Zbulohet tempulli jashtë Apolonisë - Arkeologji

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zbulohet tempulli jashtë Apolonisë

Zbulohet tempulli jashtë Apolonisë

· 1 · 1041

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-11-2005, 05:56:51
Gërmimet kryhen nga arkeologë shqiptarë dhe të huaj

I përket shek. V para erës sonë


Eshtë zbuluar një kompleks themelesh të një tempulli jashtë mureve të qytetit antik të Apolonisë. Një grup i përbashkët arkeologësh të huaj dhe shqiptarë, nga një gërmim në perëndim të mureve të qytetit antik të Apolonisë, kanë zbuluar për herë të parë themelet e këtij tempulli. Gërmimet janë kryer në një distancë të shkurtër nga fshati Pojan dhe pikërisht në pronat e familjes së Bonjakëve. Nga gërmimet e deritanishme është arritur të përcaktohet qartë vendndodhja e tempullit. Sipas arkeologëve, ky tempull i përket periudhës arkaike e klasike të shekullit V para erës sonë. Në këtë tempull bie në sy dyshemeja e tij, si dhe një punishte për prodhimin e qeramikës, nga e cila janë gjetur kryesisht pjata dhe enë kuzhine. Gjithashtu nga ky tempull kanë dalë një numër i madh terakotash, ose të quajtura ndryshe figurina, të cilat tregojnë se ky tempull i është dedikuar një perëndie të rëndësishme për qytetin. Sipas arkeologëve mund të jetë perëndia Artemis apo Apolloni. Kjo do të mund të përcaktohet vetëm me gërmimet e mëtejshme. "Është zbuluar një tempull i madh në botën antike. Është një zbulim mbresëlënës që do të ndikojë shumë për trashëgiminë kulturore shqiptare",- është shprehur prof. Jack Davis, bashkëdrejtor i projektit dhe profesor në Universitetin e Cincinnatit, SH.B.A, duke theksuar se " ky tempull do të luajë një rol të rëndësishëm për turizmin shqiptar".

Tempulli
Tempulli i zbuluar rreth 1 kilometër larg qytetit antik të Apolonisë, është 5 metra i gjatë, i hapur në pjesën lindore të rrugës që vjen nga jugu i fshatit të Pojanit dhe kalon në kompleksin e familjes së Bonjakëve. Gërmimet kanë arritur deri në thellësinë 1.5 metër poshtë nivelit të rrugës. Kuadrati i këtij tempulli është 3 x 3 metra katrorë dhe ndodhet në hyrjen kryesore të kompleksit. Depozitat e gërmuara gjerësisht i përkisnin periudhës së mesme Helenistike. Por duke gërmuar më thellë, u arrit niveli i shtresës që datonte periudhën e vonë klasike. Depozita helenistike përmbante shumë figurina që ishin më të plota se në kuadratet e tjerë ku shumë nga figurinat janë djegur pasi janë thyer. Arkeologët shprehen se nga gërmimet e bëra te familja e Bonjakëve, është e qartë se këtu kemi vendndodhjen jo vetëm të një sanktuari të lashtë, por edhe të një tempulli monumental të gurtë. Gjithashtu ata shprehen se në periudhën Arkaike dhe Klasike ky sanktuar duket se qëndronte jashtë qytetit të Apolonisë, pranë lumit Vjosë, e mbase në skaj të fushës moçalore. Gradualisht në periudhën helenistike e romake, zona midis sanktuarit u banua. Dhe duket se në një moment ende të papërcaktuar, tempulli u përdor si gurore. Gërmimet e mëtejshme do të sillnin të dhëna të reja dhe do të sqaronin datën e ndërtimit dhe të shkatërrimit të tempullit. Por duhet që pronarët të kompesohen dhe toka t'i kalojë shtetit.


Permasat
Gërmimet e deritanishme kanë arritur thellësinë 1.5 metër poshtë nivelit të rrugës dhe kanë zbuluar se tempulli është 5 metra i gjatë. Ndërsa kuadrati i tij është 3 x 3 m2 dhe ndodhet në hyrjen kryesore të kompleksit.

ZBULIMI
Nga gërmimet e një grupi të përbashkët arkeologësh shqiptarë dhe të huaj, është zbuluar një kompleks themelesh rreth 1 kilometër larg mureve të qytetit antik të Apolonisë. I përket periudhës arkaike dhe klasike të shek. V p.e.s.


Irma Hoxha G.Shqiptare

Temat e fundit