Zbulohet në Karaburun një anije e mbytur - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zbulohet në Karaburun një anije e mbytur

Zbulohet në Karaburun një anije e mbytur

· 1 · 1043

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 15-06-2010, 09:24:26
KARABURUN-Ekspedita shqiptaro-amerikane e kërkimeve nënujore, e cila prej katër vitesh eksploron ujërat shqiptare, njofton mbi zbulimin e radhës, i cili këtë herë është shumë pranë gadishullit të Karaburunit.
Bëhet fjalë për një anije mjaft të madhe në gjatësinë prej 140-145 metrash, deri më tani anija më e madhe e zbuluar prej kësaj ekspedite. Anija mendohet se duhet t'i përkasë periudhës midis dy luftërave botërore dhe duhet të ketë qenë një anije transportuese e përdorur nga marina luftarake e një prej fuqive ndërluftuese, të cilat lundronin përgjatë bregdetit shqiptar. Anija, e cila gjendet në një thellësi mbi 80 metra, është e goditur nga dy silurë në bash dhe në kiç, duke krijuar idenë se kjo anije është e goditur gjatë periudhës së luftës.
Arkeologët e ekspeditës shqiptaro-amerikane, duke parë të dhënat teknike të anijes si dhe vendndodhjen e relitit të mbytur, mendojnë se anija e sapogjetur mund të jetë një prej anijeve të Marinës italiane, e cila u godit nga nëndetëset angleze në 14 qershor të 1943, në ora 14:10 të pasdites. Nëse kjo e dhënë do të përputhet me studimin e mëtejshëm të këtij reliti arkeologjik, atëherë mund të thuhet se kjo ekspeditë mund të ketë zbuluar vendndodhjen e anijes italiane "ROSANDRA". Anija "ROSANDRA", një anije me kapacitet mbi 8 mijë ton e Marinës italiane dhe e ndërtuar në kantierin e Triestes në 1921-in, rezulton e mbytur nga nëndetëset britanike në 14 qershor 1943, në një lundrim që rezultoi fatal nga porti i Vlorës për në portin grek të Patras, ku transportonte materiale të ndryshme për ushtrinë italiane. Nëse anija e zbuluar nga ekipi shqiptaro-amerikan rezulton të jetë "ROSANDRA", atëherë kemi një koincidencë mjaft interesante, pasi zbulimi u bë vetëm 3 ditë larg përvjetorit të mbytjes së saj. Ekspedita e drejtuar nga bashkëdrejtorët, Dr. Jef Royal për palën amerikane dhe Dr. Adrian Anastasi i Institutit të Arkeologjisë dhe i financuar nga RPM Nautical Foundation, një prej fondacioneve të njohura amerikane në këtë fushë, mendojnë se ky zbulim i rëndësishëm tregon edhe një herë për vlerat e mëdha që fshihen në thellësitë e detrave shqiptare. Ky zbulim do të sjellë një interes mjaft të madh për specialistët e kësaj periudhe, të cilët mund të hedhin dritë më shumë mbi fatin e kësaj anijeje italiane, e mbytur gjatë periudhës kur ushtria italiane do të kapitullonte në frontin e luftës botërore. Ekspedita arkeologjike nënujore shqiptaro-amerikane do të vazhdojë edhe për dy muaj të tjerë të skanojë fundin e detit me synim bërjen e hartave të nënujit, një projekt ky i cili e vendos Shqipërinë në vendet e pakta të Mesdheut, të cilat kanë bërë të mundur identifikimin e pasurive të tyre nën ujore. Po kështu, sipas koordinatorit të kësaj ekspedite, Auron Tare, synimi final i këtij projekti është krijimi i një Muzeumi të Arkeologjisë nënujore, mundësisht në Porto Palermo, i cili do të jetë unikal në llojin e vet, duke bërë të mundur që Shqipëria të ketë mundësi jo vetëm të ruajë pasuritë e veta nënujore, por edhe t'i ekspozojë ato në të mirë të publikut, si edhe në rritjen e interesimit të turizmit të qëndrueshëm kulturor.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Temat e fundit