Zbulohet një banjë gjigande romake në Butrint - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zbulohet një banjë gjigande romake në Butrint

Zbulohet një banjë gjigande romake në Butrint

· 3 · 1389

  • Postime: 4466
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 06-09-2005, 04:45:19
Një kompleks gjigand banjash romake që shtrihet në një hapësirë afro 2000 metra katrorë, është 'zbulimi' më i fundit në Butrint. Ky përfundim ka dalë nga gërmimet e fundit në zonën pranë Bazilikës së madhe që u realizuan në ekspeditën afro një mujore, e para ekspeditë arkeologjike shqiptare që pas viteve '90 në Butrint. Kjo ekspeditë arkeologjike e riktheu dhe një herë te pasioni i vjetër arkeologun e njohur prof. Neritan Cekën. Bëhet e ditur se zbulimet nga këto gërmime, janë mjaft interesante si për Qytetin Antik, ashtu edhe për periudhën klasike. Kjo ekspeditë që nisi në muajin gusht, ndërmori një sërë gërmimesh pikërisht në zonën e Agorasë dhe Forumit Romak.
Në këtë zonë, gërmimet e para janë ndërmarrë nga Ugolini në fund të viteve '20 e fillim të viteve '30. Por me sa duket nga arkivat që ka lënë Misioni Italian, mendohet se arkeologu italian nuk e kuptoi që e gjithë ndërtesa e madhe ishte një kompleks termash gjigante. Për këtë arsye, prof.Ceka mendon se zbulimi i kësaj zone mund të sjellë të reja shumë interesante për periudhën e shek. të II p.k e deri në atë të shek. VI p.k, periudhë kjo e mbushur me ndryshime shumë të mëdha në Historinë e Mesdheut. Të rejat që mund të dalin nga këto gërmime, do të kontribuojnë në të kuptuarit më mirë mbi rolin e qyteteve bregdetare të Epirit dhe Ilirisë me pjesën tjetër të Perandorisë Romake. Ekspedita u financuar nga të ardhurat e Parkut Kombëtar të Butrintit, të ardhura këto që sigurohen nga shitja e biletave si dhe nga donatorët, të cilët kanë interes për të mbështetur projekte të tilla. Drejtori i Parkut të Butrintit Auron Tare, i cili tregon për Gazetën shumë detaje nga gërmimet dhe zbulimet e kësaj ekspedite, përmend si një mbështetës të veçantë "Vodafone Foundation", i cili veç kësaj ekspedite, ka financuar disa prej studentëve dhe specialistëve shqiptarë, të cilët kanë marrë pjesë në shkollën verore të antropologjisë në muajin maj. "Në këtë donacion përfshihen edhe një sërë publikimesh promocionale për Parkun e Butrintit, por edhe publikimi i rezultateve të ekspeditës Arkeologjike Shqiptare",- thotë Tare. Sapo është mbyllur një ekspeditë arkeologjike mjaft e rëndësishme në Butrint, e drejtuar nga ekspertë shqiptarë. Në gërmimin e ekspeditës shqiptare të drejtuar nga profesor Neritan Ceka, morën pjesë studentë shqiptarë të diplomuar në arkeologji, por dhe një numër vullnetarësh të huaj, të ardhur enkas për këtë ekspeditë në Butrint. Gjatë dimrit, Parku Kombëtar i Butrintit nëpërmjet një publikimi shumë serioz në Amerikë të quajtur "American Journal of Archaeology", botoi të dhëna mbi këtë ekspeditë dhe si rrjedhim pati një interes shumë të madh për pjesëmarrje në të. Konceptimi i kësaj ekspedite arkeologjike është bërë në mënyrë të tillë, që drejtimi i saj të jetë nga ekspertë shqiptarë të arkeologjisë, siç është rasti i prof. Neritan Cekës, por ajo është e hapur për të gjithë ata profesionistë, studentë apo vullnetarë të huaj që dëshirojnë të kontribuojnë në të. Kjo do të sillte një të re interesante në fushën e gërmimeve në Butrint, pasi është ekspedita e parë arkeologjike pas '90-tës, që drejtohet nga arkeologë shqiptarë që gërmojnë në Butrint. Por kjo ekspeditë është edhe një tregues për potencialin gjithnjë në rritje të Parkut Kombëtar të Butrintit, i cili tashmë mund të ideojë, organizojë dhe financojë ekspedita arkeologjike duke dhënë kështu një shembull shumë pozitiv në manaxhimin e Trashëgimisë Kulturore.

çfarë të veçantash solli kjo ekspeditë?
Të veçantat e kësaj ekspedite janë të shumta dhe nisin që me fazën e parë të saj në muajin maj. Bëhet fjalë për një bashkëpunim dy vjeçar të Universitetit të Sirakuzës, kolegjit Utika të New Yorkut dhe Ekspeditës Arkeologjike Shqiptare të drejtuar nga prof. Ceka. Në këtë fazë u studiua materiali i dalë nga puna e vitit të kaluar dhe më saktë skeletet e gjetura nga gërmimet e prof. Cekës, të cilat datojnë në periudhën e mesjetës. Gjithashtu në të veçantat e kësaj ekspedite, unë do të veçoja zbulimin e sallës kryesore të banjës me mozaikë, një pjesë e së cilës është e ruajtur mirë, ndërsa pjesa tjetër është e dëmtuar pjesërisht nga ndërtimet e mëvonshme që janë kryer në këtë zonë. Kompleksi i Banjave është ndërtuar në shek. e 2-të p.k gjatë periudhës së perandorit Hadrianit, i cili ka qenë një ndërtues shumë i madh i veprave publike në të gjithë perandorinë. Sipërfaqja e tyre mund të jeta rreth 2000 m2. Ndërtesa ka qenë e veshur e gjitha me mermer dhe e shtruar me mozaikë me ngjyra. Sasia e madhe e mermerit që po del në gërmimet e vërteton këtë fakt. Mendohet nga prof. Ceka, se ndoshta rreth shekullit të IV p.k, pra me dyndjet gote në Ballkan dhe Butrinti të ketë pësuar një goditje shkatërruese nga këto dyndje dhe si rrjedhim, kompleksi i Banjave të jetë shkatërruar. Nga vështrimi fillestar i gjetjeve që dolën nga gërmimet dhe që i përkasin shek. të IV, shikohet se mermeri që vishte godinën, është shkrirë dhe është kthyer në gëlqere për t'u përdorur pastaj për në vende të tjera. Po kështu doli edhe një pjesë statuje, e cila me sa duket është thyer dhe është djegur për gëlqere.

Pra bëhet fjalë për shkatërrimin e një objekti për të ndërtuar më vonë një tjetër?
Sipas një interpretimi fillestar të këtyre gërmimeve nga prof. Ceka, kemi një lidhje interesante midis shkatërrimit të këtij kompleksi dhe ndërtimit të Bazilikës Paleokristiane që ndodhet shumë pranë. Këto gërmime mendohet se do të sjellin gjithashtu një revizionim të kujdesshëm të datimit të Bazilikës, pasi deri më tani mendohet se kjo Kishë është ndërtuar në shek. e VI pas Krishtit. Nga të rejat që po vijnë prej gërmimit, po krijohet një mendim se ndoshta kjo Bazilikë mund të jetë edhe më e hershme. Sigurisht duhet të presim për gërmimet e mëtejshme për t'u bindur në se kjo ide është e saktë apo jo.

Cili është materiali i dalë nga gërmimet e mësipërme?
Materiali i dalë nga këto gërmime është një material mjaft interesant. Kemi një qeramikë shumë të pasur të periudhave të ndryshme, por që vërtetojnë akoma më shumë lidhjen e Butrintit me të gjitha portet kryesore të Mesdheut. Kemi gjithashtu objekte prej qeramike që janë përdorur për objekte luksi të glazuar, apo edhe të pa glazuar. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë disa kandilë të zbukuruar me figura të ndryshme si dhe vulosuara, pra që mbajnë vulat e firmave që i kanë prodhuar. Pjesë e zbulimeve janë dhe disa amfora shumë të mëdha që ndoshta mund të jenë nga Afrika e Veriut dhe janë përdorur për transportin e verës. Por pritet rezultati që do të dalë nga studimi i specialistëve për të gjetur origjinën e tyre të veçantë. Ndërmjet objekteve të tjera të zbuluara në gërmime, doli në sipërfaqe dhe një objekt i vogël mjaft interesant fildishi (nuk është gur shahu sigurisht), i cili me sa kuptohet ka qenë një prej pjesëve të lojërave që luheshin në kohët romake. Kjo lojë, sipas të gjitha gjasave, është e ngjashme me lojën e damës, ose siç njihet ndryshe "nënçi", që përdoret sot nga mosha të ndryshme, pra është një lojë zbavitëse e qytetarëve, që luhet në kohën e lirë. Do të thosha që ky kompleks, në të cilin është përqendruar puna gërmuese e ekspeditës së prof. Cekës, është një nga më të mëdhenjtë në Qytet.

Në çfarë përmasash shtrihet ky kompleks?
Nga matjet që po bëhen, rezulton se përmasat janë një sipërfaqe rreth 2 mijë metra katrorë. E gjithë kjo sipërfaqe është e veshur me mermer, duke treguar se kemi të bëjmë me monument mjaft luksoz, një banjë luksi e përdorur nga aristokracia e qytetit, ku aristokratët diskutonin për problemet e qytetit, apo problemet e kohës që jetonin.

  • Postime: 4466
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 06-09-2005, 04:46:03
Ceka: Zbulimet e veçanta në qendrën e Butrintit


Profesor Neritan Ceka, ka qenë për një muaj rresht në krye të ekspeditës shqiptare të arkeologjisë, që u zhvillua në Butrint gjatë muajit gusht. Për zbulimin e banjës romake dhe të një varg objektesh të tjera mjaft interesante, Ceka rrëfen për gazetën rëndësinë e tyre dhe detaje nga historia që përfaqësojnë.

çfarë do të thotë për ju si specialist zbulimi i kësaj banje romake?
Ky zbulim mjaft interesant i kësaj terme (banje)romake, tregon se kemi të bëjmë me një ndërtesë mjaft luksoze, gjë të cilën e tregojnë edhe mozaikët e gjetur në të. Mozaikët kanë figura gjeometrike, ndërsa fusha është në ngjyrë rozë. Për shtresat kulturore në këtë zonë do të thosha se ato datojnë prej shek. II deri në VI, kohë kur mund të jetë ndërtuar edhe Bazilika e Madhe e Butrintit dhe kemi gjithashtu materiale të shek. XV, që përfaqësojnë në këtë mënyrë zhvillime interesante të historisë së Shqipërisë, që vijnë deri në pushtimin turk.

Por gjatë gërmimeve ka patur dhe zbulime të tjera. Mund të jepni detaje për to?
Po, në këtë zonë kemi gjetur edhe disa monedha të periudhës romake dhe bizantine, si dhe një monedhë mjaft e veçantë, që vjen nga Cizikus i Azisë së Vogël. Ky element i zbuluar flet për një marrëdhënie mjaft të fuqishme të qytetit antik të Butrintit me qytete të tjera të Mesdheut. Po kështu qeramika e bollshme që është zbuluar këtu, të jep një pamje të Butrintit, që do ta cilësoja me shumë interes. Kjo qeramikë që është nga periudha e antikitetit të vonë në Mesjetë, tregon për një fokusim marrëdhëniesh të fuqishme tregtare të Butrintit me Venecian, Bolonjën, por edhe me Italinë e Jugut. Këtej vjen një pjesë e madhe e qeramikës së glazuar. Ndërkohë do të thosha që shtresa e shek. VI pas Krishtit, kohë kur ndërtohej bazilika, po na sjell materiale mjaft të pasura, që lidhen me kohën e sundimit të Justinianit, perandor bizantin me origjinë dardane. Me sa kuptohet dhe nga materialet e bollshme që dalin dhe që i përkasin kësaj periudhe, Butrinti, ndryshe nga shumë qytete të tjera, që patën një rrudhje për shkak të dyndjeve sllave, duke qenë i mbrojtur në pozicionin e tij natyror, por edhe i tejhapur nga kontaktet me botën antike, shfaqet si një nga qytetet më aktivë. Pra duhet thënë se, Butrinti i kësaj kohe ka marrëdhënie kulturore dhe tregtare me gjithë pellgun e Mesdheut. Interesante duhet thënë se të gjitha këto amfora të gjetura këtu, tregojnë se verërat si dhe prodhimet e tjera, vijnë nga Spanja, por edhe nga Afrika, Italia e Jugut dhe Azia e Vogël. Një pjesë e qeramikës e ka origjinën pikërisht këtej. Gjithashtu, enë luksoze vijnë nga Tunizia.

  • Postime: 4466
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 06-09-2005, 04:47:29
Studiohen skeletet e gjetura në Butrint

Faza e parë e ekspeditës shqiptare në Butrint, ishte ajo e studimit të materialit të dalë nga gërmimet e një viti më parë. Në muajin maj, një grup arkeologësh dhe studentësh amerikanë të Universitetit të Sirakuzës, kolegji Utika të New Yorkut, studiuan skeletet e dala nga gërmimet e vitit të kaluar. Në këtë studim morën pjesë edhe 8 studentë shqiptarë, të cilët u trajnuan në degën e antropologjisë, degë e cila nuk ekziston akoma në arkeologjinë shqiptare. Sipas drejtorit të parkut të Butrintit Auron Tare, ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhme, ku synohet që me ndihmën e antropologëve amerikanë dhe të antropologut shqiptar dr. Aleksandër Dhima, të përgatitet një grup studentësh shqiptarë mbi njohuritë e antropologjisë. Po kështu synohet të krijohet një laborator antropologjie në Butrint, si dhe me interes do të jetë rimodelimi i skeleteve të gjetura në periudha të ndryshme në Butrint. Duke përdorur teknika më të avancuara botërore, antropologët amerikanë do të synojnë që të rikrijojnë imazhin e fytyrave të banorëve antikë të Butrintit. Këto imazhe do të vendosen në Muzeun e Butrintit, i cili së shpejti do të hapet për publikun.

Temat e fundit