×

Me bibël në ligjërata

· 3 · 1515

Me bibël në ligjërata

· 3 · 1515

  • Postime: 455
  • i identifikuar
    sedati
    ne: 05-04-2006, 23:51:57
    Me bibël në ligjërata

    Prishtinë, 3 PRILL — Bill Burtness krahas literaturës së nevojshme për të studiuar bazat e mendimit politik amerikan, si alternativë ka përdorur edhe Biblën. Sipas tij, i gjithë mendimi politik i ShBA-ve bazohet në librin kishtar. Ai materialet fetare i ka shpërndarë në orë të mësimit, ndërsa studentët e mllefosur në këtë gjest që e quajtën propagandë, janë ankuar edhe në instancat më të larta të fakultetit.
    Bill Burtness, profesori mysafir nga Universiteti i Kombeve i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, studentëve në sallën e mësimit u ka shpërndarë falas bibla, duke aluduar se politika amerikane bazohet në Bibël.
    Express posedon një incizim me telefon ku shihet Bill Burtness gjatë ligjëratës në Fakultetin Filozofik duke shpërndarë librin e shenjtë, i ndihmuar nga përkthyesi i tij.


    Kjo nuk ka kaluar pa reagime të studentëve dhe debate, më shumë në mes vete sesa me profesorin, që ata e quajnë profesori propagandues. Megjithatë studentët e pranishëm janë detyruar që të marrin nga një Bibël pa vullnetin e tyre, pa pasur shumë guxim që ta refuzojnë profesorin e lëndës.
    Studentët që vijojnë studimet në Fakultetin Filozofik pranojnë të flasin për gazetë, por me një kusht. Emri dhe mbiemri i tyre të mos u bëhet publik, ngase shprehen të bindur se kjo di t'u kushtojë shtrenjtë, ndërsa Express posedon të incizuara deklaratat e tyre.
    Studenti i vitit të parë, H. D., pohon se shpërndarja e biblave gjatë ligjëratës ka shkaktuar revoltë te studentët, ndërsa pohon se deri më tash nuk kanë marrë ndonjë skript nga profesori në fjalë për lëndën e tij. "Jo, jo ai vazhdimisht i referohet Biblës. Ne kryesisht marrim shënime. Biblat është fakt që i ka shpërnda, por unë për vete nuk e kam lexuar. Unë mendoj se kjo është një propagandë fetare edhe jam i bindur se profesori është një misionar katolik", thotë ai.
    Përderisa shkon për t'i ndjekur ligjëratat në këtë lëndë, njëri nga studentët duke hyrë në sallë thekson se vetë fakti që lënda në fjalë i ka 6 kredi, atëherë shihet se dikush ka për qëllim që ligjëratat e kësaj lënde t'i ndjekin sa më shumë studentë dhe se asgjë nuk është e rastësishme. "Unë mendoj që këtu fillimisht po i zënë fillet edhe të një lufte fetare. Kjo ka nxitë shumë polemika midis krishterëve dhe studentëve të besimit islam, do me thënë kanë filluar fërkimet", thotë H. D. Ndërsa studenti Sh. R. Tregon se pasi e ka parë profesorin duke shpërndarë bibla, e ka kundërshtuar atë.
    "Unë e kam kundërshtuar për arsye se unë besimin krishterë nuk e pranoj edhe i kam arsyet e mia pse nuk e pranoj. Unë i kam dhënë arsyet e mia pse nuk e pranoi. Por më shumë e kam kundërshtuar se lënda e mban titullin 'bazat e të menduarit politik amerikan'edhe në krejt ligjëratën flitet për historinë e Biblës", thotë Sh. R. i cili po ashtu është emër i njohur për redaksinë.
    Studenti Sh. R. pohon se do të ishte shumë më mirë sikurse profesori Bill Burtness t'u ofronte një skript nga e cila do të mësonin, sesa t'u shpërndante bibla. Ai shprehet i bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk qeverisen
    me Bibël.
    "Është propagandë fetare, normal. Dihet misioni i tij se çfarë është", thekson Sh. R., duke shtuar se shpreh dyshimin që profesori në fjalë vjen nga ndonjë organizatë për të thirrur në fenë e krishtere nëpër vendet e banuara me qytetarë të besimit Islam. Sh. R. kujton se si në tetor të vitit 2005 një grup i profesorëve kanë organizuar seminare për studentët e vitit të parë 'se si ata duhet t'u qasen studimeve për me arrit atë që synojnë studentët'. "Ama shumë pak u fliste për këto sene, ma shumë u flitje për krishterim", thekson ai.
    Selim Daci, dekan i Fakultetit Filozofik, pohon se nëse profesori ka shpërndarë bibla në orën e mësimit, atëherë kjo është tipike propagandë fetare dhe si veprim për Dacin është i papranueshëm. Dekani thotë se ka marrë ankesë nga disa studentë pa u identifikuar për problemin e lëndës në fjalë, ndërsa është duke pritur që studentët të bëjnë të ditur emrat e tyre. Ai thekson se sikur studentët të ankohen që Bill Burtness po shpërndan bibla gjatë ligjëratave në godinën e Fakultetit Filozofik, atëherë dekani Daci do të ndërmarrë hapa për ta ndalur këtë.
    "Mirë nuk kishte me qenë profesori të shpërndan bibla, ose profesori i mendimit Islam të shpërndan Kuran. Nëse kam informata të sakta, atëherë unë do të marr edhe masa. Ende nuk kam informata të sakta. Patjetër që nëse studentët ankohen dhe e konstatoj se një gjë është e dëmshme për procesin mësimor në universitet, unë e ndërpres", deklaron Selim Daci.
    Nga ana tjetër, Ibrahim Gashi, shef i Departamentit të Shkencave Politike në Fakultetin Filozofik, pohon se është në dijeni se dikush nga studentët është ankuar në dekanat. "Unë nuk besoj që ai Biblën e ka ofruar si literaturë, se sigurisht reagimi do të ishte më i gjerë i studentëve.
    Ai e ka ofruar si një burim ku studentët mund të gjejnë diçka për atë që ai e ka shpjeguar", thotë Gashi. Sipas tij, profesori e ka shpërndarë Biblën si literaturë plotësuese për ata që duan ta lexojnë dhe jo si të obliguar.
    Por në syllabusin që profesori Bill Burtness u shpërndan studentëve shihet se në mesin e literaturës për këtë lëndë përveç dy librave tjera, bën pjesë edhe Bibla. Sikurse dekani Selim Daci edhe Ibrahim Gashi thotë se nëse merr ndonjë reagim nga studentët, do të ndërmarrë hapa konkretë.
    "Me ligjet në fuqi që ka mbi arsimin e lartë, ndalohet çfarëdo propagande fetare e cilit do konfesion. Ndalohet që të zhvillohet në universitet. Sigurisht është e papranueshme", pohon Gashi.
    Ndryshe nga studentët, Gashi thotë se lënda në fjalë i ka pesë kredi dhe jo gjashtë. Por profesori Bill Burtness mohon se është duke bërë propagandë fetare, duke pohuar se burimi i ideve për kushteton e Amerikës dhe deklarata e pavarësisë është në Bibël.
    "Jo, këtu po diskutojmë për qeverisjen dhe jo për religjion", thotë Bill Burtness. Bill Burtness me cinizëm shtron pyetjen 'se a mos është dashur t'u shitet Bibla'.
    Bastri Demiri, kryeinspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, pohon se çdo propagandë dhe ligjëratë e çdo profesori të UP-së që nuk është me plan-program të aprovuar nga Senati i Universitetit dhe Këshillit Shkencor, është e ndaluar. "Ajo është një propagandë fetare edhe mund të suspendohet profesori prej mësimi për atë çështje", thotë Demiri, duke shtuar se biblat mund të shpërndahen nëse mungon literatura përkatëse për një lëndë të caktuar.
    Sipas tij, Ligji mbi arsimin e lartë e ndalon çdo propagandë politike dhe fetare në ambientet e universitetit. Religjioni nëpër institucionet edukative, si ato të larta ashtu edhe të ulëta dhe të mesme, ka filluar të paraqitet si një problem mjaft delikat që nga përfundimi i luftës. Me ardhjen e organizatave të shumta joqeveritare që merren me propagandë të religjionit, ndonjë "rastësisht" futet edhe në sistemin e edukimit. E ministria sot e kësaj dite nuk di se si t'i parandalojë këto.
     
    Botuar në: Gazeta "Express"

     


  • i identifikuar
    paemra
    #1 ne: 05-11-2007, 23:17:46
    Hyra rasisht!dhe e lexova me vemendje.Edhe un nuk pajtohem me ate se ne Univezitete te lejohet religjoni,por kisha dasht shum te dija se nje gje e till per religjion ne shkolla nga feja Muslimae esht ba edhe ate me peticion kur un isha ne shkoll te mesme un vet kam bo nenshkrim.Po kjo?sa shum problematike eshe ba kur dihet se ne Univerzitet shkojn njeres taman te pjekur.Po ne shkollat e mesme?Me thoni? nuk dua te hy me thell Por me sa e di un shum ligje dhe vet ligji i natyres qe ne sot  e kuptojm esht i nxjer nga Ligji i Mojsiut,tani nese kjo sherben per njohurin dhe marrjen e informatave edhe ngritjen e intelektit qte keqe ka. edhe un jam student studjoj ne nje univerzitet privat,kam lexu se pari Kur-an in edhe Biblen.Me falni per gabimet e piksimit(nese kam ba)
    me rrespekt

    • Postime: 16
  • i identifikuar
    engjelli1
    #2 ne: 10-11-2007, 00:59:51
    Ne Kosove shume veshtire tju bihet ne fije.. Po cuditem se si gazeta expres me nje deshmitar apo edhe dy deshmitar e mer si baze kete shkrim.
    Ju duhet ta studioni mire kete ceshtja para se te shkruhet sepse te akuzohet nje person se perse ka shpernda bibla kjo nje qe primitive ne kete kohe une po flas per studentet nuk po flas per nxenesit e shkolles se mesme apo te ulte.
    Sepse nuk mund ta mashtrosh nje stundet lidhur me fejen . POr deri sa ti je ne fakultet duhet ta pranosh cdo liber qe te lexosh sepse per kete edhe je duke vijuar mesimin jo vetem ate qe te pelqen ty.
    Pra duhet te mesohemi qe ti marim librat ti studjom mire dhe ta kryejm detyren e studentit sepse leximi nuk ta nderon fejen por te jep dituri.Keshtu mos u frikeso i nderuar se edhe une kam shume libra fetar ne banesen time islamik, krishter por une e di se cka besoj dhe e di se po te lexosh do te  me mundesoj qe te njoh relegjionin tjeter ma mire.
    Kurse KUshtetuta amerikane eshte e bazuar ne Bibel kjo eshte e vertet. Nese ndokush mund ta mohoj le ta moheoj me fakte. e jo vetem me fjale boshe.
     

    Përshkrimi i atributëve të Zotit në Bibel dhe Kuran

    Nisur nga BerniRubrika Teologjia

    Postimi i fundit 15-01-2008, 14:41:59
    nga Berni
    Ligjerata Islame - Video

    Nisur nga ebuzejdRubrika Shkarkime Islame

    Postimi i fundit 11-12-2008, 11:41:30
    nga abdurrahman
    Ligjërata e lamtumirës e Profetit (a.s.)

    Nisur nga AidaRubrika Arkiva Islame

    Postimi i fundit 20-05-2006, 02:20:20
    nga Aida
    Ligjërata Islame në gjuhën angleze

    Nisur nga AidaRubrika Shkarkime Islame

    Postimi i fundit 05-04-2006, 14:50:22
    nga Aida
    Me bibël në ligjërata

    Nisur nga xhavoRubrika Aktualiteti

    Postimi i fundit 30-06-2006, 19:02:24
    nga Dalber