Zbulim i ri ne Apoloni - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zbulim i ri ne Apoloni

Zbulim i ri ne Apoloni

· 1 · 939

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 20-08-2010, 10:37:15
Një këmbë e një statuje është gjetur në rrënojat arkeologjike të Apolonisë.
Një ekspeditë shqiptaro-franceze pas zbulimit të një busti të ruajtur në gjendje shumë të mirë, brenda pak ditësh ka bërë zbulimin e dytë të rëndësishëm.

Këmba është gjetur në një nga kanalet anësore të vilave romake në bllokun e vilave në pjesën perëndimore të qytetit antik të Apollonisë.

Kjo këmbë tërësisht me material bronzi, e zbukuruar me punime në pjesën e prapme të saj, sipas specialistëve, daton në shekullin e dytë ose të tretë të erës sonë, e njohur ndryshe dhe si periudha romake në këtë qytet të lashtë.

Sipas njerit prej bashkëdrejtuesve të ekspeditës, profesor Zhan Lyk, gjetja e rrallë arkeologjike, sjell një zbulim po të rrallë, me anë të të cilit vërtetohet se në qytetin antik të Apolonisë ka ekzistuar një shkollë për skulpturat e llojit të tillë.

Kjo këmbë, tha ai, i përket një statuje që kap një gjatësi rreth dy metra.

Ajo u gjet në kanalin ujëmbledhës të bllokut të vilave romake, është lënë atje gjatë braktisjes që i bënë qytetarët pronarë të këtyre vilave, qytetit antik, në periudhën romake.

Pas zbulimit pjesa e këmbës prej bronzi, i është nënshtruar restaurimit paraprak, pasi u pastrua prej dherave dhe mbetjeve të tjera, kjo pjesë statuje këmbe, tregon qartë se është e llojit të vetëm të gjetur në vendin tonë.

Në këtë këmbën prej bronzi ruhen mirë gdhendjet zbukuruese prej skulptorit.

Me këtë gjetje të re Apolonia po futet në rrjedhen e qyteteve që ka se çfarë të ofrojë për turistët vendas dhe të huaj.

Temat e fundit