×

Permbledhje Poezish me karakter Islam!

· 20 · 3347

Permbledhje Poezish me karakter Islam!

· 20 · 3347

  • Postime: 491
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Ahmed
    ne: 02-06-2005, 05:19:03
     Poeti thotë: >>

    Lëre atë që ka kaluar në kohën e rinisë >>

    Përkujtoj mëkatet dhe qaji, o mëkatar >>

    Nuk të kanë haruar dy melekët, kur ti i harove >>

    Ato i kanë shkruar këto vepra, kur ti lozë dhe je në haresë >>

    Shpirti është emanet te ti, patjetër do ta kthesh >>

    Kurse mashtrimi i kësaj bote është gjë që do ta lësh>>

    10. Poeti thotë: >>

    Nëse pas çdo të mire që të jap dhuntidhënësi >>

    nuk të shtohet dashuria ndaj tij, ti nuk jë falënderues >>

    Nëse nuk i jep përparësi kënaqësisë së All-llahut >>

    para çdo gjëje që të pëlqen, ti nuk je durimtar.>>

    11. Akoma në tokë ka mejdan dhe hapësirë për mirësi >>

    dhe është lehtë për atë që e kërkon >>

    akoma në shprtërat e njerëzve ka devotshmëri >>

    e në zemrat e tyre frika ndaj Allahut flakëron. >>

    Akoma hurma e islamit valon në qiellin e lartë >>

    degët e sajë përplot me fryte të ëmbëla >>

    akoma morali islam ka ardhmëri të artë >>

    sikur një fidanishte me ullinj e vreshta.>>

    12. Rini, ambiciet e juaja janë të larta >>

    Pra mos trasoni mendjelhtësinë e marrinë >>

    Se unë ju dua nga zemra miq të mij >>

    E për këtë Allahu më jep dhurata. >>

    13. Unë lutem për mirëqenien tuaj atëherë >>

    Kur errësira mbulon edhe gjërat më të qarta >>

    Dhe ju them: mos ia hapni derën e mendjeve tuaja >>

    Atij që thërret në kotësi e humnerë>>

    Mos mendoni se ndjenjat e mia kanë vdekur >>

    Se unë qaj për hallin tim e rënkoj >>

    Nuk jam i huaj në mesin e vëllezërve të mij as i tretur >>

    E shoqërisë së shfrenuar unë nuk i takoj>>
    « Editimi i fundit: 08-06-2005, 02:20:02 nga BESiM »

    • Postime: 370
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Isra
    #1 ne: 31-08-2005, 08:42:52
    SHPIRTI

    Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë

    Ah unë po ndahem, do të thotë një herë
    Tre herë do thërrasë, i vdekuri i mjerë
    Por ne se dëgjojmë, atë zë të prerë
    Lutet dhe thotë, për Zotin e vërtetë
    Ujin që të më lani të mos jetë i nxehtë

    Se unë e kam trupin tash të dërrmuar
    Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpëtuar
    Kam dhimbje në trup, lehtë të më fërkoni
    Shumë ju lutem, të mos më dërrmoni

    Sikur ta dëgjonte, zërin njerëzia
    Shpirt nuk do të mbetej, do vdiste gjithësia
    Trupin e atij shpirti sikur ta vështrojë
    Një melek i vjen, e do ta kuvendojë

    Trupin tënd të vdekur, a e sheh i thotë
    Vallë si jetove ti në atë botë
    Obligimet që duheshin vallë a i praktikove
    Apo me gjynahe, jetën ti e cove

    Ia falim namazin pasi e ngrejmë
    Në varr e mbulojmë, ikim dhe e lëmë vetëm
    Ah njeriun e shkretë, me dhe e mbulojmë
    Pa dyshim të gjithë atje do të shkojmë

    Vëllezër të dashur, të gjithë u po shkoni
    Të gjithë ju po ikni, por mua mos më harroni
    Ku është dashuria, që më parë kishit
    Ku janë fjalët e ëmbla që ju flisnit

    Babai im ku është, sa fort që më donte
    Ku është dhe nëna që pa mua s'duronte
    Një fëmijë të mos ishte, në derë do të dilte
    Një natë të mos ishte, gjumë gjithë natën ajo s'kishte

    Sa isha i gjallë, në jetën e shkuar
    Me njerëz të mirë, rrija i nderuar
    Në varrin e errët, ah ç'u futa unë
    Trupin e kam të zhveshur, qefina kan unë

    Asnjëri nga shokët si di hallet e mia
    Si qenka kjo vdekja, se di njerëzia
    Nga të gjithë të ligat na shpëto Ti Vetë
    Në xhenetet e Tua na ndero përjetë.  


    *Na ruajte Zoti nga te ligat e kesaj bote!*

    • Postime: 370
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Isra
    #2 ne: 31-08-2005, 08:45:37
    O ZOT!

    O Zot! Sjelli vëllezërive që të përhapin dashamirësinë,
    që të mos coptohen mes vete duke përhapur armiqësinë.

    O Zot! Sjelli shqiptarëve që të gjejnë virtytet e humbura,
    që të mos vazhdojnë jetën duke i vepruar krijimit kundra.

    O Zot sjelli vëllezerit të mos e shpenzojnë moshën kot,
    se shumë është gabim të mendojnë vetëm për sot.

    O Zot sjelli shqiptarëve që të fitojnë lumturinë e të dy jetëve,
    edhe në këtë jetë të shpëtojnë nga ndëshkimi i tjera shteteve.

    O Zot! Sjelli vëllezërve që nga ateizmi të shpëtojnë,
    islamin si shkak shpëtimi asnjëherë të mos e harrojnë.

    O Zot! Mësoju shqiptarëve shkakun e ardhjen në këtë botë,
    duke u kujdesur të vënë re se njeriu çka do të thotë.

    O Zot! Silli që tanët ta ndiejnë nevojën e bashkimit mes vete,
    që të bëhen shembull dhe udhëzues për të tjera shtete.

    O Zot! Sjelli shqiptarëve që t'i përulen urdhërave të fesë,
    që të fitojnë ndaj të gjithë botës respekt dhe besë.

    O Zot! Sjelli vëllezërve që të zotërojnë besim të fortë,
    për ta zotruar atë nuk duhe ta kalojmë kohën kot.

    O Zot! Sjelli shqiptarëve që të gjejnë Zotin e vet,
    që të mos u përulen krijesave dhe të jenë të qetë.

    O Zot! Shpëtoji vëllezërit nga ndëshkimi i armiqve,
    që të gjejnë rrugën Tënde të mos shkojnë pas tjerave.

    O Zot! Sjelli shqiptarëve që të mos harrojnë vdekjen,
    falja gabimet e tyre duke ia heqë qafës hekjen.

    O Zot! Zgjoji vëllezërit tanë që të gjejnë rrugën,
    që të mos harrojnë se atyre kush ua sjell bukën.

    O Zot! Vëreji tanët që të dinë se do të japin llogari,
    të mos kalojnë jetën në vende boshe si në angari.

    O Zot! Sjelli vëllezerve që të bëhen besimtarë,
    për ndryshe nuk vlen jeta, vetëm se është një barrë.

    O Zot! Sjelli vëllezërve tanë që të bëhen të sjellshëm,
    si në kohë të lashta kur ata ishin të hershëm.

    O All-llah! Sjelli vëllezërve që të fitojnë hirën Tënde,
    duke u mbështetur tek Ti, të mos adhurojnë tjetër vende.

    • Postime: 370
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Isra
    #3 ne: 31-08-2005, 08:47:05
    Motra ime, vajza e nënës fisnike,
    ruaje nderin, e bëhu besnike.

    Mbroje moralin si vajzë fetare,
    se femra pa to nuk vlen fare.

    Ajo është caktuar për burrin e vet,
    duhet të mbrohet si letër sekret.

    Në qoftë se do të jetosh rehat e qetë,
    asnjëherë natën mos shko diku vetë.

    Fatkeqësisht të tjerët ua kanë empozuar,
    ke marrë pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

    Veshu e mbathu si vajzë besimtare,
    dhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.

    Gjendja shprehjet i argumenton,
    se vetëm fjala kudo nuk ndikon.

    Kujtoje mirë punën që po bën,
    duhet ta mendosh se ku ajo të çon.

    Duhet të adhurosh Krijuesin tënd,
    se nuk je e krijuar nga tjetërkënd.

    O motra ime bëhu shembullore,
    mos u përul si disa shërbëtore.

    Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
    por me mbulesën e tyre i ka përsosur.

    Ai shumë më mirë i di nevojat e saj,
    vajza të mos mbesë asnjëherë ndër faj.

    Mosmbulesa e femrave për kohën e tashme,
    është një armë e mirë forcave të jashtme.

    Ata ta hoqën formën që ke pasur,
    ke marrë pa zgjedhur atë që ke hasur.

    Nën maskën e kulturës femrën e abuzojnë,
    me femrat tona ne fort po na lëndojnë.

    Për stërgjyshërit tuaj lexo historinë,
    çfarë ka qenë namusi për shqiptarinë.

    Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
    mos të të bëjnë tradhtarët dru për xhehennemin.

    Mëshira e Allahut të dhuroi çdo gjë,
    sepse ti përpara nuk ke qenë asgjë.

    Motra fisnike ke shans sa je gjallë,
    të ikën nga dora kur të mblojnë me zallë.

    O vajza besimtare dhe nëna fisnike,
    mbroje fenë tënde dhe bëhu besnike.

    • Postime: 370
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Isra
    #4 ne: 31-08-2005, 08:49:34
    Krah per Krah


    Mbi tryeze, prane e prane ata qendrojne
    Kurani i shenjte dhe telekomanda e TV
    Njeri eshte i vjeteruar, i veshur me lavdi
    Jo Kurani, por telekomanda e TV.

    Njeri, njerezit drejton si te mendojne,
    Jo, jo Kurani, por telekomanda e TV.
    Faqet e librit me nxitim shfletojne
    Oh, kush po e can koken, ndiz ate televizion.

    E keshtu, me etje hapnin librin qe besonin,
    Jo, jo Kuranin, po televizionin.

    Sot, fjalen e Zotit shume rralle e lexojne,
    Para se t'i kape gjumi nje rrjesht ndoshta e kendojne
    Te keputur, te pergjumur, te lodhur sa me s'thuhet
    Jo nga leximi i Kuranit, por nga televizori.

    E keshtu prape mbi tavoline prane e prane,
    Qendrojne Kurani i shenjte me telekomanden.
    S'ka kohe per t'u falur, s'ka kohe per fjalen hyjnore
    Kush e vret mendjen per planin e istikames, more!

    Po degjo o njeri, falja e mekatit tone
    gjendet ne Kuran, jo ne televizion.

    • Postime: 491
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Ahmed
    #5 ne: 03-09-2005, 05:23:04
    selam alejkum poezi te mira mashallah el hamdulilah, ALLAHI barik fik fi ehlik ua malik

    • Postime: 319
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    igru
    #6 ne: 16-11-2005, 14:39:40
    Pse te mos postojme dhe poezine? Ne fakt po shihja temen mbi kengen, prandaj mendova te hapnim dhe kete. Shkrim te mbare! Selam


    Poezia e meposhtme eshte shkruar nga Nurullah Genç, poet turk. Personalisht me ka pelqyer shume.


    Shiu

    Nurullah Genç

     
    Në emër të Krijuesit i zbriti dritë njerëzimit
    E ndriti natën si pasqyrë nga mal i Sibirit
    Një shi faqen e dheut lau nga ndyrësia
    Ngadhnjim i bekuar prej buzëve të ebabilit
    Nga luginat e mëshirës u derdh jeta e dashuria
    Me barrën më të bukur ish mbarsur gjithësia
     
    Shekuj të tërë gëlltita qelbësirë e ujë e të ndejtë
    Me hidhërim prej pelikani ngopa grykën në batak e kënetë
    Ah, shi, të isha edhe unë një gur i thatë që ty të pret!
     
    Malli yt një çast si flakë e zjarr mbi mua ra
    M'u shkatërruan ëndrra bote, syve rrënimi më ra
    M'u zbukurua zemra me lule e petale amëshimi
    Në shpirtin e shkatërruar një kohë e botë e re më ra
     
    Nga rrobë e bardhë, e vjetër, i rrjedh profetit gjak.
    Kupë e qiellit flatron krahë të mëndafshtë
    Tek ëndërron të prekë dritëhënën e të dashurit, të mirit
    Tronditet Ebu Kubejsi nën thirrjet e të përzënit
    E nëna e shtëpive, më e shenjta shtëpi ngre flamur të gjelbër
    Kish mbetur toka e braktisur, e vetmuar, e thatë
     
    M'u konsumua koha hap pas hapi këmbëve
    M'u thur si rrjetë e netët m'i robëroi ëndërr e keqe.
    Ah, të isha edhe unë një zog në shkretëtirë, djegur nga malli yt!
     
    Shi, pa ty e mbuluan hithrat çdo shend e gëzim
    Në vatër vend zu hasmëria, u bënë të huaja miqësitë
    U thurën humbjet hap pas hapi historisë
    E ranë në çdo faqe të saj me mijëra kurbanë fatzinj
     
    Një letër e zgjedhur që prej përtej epokash
    Mbërrin mëngjesin e argjendtë të pritjes
    U përhap më i madhi sihariq, pas të hënës
    Preku bardhësia terrin e natës
    Shpirtrat, buzëçarë gjer tash e tharë etjes
    Gëzimthellë si në përshtpirtje mbetën, dashururar pas heshtjes
     
    Ditët e vetmisë ia numërova një kalendari të pashpresë
    Një poshtërim përjetova të paparë kurrë, për besë
    Ah, të isha edhe unë një copëz rrobë prekur nga ti!
     
    Pa ty sa e sa shpirtëra të bukur rrugëve u rrëzuan
    Nga kraharorët e plagosur një nga një shpresat, pa shpirt, u rrëzuan
    Shi, e humbëm më të madhin, më të vyerin thesar
    Së fundi nga duartë tona u rrëzuan perla, margaritarë
     
    Engjëjt rradhë rradhë buzëqeshin lartësisë
    Zogj me enë të argjendta në sqepa të smeraldtë
    Dëgjojnë nga Hiraja meloditë e lumturisë
    Në një aromë kryengritjeje lëkunden tatëpjetat
    Një foshnjë zgjat drejt sexhdes duartë
    Copë copë, zjarre ëndrrat e tiranit, shahut mizor
     
    Ah, të të kisha qëndruar pranë sa një hije!
    Të ta sodisja dritën e syve, buzëqeshjen në përjetësi!
    Ah, të isha edhe unë një vështrim i mbërthyer tek ti!
     
    U zverdh gjethe e gjelbër, u këput dega e fidani ra
    Sarajet i mbetën qyqes, bilbilit zëndani i ra
    Shaminë e motrës e shpuan mushkonjat vrastare
    Mbeti varur pavarësia, mbuloi dhenë padituria
     
    Të kisha rrjedhur unë damarëve të Saveut
    Ia bëja tabllonë e çdo kulle në rrënim
    Rrugëve të mistershme për në dashuri të pafund
    Si një shkëndi prej teje, pishtar ndezur flakë
    Ta krihja cullufen e djerësirë
    Pasi, me gaz, anë e kënd ta shpërndaja hirin dhjetëshekullor!
     
    Nganjëherë pas vetes dashururar jam, i çmendur si furtunë
    Si gjethe e tharë, e zverdhur mbetem nganjëherë përballë furtunës
    Por, ah, të isha edhe unë një kokë e prerë për ty!
     
    Në tërmet të mungesës tënde vdiq hanxhiu e hani ra
    Të shtypurit kasolle, syrgjyn; mizorit botë e tërë i ra
    Atyre me ty dashuruar, atyre me zemër tek ti
    Në një terr vuajtjesh një provë e rëndë e tmerr u ra
     
    T'i merrja erë në shkretëtirë gjurmës tënde
    E era, tek uturon mbi rërë, të ma thurte qefinin
    Ta laja me ty korridorin e dhimbjeve
    Fatit s'do t'i isha qarë e veten s'do ta kisha vrarë
    Një shkëmb, mbi të cilin si kristal ke pikuar
    Një farëz hurme do ta doja më shumë se botën mbarë
     
    Në heshtje m'u shndërrua thirrja ime rrugëve
    Ma gërreu pavendosmëria krenarinë pak nga pak
    Ah, të isha edhe unë një lot i rënë nga sytë e Bahirasë!
     
    Në më të bardhën pikë të hartës gjaku ra
    U thye shpatë e drejtësisë, mburoja ra
    Të shtypurit po dënohen, mizorët po gjykojnë tashmë
    Themelve të drejtësisë llahtar e llavë e vullkantë ra
     
    Nga ndarja jote po digjen në shkretëtirë grimcat e rërës
    Mes gazelash dashuria jote zjarr
    Mbushi mirësia e bereqeti yt shtëpi e vatra
    Pa ty jeta në kurriz të tokës si kanser
    Nën çadrën e reve ecën
    Pa ty helm kish qenë pesha e më të ëmblit fllad
     
    T'i pyesja mirazhet për misterin e deveve
    Do t'më shkriheshin në kokë të ngrirat mendime
    Ah, të isha edhe unë një pëlhurë e përkëdhelur nga ti!
     
    Nga degët ku pa ty u mbajtëm gjarpëri ra
    Në fillim udhët u errën, më pas shkiti dheu e si ortek ra
    Edhe malet më të sigurtë i mbuloi bora një nga një
    Në vendin e mungesës tënde gënjeshtra me bisht, mashtrimi ra
     
    Shi, ta kisha ndjerë zërin tënd nga qiejtë e shpirtit tim
    Ti bije pikë pikë; edhe gurët gjelbërohen nga filizat
    Rrufetë e çajnë, e bëjnë copë kraharorin e ndyrsësisë
    Vala shkon; qërohet e pastrohet batak i poshtërsisë
    Shi, ah, të shpëtoj një ditë prej pelenash shekullore
    E ta marr pavdekësinë nga e kristalta, buza jote
     
    Në dëshira të metalta u përhumba vështrimit
    Të trëndafilave të vyshkur në një tabllo të mykur
    Ah, të isha edhe unë një ëndërr e parë për ty!
     
    I pushtoi qytetet tmerri, fshatrat i mbuloi tymi e zia
    A thua gjithçka u përmbys; qiejtë ranë
    Një barkë e thyer na mbeti në duar; ëndërr
    E paçmuar; për t'i ikur halleve oqeanet ranë
     
    Mungesa jote është si një plagë që çdo ditë më rritet në kraharor
    Zemra që ty nuk të ndjen bëhet si një qeli, si burg pa portë
    Pa ty e drejta e lakuar bëhet, e bardha në të terrtë shndërrohet
    Ata që zërin s'ta dëgjojnë humbasin, mbyten në vorbullën tënde
    Në mitër të nënës vdes nga mungesa jote një embrion
    E sytë e të verbërit hapen një ditë, mbushur me habi, emocion
     
    Orë pas ore gjithmonë vetveten kërkova
    Më ngecën gishtërinjtë në një zinxhir mërzie
    Ah, të isha edhe unë në faqe të dheut një që të pa ty!
     
    Pa ty në horizonte një agim mashtrues ra
    Pa ty atdheu i shtrirë ndër kontinente ra
    Kur zemra u dënua me shpirt prej skllavi
    Sovrani, që prej shekujsh në djep priste, ra
     
    Ti je si hënë; diej shkëlqejnë në sytë e tu
    Me dashurinë tënde si Mexhnuni bredhin diell e hënë
    çdo pikë zbukuron një yll në qiej
    Sumejranë kërkon në çdo pikë një saraj
    Farërat e klimat janë tuat; stina është jotja
    Piktura që s'e zbehu penel i kohës është jotja
     
    Shi, ta gjeja një ditë dorën time në duartë e tua
    Të më qeshte në fytyrë më e madhja bukuri
    Ah, të kisha qeshur edhe unë hareshëm në përqafim me ty!
     
    Të zhveshur mbetën muret; dashurisë tënde tavani i ra
    N'aktualitet të shoqërisë një rrebelim i thellë ra
    Nga lindja e perëndimi mbërritën tmerr e ulërima
    Nga ekuilibër i prishur prej ikjes tënde humbja, mizoria ra
     
    Njomështinë e lotëve, psherëtimat e dhimbjes i kam për ty
    Në thellësi më përflaken me mallin tënd vaje, këngë e melodi
    Nga ti i kam xhevahiret e mendimeve të së përjetëshmes rini
    Vështrimi yt si shigjetë shpon tej për tej në terr
    Ky mulli me ty rrotullohet; jotja është harmoni e tij
    Yti është gur i provës që ngjyrat ndan në ylber
     
    Në një vend hidhërimi, m'u varros e më humbi emri
    Më përplasen në fytyrë dyertë e sapoçela
    Ah, të isha edhe unë një kurejsh që arratinë merr e emigron tek ti!
     
    Shi, numërimit të ditëve e ëndrrave me ty i gjeta derman
    Në qendër të trurit m'u skalit i pavdekshmi ferman
    U fshi nga ëndrra ime e gjithë hareja e jetës
    Në një çast kthese në mendje më erdhi i Larti, i Lëvduari Rrahman
     
    Me shpirtin tënd të reja ornamente do të stisen
    Fytyrat me tjetër gaz e hare do të stolisen
    Me nurin tënd qelitë në diell e dritë do të shkëlqejnë
    Nënat veç me ty foshnjat do t'i ushqejnë
    Shi, me ty i vjen fundi etjes së gjithësisë
    Ty të beson qielli, për ty ka nevojë ky dhé
     
    Damar damar me ty, gjithmonë me ty të isha!
    Të isha shpata që ti zhveshe për të rrënuar të kotën!
    Ah, një dirhem argjend në qesen tënde edhe unë të isha!
     
    Mes vëllezërish, ah, dyshimi e pabesia ra
    Humbi ndërgjegja, mirëbesimi u verbua, ra
    Pas këngës me të cilën vit pas viti përjetuam pranverën
    Në kopështin e njerëzimit vjeshta ra
     
    Shi, të isha edhe unë një gur i thatë që ty të pret!
    Të isha edhe unë një zog në shkretëtirë, djegur nga malli yt!
    Të isha edhe unë një copëz rrobë prekur nga ti!
    Të isha edhe unë një vështrim i mbërthyer tek ti!
    Të isha edhe unë një kokë e prerë për ty!
    Të isha edhe unë një lot i rënë nga sytë e Bahirasë!
    Të isha edhe unë një pëlhurë e përkëdhelur nga ti!
    Të isha edhe unë një ëndërr e parë për ty!
    Të isha edhe unë në faqe të dheut një që të pa ty!
    Të kisha qeshur edhe unë hareshëm në përqafim me ty!
    Të isha edhe unë një kurejsh që arratinë merr e emigron tek ti!
    Damar damar me ty, gjithmonë me ty të isha!
    Të isha shpata që ti zhveshe për të rrënuar të kotën!
    Ah, një dirhem argjend në qesen tënde edhe unë të isha!
     
    ***********

    Përktheu Edvin Cami

    • Postime: 440
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    gysi
    #7 ne: 21-11-2005, 09:39:04
    Po sjell disa pjeseza nga Rumiu i madh.
    Perkthimin e ka bere nje miku im, dhe ne fakt, nuk ka dale keq.


    Eja, eja, kushdo qofsh.
    Udhetar, besimtar,i dashuruar ne arrati.
    Nuk ka rendesi,
    I joni nuk eshte karvan deshperimi.
    Eja, edhe sikur ta kesh thyer betimin mijera here
    Prape eja, eja…

    

    Nje çast lumturie,
    Ti dhe une te ulur ne verande,
    Ne dukje dy, por nje ne shpirt, ti dhe une.
    Ketu e ndiejme ujin e jetes qe rrjedh,
    Ti dhe une, ne bukurine e kopshtit
    dhe me zogjte qe kendojne.
    Yjet do na veshtrojne,
    E ne do u tregojme
    Se çdo te thote te jesh hene ne rrem.
    Ti dhe une, do jemi bashke,
    Perbuzes ndaj gjerave te kota, ti dhe une.
    Zogjte e parajses do embeltohen
    Ndersa ne qeshim bashke, ti edhe une.
    Ne nje forme mbi kete toke,
    Dhe ne nje tjeter ne nje bote te embel pa kohe.

    Kulliyat-e Shams, 2114

    • Postime: 296
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Hasani
    #8 ne: 25-11-2005, 18:27:40
    Ta duash Allahun
     
    Dashuria ndaj të Dashurit,
    duhet të kthehet e pakushtëzuar.

    Nëse ti pohon dashuri
    por akoma kundërshton të Dashurin,
    atëherë dashuria jote s'është veçse shtirje.

    Ti i do armiqtë e të Dashurit tënd
    dhe akoma kërkon dashuri nga ana e Tij.

    Ti i lufton të dashurit e të Dashurit tënd!
    A është kjo dashuri apo ndjekje e shejtanit?!


    Devocioni i vërtetë s'është gjë
    veçse nënshtrim i plotë
    i trupit dhe shpirtit
    ndaj Një dashurie.

    Kemi parë njerëz të pohojnë nënshtrim,
    ndonëse besnikëritë e tyre janë të shumta.

    Ata mbështeten në një gjë, shpresojnë gjetkë,
    dhe dashuria e tyre s'ka kurrfarë rezultati.


    Nga Ibn el-Kajjim el-Xheuzije rahimullah

    Lutja jone e Fundit eshte Falenderimi dhe i tere Suksesi i Takon Allaut s.u.t

    Esselamualejkum nga vellau juaj ne Islam

    • Postime: 319
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    igru
    #9 ne: 30-11-2005, 04:42:51
    AMANET PËR TY

    Nurullah Genç

    Burrec cilësohej në gjuhë të profetit
    Shkelësi i amanetit.

    Farëza dheut,
    Vogëlushi folesë,
    Foleja nënës amanet i mbeti.
    Amanet i mbeti toka ujit,
    Uji reve,
    Jusufi pusit,
    Egjipti Jusufit iu la amanet.
    Amanet profeti i fundit shpellës,
    Medina profetit të fundit amanet.
    Amanet Ibrahimi zjarrit mbushur flakë
    E Ismaili i vogël thikës amanet.

    As thikë, as zjarr, as pus e shpellë
    s'e shkelën amanetin.

    O shok e mik,
    Eja dhe ti!
    Ndizu prush, flagoje kraharonin tënd!
    Hidhu me vrull e vrik përpara,
    E lërja jetën tënde,
    E lërja gjithçka ke
    Allahut amanet.

    Zhyty thellësive të tua!
    Shndërrohu në pus që fund e anë s'i shihet!
    Strehoi jusufët në gjirin tënd!
    Se ty t'u lanë jusufët amanet!

    Shpellës në gjarpër mos u shndërro!
    Bëhu besnik si pëllumb,
    Si merimangë perde thur ballë rreziqeve!

    E merri brenda teje,
    Fshihi si shpellë muhamedët!
    Fshihi shtatë të rinjtë!
    Streho në gjirin tënd gjithë rininë!

    Nënë Sumejra amanet bijve ia la profetin e vërtetë.
    "Mos m'u ktheni në shtëpi, - u tha, - në i ndodhtë gjë atij!"
    E kur e panë se dot për zot s'i dilnin amanetit,
    Të mirët bij më s'deshën e më kurrë s'u kthyen në shtëpi.

    Amanetçinj të kujt janë vallë të dhjamurit e kyçur shtëpive?

    Për në front përcjell e zeza nënë të birin:
    "O bir, - i thotë, - o dritë e syve të mi!
    E humba dajën tënd Afganistanit,
    Ndërsa yt atë më mbeti në çeçeni.
    Vëllezërit më s'ti pashë, në Bosnjë e Palestinë u zhdukën.
    Veç ty të kam, veç ti je, dashuri e fundit!
    Po edhe ti në mos u kthefsh,
    I mbetem unë Allahut amanet."

    E thoshte, pastaj, mbushur lotë,
    E pëshpëriste zemërdridhur:
    "Ik! Shko dhe ti!
    Minaretë pa ezan,
    Xhamitë pa Kuran në mbetshin,
    Shko dhe ti!"

    Ezanin, Kuranin, vatanin kujt po ia lini amanet?
    Kujt ia latë bijtë e të mbeturve
    Afganistanit e Palestinës,
    Bosnjës e çeçenisë?

    Kujt ia latë amanet bijtë e atyre
    Që dalëngadalë u shuan duke thënë:
    "Sikur të kisha mbetur gjallë
    Do t'ia mësoja tim biri
    Islamin që me jetë e mbrojta,
    Kuranin që me gjak e lava..."

    Po tani, thomëni,
    Kujt po ia lini amanet
    Këta bij shehidësh
    Që, zhytur mëkatesh,
    Fytyrë faltoreje a tempulli
    Me sy s'shohin?

    Kujt ia latë bijtë e të mbeturve
    Afganistanit e Palestinës,
    Bosnjës e çeçenisë?

    Xhafar el-Tajjari kishte rënë.
    I shenjti profet erdhi,
    Kryet u ledhatoi jetimëve
    Dhe qau...

    Dorën që përkëdhel kujt,
    Lotët e syve kujt po ia lini amanet?

    Tek jepte shpirt në flakë e zjarr të frontit,
    Një i paemër shkuli plumbin e zi nga kraharori,
    E shokut ia la në duartë që për herë të fundit ia shtrëngoi:
    "Amanet tim biri, vëlla!
    Amanet tim biri këtë plumb të zi!
    Unë më së miri e jetova e më së miri e mbylla jetën time.
    I thuaj, në u kthefsh, birit të dashur
    Që hakun t'ia japë plumbit të të atit!"

    Ndërgjegjen tënde,
    Të shenjtin plumb kujt ia le amanet?

    Nderin e nënës, shaminë e motrës kujt,
    Kujt po ia lini amanet?

    I tha poeti nënës Amina:
    "O e bukur e fjetur, o bilbil,
    u çel në kopështin tënd më i bukuri trëndafil!"

    Kujt ia le kopështin, kujt ia le trëndafilin amanet?
    Bilalë e bilbilë kujt, kujt do t'ia lesh amanet?

    O vëlla!
    Edhe bilbili, edhe trëndafili,
    Edhe kopështi, edhe kopështari,
    Ibrahimët në zjarr
    E jusufët në pus,
    Ky tempull i paemër që lamë pas,
    Ajo kube minarethyer atje larg,
    MOS HARRO,
    TË GJITHA TY,
    VEç TY T'U LANË AMANET!

    • Postime: 35
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Mili
    #10 ne: 08-02-2006, 12:16:39
    Po postoj disa nga poezite e mia te preferuara shkeputur nga libri me poezi "Pertej dukjes" i porsa dale i ish mesueses time ne medrese.
    Shpresoj t'ju pelqejne,,,,,,,:)

    Asgje

    Me thone:
    -"Perreth kane celur lulet."
    Si s'i paskam pare?!
    Me thone:
    -"Pikoi vesa mbi barin e gjelber."
    Si s'e paskam ndiere?!
    Me thone:
    -"Ne pyje embel kenduan zogjte."
    Si s'u mrekullova nga kenget e tyre?!

    Lulja celi,
    vesa i lau,
    kurorat iu qarkuan nga kenge zogjsh.
    Gjithcka celi,
    shkelqeu,
    u harrua,
    ndersa une s'pashe asgje…
    mblodha kurorat e thare te luleve.
    Sa vone qenkam zgjuar!








    • Postime: 35
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Mili
    #11 ne: 08-02-2006, 12:20:08
    Po postoj disa nga poezite e mia te preferuara shkeputur nga libri me poezi "Pertej dukjes" i porsa dale i ish mesueses time ne medrese.
    Shpresoj t'ju pelqejne,,,,,,,:)

    Asgje

    Me thone:
    -"Perreth kane celur lulet."
    Si s'i paskam pare?!
    Me thone:
    -"Pikoi vesa mbi barin e gjelber."
    Si s'e paskam ndiere?!
    Me thone:
    -"Ne pyje embel kenduan zogjte."
    Si s'u mrekullova nga kenget e tyre?!

    Lulja celi,
    vesa i lau,
    kurorat iu qarkuan nga kenge zogjsh.
    Gjithcka celi,
    shkelqeu,
    u harrua,
    ndersa une s'pashe asgje…
    mblodha kurorat e thare te luleve.
    Sa vone qenkam zgjuar!








    • Postime: 319
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    igru
    #12 ne: 20-03-2006, 09:14:55
    S'më nxënë rrëketë

    Në ajrin e pemishtes,
    Bahçen e trëndafilave
    Të endem i vetmuar ma ka ënda.
    Pemishten, trëndafilët
    Ti i sjell dhe në dimër
    Në një çast
    … Me fytyrën tënde.

    Nxirre fytyrën nga velloja e reve
    O Diell në qiellin me qelqet e pasqyrës!
    Sa shumë i dua, o sa shumë i dua
    Rrezet që skuqin nga çehrja e fytyrës.

    Ia vura veshin një daulles të çuditshme
    Tek shijoja parfumin e aromës së ftonjve…
    Nga dashuria për Ty, aq më shijoi kjo daulle
    -   e rrahjes së krahëve të falkonjve.

    "Mos u mërzit më" – qenë thëniet e tua
    "Të harruarat brenga, as thesi s'i nxë!"
    Këto mërmërima kaq shumë, kaq shumë i dua:
    "Mos u mërzit më… Mos u mërzit më".

    "Largohu, ai nuk është në shtëpi"
    - kështu, kur nisin nganjëherë fjalët e tua
    Unë prapë dhe ajrin, krenarinë e ashprësinë
    E përplasjes së derës, prapë e dua.

    O Zefir i ëmbël që me fyej zë e fryn
    Si në kopshtet plot lule të Edenit
    Sa i dua gjethëzat dhe mjaltin e aromës
    Të fjalës së shokut dhe fasligenit.  

    Më e nevojshmja gjë
    - buka dhe ujët
    A s'janë baticë tradhëtare për një vigan?
    Unë s'jam peshk i madh,
    Mua s'më nxënë rrëketë…
    …Unë dua detin e Omanit.


    Marre nga libri i Molana Xhelaludin Muhamad Molavi RUMI

    Mbrëmë i pëshpërita një ylli

    • Postime: 35
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Mili
    #13 ne: 23-03-2006, 11:09:38
    Akuze

    "Nje fjale qe e ka trasheguar njerezia nga proftesia e pare eshte: Nese s'ke turp, bej cfare te duash."
    (Transmetuar nga Buhari)

    Jane nisur shume karvane.
    Jane ngarukar me trasta deve, kuja, gomere,
    ku turpi mblidhet shuk.
    U lidhet gryka mire
    qe koken mos ta nxjerre
    e t'i beje te skuqen
    ata qe e shpallen te tepert,
    te jashteligjshem.
    Tani kane nisur karvane te tjere,
    me te shpejte, mbajne trasta me shume.

    Per ta zhdukur
    Kane punesuar ideatore
    Te kuptimeve bashkekohore,
    moderatore
    qe te japin me shume dore
    per qejf,
    per sukses,
    nga ai qe moralin e shkel
     dhe e ben te struket ne harrese,
    nen trastalekure burgosur,
    lemure cipeplasur,
    pa nder,
    fshikulluar nga kamzhiket e koheve moderne.

    Tshme i duhet te mbrohet
    Nga turpi qe eshte i turpshem.
    S'e kap dot ritmin e botes
    Qe nget kuajt drejt humbjes.
    Humbjes se kerkuar
    Me thonje paprere
    Neper k'te jete te shkurter qe vjen vec nje here.

    I duhet te mblidhet
    nga turpi qe eshte i turpshem
    dhe s'ka gjuhene gjate
    te ndjeke llafazanet
    qe e perndjekin fjalen
    dhe i shkruajne veset
    si ligje per veten.

    Jane nisur shume karvane
    qe botes i vijne perqark.
    E kane skuqur
    me turpin
    qe udheton fjalembyllur ne traste
    dhe akuzon paturpesine.

    • Postime: 35
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Mili
    #14 ne: 23-03-2006, 11:28:08
    Lutje ne agim

    Drita deperton neper hijet e qytetit tim
    E bardhe, e bardhe…
    Rrezja ia cel syte lules se mekur.
    Meshirshem shperndan gulcin dhe zhurmat e
    mugeta nen strehen e saj.
    Largohet erresira neper fashen e fundit te mbetur.

    Kaploi hareja e fshehur kushedi se ku.
    Burimi hyjnor e derdhi ne aren e jetes.
    Jeta e mori, e thithi, e tejcoi perfund
    Damareve dhe guvave te fshehta te rrjedhes.

    Meshira zbriti prej Teje, o Zot,
    mbi cdo krijese.
    Ajo gelon me aromeshprese.
    Une ne prehrin e saj ulem lehte,
    ngre duart e bindur ndaj Teje me drite pendese.

    Meshirome, o Zot
    Si zogun e fundit te vjeshtes
    Qe era e marre e perfundi nen afshin e ftohte!
    Ia mbrun jeten midis krahave te mpakur dhe zemres.
    Jeta i bulezon  ne fluturim e ngrohte.

    Meshirome, o Zot
    Si zogun e fundit te vjeshtes
    qe drita e terheq ne rrugen praruar prej saj!
    Vrullshem palon krahet e mpikura prej eres.
    Zhdervillet midis ankthit dhe mekjes fitimtar.

    Meshirome, o Zot,
    se malin mbi supet e mia
    s'mund ta ngre!
    Vec lutja ime rreshket
    dhe kerkon dyer mes qiejve.
    Zemra me perkundet
    me frike dhe me shprese.
    Kerkoj mbrojtejen Tende prej vetvetes se dobet,
    deri ne vdekje!

    Shkeputur nga "Pertej dukjes" i Kozeta Bocit

    • Postime: 35
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Mili
    #15 ne: 23-03-2006, 11:29:10
    Reagim i heshtur

    Je gjaku im,
    por kur vjen e qesendis
    kerkon goten e rakise
    ne emer te se drejtes tende te lirise
    per te pire,
    duke qeshur
    vetembrojtjen time,
    ruaj lirine e cenuar
    nga fjalet e tua,
    qelbur ne koshat e ndergjegjes,
    Molisur
    nga menxyra e paditurise.
    Me vjen te te kap per xhakete,
    te te uleras mbi surratin e cngjyruar.
    Kaq eshte pak,
    por kur gjithcka te marre forme
    nuk do te gjesh  xhep
    ku te vendosesh te drejten tende
    e jo me ta mbrosh.

    Je gjaku im,
    po kur fryhesh e krekosesh
    ne maje te dalldise tende
    qe s'ka shesh ku te ulet,
    ti, skllavi femohues,
    je me larg meje
    se c'jane lindja nga perendimi.

    Mjafton te te percjelle e heshtur,
    te ta mbyll deren duke te harruar.
    Pas teje marr fryme thelle e te them:
    "Edhe per sot ajri u pastrua."

    Shkeputur nga "Pertej dukjes" i Kozeta Bocit

    • Postime: 35
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Mili
    #16 ne: 23-03-2006, 11:31:27
    Rendje drejt fundit

    Te rendon dita, ora, minuta
    Me trokun e vet qe shpejt behet i larget.
    Perpiqesh ta rokesh,
    ta ngjeshesh nder vete natyrshem
    me sqimen e udhetarit qe kerkon te mbetet i paster.

    Por udha nen galopin e jetes
    ngre pluhur dhe rrezon hapa.
    Te moleps me ankthin e saj
    perballe misterit te shtigjeve te gjata.

    Duron, pastaj renkon.
    Renkon, pastaj duron
    dhe shpresa perzihet me frike.
    I larget duket fundi i lumtur,
    kur udha here ka
    dhe here s'ka drite.

    Te mund vetvetja
    dhe kerkon te ngrihesh
    mbi berryla, pastaj mbi gjunje.
    O Zot, lartesome me driten tende
    qe udhen mos ta humb kurre!

    Hapi im eshte i brishte si sythi i gjelber
    qe s'mund te bleroje ngahere.
    Vyshket dhe thahet ne fundin e vjeshtes
    si te mos ish asnjehere.

    Nuk eshte prej nesh fundi i lumtur,
    ngarkuar, renduar nder mote.
    Te perulemi, o Zot,
    shpetimi yne eshte vecse meshira Jote.

    Shkeputur nga libri me poezi "Pertej dukjes" i Kozeta Bocit

    • Postime: 35
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Mili
    #17 ne: 23-03-2006, 11:32:48
    Zemer bujare

    Zemer bujare
    mbeshtjelle si kokerr molle ne shamine e
    e dashurise.
    Mbajtur me te dy duart para vetes
    dhe s'ben ze.
    Mbuluar nen cohen e bardhe
    duke pritur e ndrojtur te te kafshoje uria,
    ta shuash e ta pyesesh
    ne ishe mjaft e embel.

    Marre nga libri me poezi "Pertej dukjes" i Kozeta Bocit

    • Postime: 455
  • i identifikuar
    sedati
    #18 ne: 17-04-2006, 04:58:22
    ne jemi shqiptar dhe jemi me fe,
    nuk ka popull ne bote me te lumtur se ne,
    ne jemi krenar qe jemi musliman,
    kemi sunduar boten gjithe anembane.

    zemerbardhe te gatshem gjithe per durim,
    jemi bujar dhe kemi dore per pajtim,
    ne kur`anin kemi liber te shenjte,
    ai na meson gjithmone te jemi te drejte.

    pejgamberin tone me zemer e dojme,
    dhe kur`anin nete e dite e lexojme,
    ne gjithe shkencat ne kete bote do ti mesojme,
    dhe armikut deri ne prag do ti shkojme.

    memedhene tone ne duhet ta mbrojme,
    dhe prej zotit ndihme duhet te kerkojme,
    ate qe duhet dhenun kurre se harrojme,
    keshtu xhennetin se bashku te gjithe e fitojme.

    MYFTI Jakup ef. ASIPI

    • Postime: 1
  • i identifikuar
    luljetaa
    #19 ne: 26-11-2007, 14:38:52
    Tespidoven a mund me ma shkru ?
     

    Permbledhje rreth linux-it

    Nisur nga M A XRubrika Linux | Unix | BSD |

    Postimi i fundit 25-08-2005, 19:02:02
    nga M A X
    Përmbledhje Poezish

    Nisur nga MuslimanjaRubrika Libraria Islame

    Postimi i fundit 30-06-2005, 05:54:18
    nga Muslimanja
    Permbledhje poezish

    Nisur nga Hajduti_i_ZemraveRubrika Letrarët e rinj

    Postimi i fundit 03-09-2010, 10:15:25
    nga besar shkembi