Zbulohen eshtrat e gladiatores femër - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zbulohen eshtrat e gladiatores femër

Zbulohen eshtrat e gladiatores femër

· 1 · 918

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-07-2010, 16:15:21
Arkeologët kanë zbuluar eshtrat e një “gruaje muskuloze” që mund të ketë qenë një gladiatore femër gjatë pushtimit romak të Britanisë. Gruaja u varros në një arkivol druri përpunuar me shirita hekuri dhe rrathë bakri në Credenhill, Herefordshire - në afërsi të selisë së SAS.



Mbetjet e saj u gjetën në një pozitë të strukur në një zonë që mendohet të jetë një periferi e qytetit të afërt romak të Kenchesterit. Menaxheri i projektit arkeologjik, Robin Jackson, tha: "Kur kemi parë këmbët e kockat e krahut dhe muskujt bashkangjitur, menduam se ishte një burrë trupmadh. Por legeni dhe koka e të gjithë treguesit e gjinisë, thonë se kjo është një grua”. Ai tha se një shpjegim mund të jetë që ajo ishte një gladiatore femër. "Arkivoli është mjaft mirë i përpunuar dhe ndoshta është një arkivol shumë i shtrenjtë dhe megjithatë, gjendja e personit në të dukej sikur kishte një jetë të vështirë dhe me shumë punë dhe kështu që ka një anomali”. Një vakt viçi dhe një tenxhere janë gjetur në varr dhe ajo u varros në krye të një baze me zhavorr. Gjithashtu, i pazakontë ishte vendi ku ajo u varros - në periferi, në vend të një varreze në buzë të vendbanimit, siç ishte ligji në kohët romake. Gjetja arkeologjike është si rezultat i gërmimeve përpara ndërtimit të skemës së zbutjes së përmbytjeve në rajon, skemë e cila do të mbrojë shtëpitë dhe bizneset në Hereford. Rruga në pjesën lindore të Kenchesterit është ndërtuar nga ushtria romake në mes të shekullit të parë pas Krishtit.

Standard

Temat e fundit