Zbulim arkeologjik - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zbulim arkeologjik

Zbulim arkeologjik

· 1 · 1666

  • Postime: 148
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-10-2004, 09:47:23
Restaurimi i piktures murale ne kishen e famshme te Laboves se Kryqit, zbulon nje imazh jo te zakonte te Krishtit

Nje Krisht i rralle nen gelqere


Elsa Demo

Per tete milione leke te vjetra, nese nuk do te ishin derdhur me kaq veshtiresi, nuk do dihej dhe per sa kohe do te gerryhej nen gelqeren shekullore imazhi i mrekullueshem i ketij Krishti. Ne artin bizantin pak perjashtime gjen nga imazhet ikonografike sidomos te perfytyrimit te Krishtit. Ne vend te nje portreti asketi para syve kemi njeriun qe sikur e tremb jeta e perjetshme, ku syte nga te pervuajtur jane te ftohte, disi te habitur, pak te shqyer e te trembur. Buzet te holla, te vogla njelloj, por jo te shtrenguara sa te krijojne nje lulegoje, perkundrazi jane thjesht te qepura e pak te rena.
Fytyra nuk i ngjan nje trekendeshi te kthyer permbys, por eshte e plote, mjekrra gjithashtu burrerore. Duket jo aq bir i perendise se sa nje njeri i tokes. Megjithese floket dhe aureola e arte, jane tipike te atij imazhi pike per pike kanonik qe njihet.
Kjo pikture murale, ku ne qender eshte krishti dhe ne te majte Shen Meria qe nuk shfaqet paster, eshte skena kryesore e zbuluar nga restaurimi i koheve te fundit ne kishen e Laboves se Kryqit, ne Gjirokastres. Kater meter katrore pikture murale ishin fshehur nen gelqere. Ne fakt e gjithe kisha eshte e veshur fund e ane nga gelqerja. Specialistet e Institutit te Monumenteve te Kultures qe pastruan 20 m2 siperfaqe muri nga kjo bardhesi gerryese, thone se as prinderit e vendasve qe jane sot 50-60 vjecare nuk e mbanin mend qe kur kisha ishte ne kete gjendje.
Autoret e projektit per restaurimin e piktures murale jane Adrian Çene dhe Gentian Vokopola qe se bashku me grupin e punes te Institutit te Monumenteve te Kultures, Mihallaq Qarri dhe Spiro Lacka, punuan per dyzet dite, me mbeshtetjen e Drejtorise Rajonale te Monumenteve ne Gjirokaster. Sipas drejtuesve te Monumenteve eshte bere nje pune serioze. Po ky grup ka punuar edhe per restaurimin e afreskave ne Xhamine e Ethem Beut ne Tirane dhe rivendosjen e afreskeve ne kishen e Shen Todrit Kadi Pasha, ne Lushnje. 'Projekti yne parashikonte nje restaurim estetik, qe do te thote se nuk do te behej vetem heqja e gelqeres dhe pastrimi me bisturi. Por eshte bere integrimi piktorik i figures dhe jane aplikuar teknika te reja si qepje, pastrim me wishap',- thote Adrian Çene, nje nga autoret e projektit i cili para se te merrte kete pune persiper, eshte specializuar ne Venecia per pikture murale.
'Kisha eshte funksionale. Besimtari ashtu si turisti nuk do te shohe mure te rrjepur. Prandaj eshte i nevojshem restaurimi qe te jete e vizitueshme. Tani edhe rruga po asfaltohet dhe ky objekt ndodhet ne te njejtin itinerar turistik me Saranden e Butrintin. Ndodhet vetem 15 km larg Gjirokastres.'
Pikturat murale mendohet te jene te shek.XI dhe do te ishte e pazakonte qe imazhet e zbuluara, t'i perkasin kesaj kohe, kur ikonografia aplikohej sipas disa parimeve strikte.
Sipas studiuesit gjerman Gutram Koch, kisha e Shen Merise ne Laboven e Kryqit 'eshte nje nga monumentet me te rendesishme mesjetare te Shqiperise dhe njekohesisht te mbare arkitektures bizantine'. Eshte e tipit te kryqit te brendashkruar me kupole. Ne vitin 1776 jane rindertuar strukturat e demtuara te kishes. Sipas burimeve, ajo i perket shek.VI, periudhes se Justinianit te madh i cili mbreteroi gjate viteve 527-563. Me porosi te ketij perandori, mendohet te jete sjelle ketu kryqi i famshem, nga i cili ka mbetur emertimi 'Labova e Kryqit', i pajisur me nje cope druri te shenjte, nga kryqi ku u kryqezua Krishti.
'Vetem nese do te kete fonde do te vazhdoje projekti ne ambiente te tjera per konsolidimin e harqeve, kolonave. Do te perdorim te njejtat teknika per pastrimin e blozes dhe evidentimin e piktures ne kupolen e mbuluar me gelqere. Jane krijuar boshlleqe qe ndikojne ne shkeputjen e afreskut nga muri si pasoje e lageshtise se brendshme',- thote Vokopola, nje nga autoret e projektit.
Te terheq vemendjen fakti se ky eshte projekti i trete qe IMK realizon nga te rinjte. Kete vere eshte bere nje pune e madhe ne dy kisha te rendesishme si kjo e Laboves se Kryqit dhe ajo e '40 shenjtoreve' ne Sarande. Nderkaq priten rezultatet nga kisha e Balldrenit ne Lezhe.
Me rezultatet e projektit te tyre te pare specialistet e rinj perballen me hipotezat 'nese projekti do te vazhdoje'. Tete milione leke te vjetra te investuara ne nje trashegimi qindravjecare. Atehere si pretendon Ministria e Kultures 't'iu heqe pluhurin monumenteve', kur dhjetefishin e kesaj shifre e hedh per aktivitete qe zgjasin vetem nje nate. Politika qe ndjek kjo ministri per 'imazhin' e kultures shqiptare, te le pershtypjen sikur me e rendesishme eshte si na shohin te tjeret, kur ne fakt nuk permbushen detyrimet urgjente, qe ekzistojne pavaresisht c'mendojne turistet.

« Editimi i fundit: 22-12-2004, 02:17:46 nga Gjumashi »

Temat e fundit