjet me pare nga talebanet. Ne pritje per ta pare konkretisht, me teper lajm tashme perben propozimi i fondacioneve per te ribere nje klasifiikim te ri te Shtate Mrekullive te botes, duke ia besuar zgjedhjen nje vote gjigande popullore.

Shtate Mrekullite

Numri shtate ka nje vlere magjike ne kulturen Mesdhetare dhe Perendimore: jane Shtate Sakramentet ndaj shtate mekateve kryesore, e nga shtate xhuxhat ne perrallen e Borebardhes te Shtate Mrekullite e botes antike: i zgjodhi poeti Antipatro i Sidonit dhe matematikani Filone i Bisanzios, qe kishin edhe mundesine per t ê·!ê·i pare te gjitha, gje e mundur vetem mes viteve 250 dhe 226 para Krishtit. Sot kane mbetur ne kembe vetem Piramidat e Gizes ne Egjipt; gjashte Mrekullite e tjera kane humbur. "New 7 Wonders Foundation" propozon zgjedhjen e shtate te tjerave dhe nisma eshte e ndare me dysh, per nje sere motivesh: para se gjithash, ne respekt te koheve te Antipatro dhe Filone, nderkohe qe gjashte nga Mrekullite "e vjetra" nuk ekzistojne me; por dhe per faktin qe ne kohe kane lindur te tjera, gjithashtu madherisht te mrekullueshme, e mbi te gjitha, Njeriu Perendimor ka hyre ne kontakt me bukuri artistike te zhdukura neper pese kontinentet.

Sondazhi

Zgjedhja e Shtate Mrekullive te reja nuk do te prese gjykimin e ndonje poeti apo matematikani. "New 7 Wonders Foundation" sapo ka shpallur nje fushate per t ê·!ê·i zgjedhur me vote popullore 77 ( 7 e dyfishte) veprat e parapelqyera nga njerezit. Mund te votohen vetem krijime te dores se njeriut, te bera brenda vitit 2000, dhe ne gjendje te mire ruajtjeje.

Nje komision ekspertesh, i udhehequr nga ish-drejtori i pergjithshem i Unesco-s Federico Mayor Zaragoza, dhe formuar mes te tjereve, edhe me arkitekte te famshem si Cesar Pelli (krijues i Kullave Petronas ne Kuala Lumpur) dhe Tadao Ando, kane zgjedhur nje liste me 21 vepra apo site arkeologjike, qe u bene te njohura per Vitin e Ri, por qe do te spostohen serish nga vota popullore (me internet apo telefon). Ne 1 Janar 2007 (vit qe me te drejte do te perfundoje me shifren magjike) bota do te njohe Shtate Mrekullite e reja.

Te parapelqyerat nga njerezit

Nuk duhet menduar qe 21 te klasifikuarat e para, ne fazen e pare te votes popullore, perkojne me ato te zgjedhura nga ekspertet e kontaktuar nga "New 7 Wonders Foundation". Ne pjesen me te madhe po, por jo gjithmone. Kulla e Pizes, e cila ne fakt ka arritur e shtata mes monumenteve te parapelqyera nga votuesit (mes monumenteve italiane vjen pas Koloseo), nuk ka hyre ne "klubin e 21". Pese Mrekullite e para te votuara nga njerezit kane qene Muri i Madh kinez, tempulli Potala a Lhasa (Tibet), Taj Mahal (India), Koloseo dhe piramidat e Chichén Itzá (Meksike). Tempulli Potala nuk eshte zgjedhur ne fakt nga juria e eksperteve, ne ndryshim nga monumentet e tjera te ituara. Ne vendin e 77 gjendet Kanali i Panamase.

Te parapelqyerat nga ekspertet

Komiteti i eksperteve ka zgjedhur 21 mrekullite e gjithe kontinenteve dhe epokave te ndryshme: nga Akropoli i Athines ne Teatrin e Operas se Sidnej, nga Koloseo ne Kullen Eifel ne Paris, nga Macu Picu ne Peru, ne Kremlinin ne Moske. Piramidat e Gizes (Egjipt), e vetmja Mrekulli "e klasifikimit te vjeter" ende ne kembe, kane hyre ne listen e 21 kandidaturave te perzgjedhura, edhe pse sipas votes popullore gjendeshin vetem ne vendin e 42; mund te kishin nderin se paku per te qene konsideruar mes Shtate Mrekullive "te vjetra e te reja".

Italia

Vendi, i cili sipas statistikave te Uneskos vlen si ai me trashegimine me te madhe artistike ne nivel boteror, nga sondazhi del me kocka te thyera, qofte nga ai i 77 mrekullive te zgjedhura nga njerezit (Koloseo, i katerti, Kulla e Pizes, e shtata, Palati Dukor i Venecias, i 26-i, Bazilika e San Pietros vetem e 61-ta, poshte Stadiumit Olimpik te Monakos!), e sidomos edhe ne 21 zgjedhjet e eksperteve, ku del se vlen vetem Koloseo.

Perjashtimet

Grupi i "Mrekullive" perjashton nga 21 te perzgjedhurat per sondazhin perfundimtar mjaft vepra, per te cilat mund te bertitej per skandal: Mungojne nga Sheshi San Marko ne Venecia, ne Duomo te Milanos, nga Moschea Blu e Stanbollit ne varret e Abu Simbel ne Egjipt, dhe Pompei ne Axum te Etiopise. Mes bukurive me te votuara nga njerezit, por te kundershtuara nga ekspertet, llogariten perjashtime te shkelqyera si; Qyteti i Ndaluar ne Pekin, Kembana Sistina, Versaja, Parlamenti i Westminster, shtepite prej balte te San e·0We·a ne Jemen. Dhe nese mes 7 Mrekullive "origjinale" pohohen dy statuja (ajo e Zeusit ne Olimpia dhe Koloseo i Rodit), mes 21 te perzgjedhurave nga ekspertet kane qene te parapelqyera Statuja e Lirise ne Nju-Jork, Krishti Redentore i Rio de Janeiro dhe Moai te Ishullit te Pashkeve, duke perfshire edhe Davidin e Mikelanxhelos, qe as ka hyre ne grupin e 77 veprave me te votuara nga njerezit.

Duke pritur votimin

Menjane behen edhe polemika, por nuk na mbetet vecse te presim verdiktin (dhe eventualisht te kontribuoni) pas nje viti. Duke konstatuar megjithate qe qindra milione kinezet dhe indanet mund te bejne te bjere "shi" votash per perfaqesuesit e tyre ne gare, Muri i Madh dhe Taj Mahal.

Partenoni, monumenti kryesor i Akropolit te Athines

Alhambra, pallati - fortese i Granades, ne Andaluzi

Qyteti antik i Angkor Wat, kryeqyteti i qyteterimit kamboxhian te Khmer

Kloseo ne Anfiteatrin Flavio te Romes

Piramidat e kompleksit te Chichén Itzá, ne Yucatan

Nje cope Kremlin, ne Moske

Statuja e Kristo Redentore ne Rio de Janeiro

Nje pjese nga Muri i Madh kinez

Mbetjet e qytetit te Macu Picu

Misteriozet Moai te Ishullit te Pashkeve

Keshtjella e Neuschwantein ne Gjermani

Bazilika e Santa Sofise, ne Stamboll

Stonehenge, ne jug te Anglise

Taj Mahal ne Agra, Indi

eatri i Operas se Sidnejt

Nje pjese e Tempullit Kyomizu ne Kioto

Shtepi dhe minare ne Mali

Nje nga varret ne Petra, ne Xhordan

Marre nga Koha Jone

Temat e fundit