Arti Abstrakt! - Artet e Bukura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Arti Abstrakt!

Arti Abstrakt!

· 26 · 7677

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-09-2004, 16:06:51
Une e pranoj se ky eshte dhe duhet te jete nje pjese e artit; e menyres se te shprehurit, por jo kurresesi te jete arti mbizoterues. Pse eshte bere mbizoterues? Per faktin e thjeshte se eshte shume me e lehte, qe cdo kush, i cili ka pak ose aspak talent te hedhe disa boje ne nje siperfaqe e pastaj t'i thoje botes se cfare kupton me te; se ai eshte shprehur tashme; se ai/ajo ka bere "artin" e tij/saj.

Arti abstrakt lindi ne pergjithesi kur doli ne skeni aparati fotografik. Tashme kur kemi nje makine e cila kap castin dhe e burgos ne celuloid nuk eshte me dhe aq e nevojshme qe te behen piktura me dore, qe paraqesin realitetin. POR sidoqofte nuk ekziton asnje lloj makine, e cila mund te beje dicka te ngjashme me Monalisen e Da Vincit, apo shume e shume vepra te tjera arti te periudhave te mevonshme, apo dhe me te hershme.

Arsyeja e dyte eshte se ky lloj arti shprehet jo vetem ne pikture, por gati ne cdo fushe te artit; ne skulpture, kinema, teater etj. I keni parasysh vete ju disa shfaqje teatrale gjasme abstrakte e ku e di une ca emrash te tjere qe i vene, te cilat jane skandal. PO ashtu dhe filma. Ka disa prodhime te tilla shqiptare; qe per mua jane budallik total. Shprehje e mosaftesise te kineasteve shqiptare per te bere dicka te vertete, qe mund te quhet art.

Arsyeja tjeter pse mua nuk me pelqen dhe aq ky lloj arti, eshte fakti se ky eshte shume kufizues. Kete e kuptojne (ose bejne sikur e kuptojne) dhe mbi te gjitha e vlersojne vetem nje grup i vogel njerezish- dhe 95 % e qenieve njerezore (me siguri jane tek 99 %-shi po une po leshoj pak) nuk e shohin per asgje tjeter, vecse si shgarravine, apo si krijime pa pike kuptimi. Ku ka shkuar kultura per te gjithe?! Eshte bere shgarravine do te thoja une.

  • Postime: 23
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 17-12-2004, 17:33:26
DO TE THOJA SE EDHE PSIKOLOGJIA E NJEREZVE NE KETE SHEKULL ESHTE NJE ZHGARAVINE E ASGJE ME TEPER.BOTA NJOHU MREKULLINE PERMES SURREALISTIT DALI DHE KUPTOHET QE E VETMJA GJE QE DO TU BENTE PERSHTYPJE NJEREZVE PAS KESAJ ISHTE NJE RRYME QE ASKUJT NUK I PELQEN POR TE GJITHE BEJNE SIKUR MAHNITEN SI OBORRTARET E MBRETIT QE DOLI LAKURIQ NE MES TE POPULLIT DHE ATA E BROHORISNIN SEPSE MENDONIN SE RROBAT E TIJ ISHIN TE PADUKSHME NE SYTE E NJEREZVE TE TRASHE.

  • Postime: 4364
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 18-12-2004, 22:07:49
Mua me duket mjaft interesant arti abstrakt.......jo veç pikturat...por fotot dhe objektet abstrakte.... :???

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]

  • Postime: 771
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 18-02-2005, 16:34:43
Alda si i kupton ti ato pikturat qe ke nxjerre aty? Meqe te pelqen arti abstrakt duhet te thuash edhe pse??? Si thua?

Mua personalisht me pelqen sepse me ve trurin ne levizje te kuptoj se cfare ka dashur piktori te shprehe me ane te nje pikture te caktuar abstrakte.

Hersia`
« Editimi i fundit: 21-02-2005, 23:47:24 nga Hersianna »

  • Postime: 4364
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 18-02-2005, 17:01:01
pikerisht dhe mua......ama gjeja qe me duket me interesante fakti qe secili e sheh sipas menyres se tij........d.m.th mendimet e njerezve jane te ndryshme....... :??? kaq....plus qe me pelqejn keto gjera keshtu paksa te cuditshme......flas dhe per objektet........nga pikturat normale apo me peisazhe i kam ne maj te hundes.......

  • Postime: 123
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 21-02-2005, 10:28:50
gabimi i pare fillon me pyetjen: "cfare kupton?" ... nje veper e artit abstrakt nuk kuptohet, nuk shpjegohet perndryshe ky art nuk do te quhej keshtu...arti abstrakt i ben thirrje ndjenjeva dhe botes se brendshme...

  • Postime: 771
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 21-02-2005, 23:46:57
gabimi i pare fillon me pyetjen: "cfare kupton?" ... nje veper e artit abstrakt nuk kuptohet, nuk shpjegohet perndryshe ky art nuk do te quhej keshtu...arti abstrakt i ben thirrje ndjenjeva dhe botes se brendshme...

U shpreha gabim dhe do shkoj ta korigjoj...

Hersia`
« Editimi i fundit: 25-02-2005, 22:04:07 nga Hersianna »

  • Postime: 123
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 25-02-2005, 10:25:23
...te lutem korrigjoje shpejt se po mbytem ne lot...ti shpreh mendimin tend, une shpreh timin...them se ironia ishte pa vend!!!

  • Postime: 771
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 25-02-2005, 22:04:33
...te lutem korrigjoje shpejt se po mbytem ne lot...ti shpreh mendimin tend, une shpreh timin...them se ironia ishte pa vend!!!

Mos korigjo ironite e mia ti, se i korigjoj vete une... :occ

Hersia'

  • Postime: 123
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 28-02-2005, 08:09:13
..... sa kokeforte qe je! :lalala mire pra kerkoj armepushim  :lule a kisha  nje pyetje: merresh gje me art hersianna?

  • Postime: 771
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 05-03-2005, 21:29:52
Hmmmm...jo satanis, nuk merrem. Kam patur gjithnje qejf, por asnjehere s`me kane lejuar te shtepise te merrem me art sado qe kjo e fundit ka qene GJITHCKAJA ime me plot fjalen. Cfaredolloj gjeje qe kam bere, e kam bere me sa kam ditur vete dhe sa me eshte dhene vete. Mendoj se po te isha stervitur diku, ne ndonje kurs apo shkolle, do kisha ecur me shume me pikturat e mia...

Hersia`

  • Postime: 123
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 08-03-2005, 10:34:55
........e di e di "ata te shtepise" nuk me lejonin as mua...diktatura e prinderve tane te dashur fatkeqesisht vazhdon...dhe per me teper nuk ka ndonje shenje se do te ndryshoje, sepse gjithcka lidhet me rrjedhjet e ngjarjeve ne shqiperi..."mos u merr me art, se arti nuk ha buke neser"  <> bravo!  (...po qesh me vete...)...

  • Postime: 1908
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 02-07-2005, 04:43:46
Edhe mua me pelqen shume arti abstrakt. Por me shume pikturat. Me kujtohet para 2-3 vjetesh kur kam punuar diku, kishin vendosur nje pikture shume te cuditshme. mbizoteronte ngjyra bizele. nuk kaluan 24 ore dhe e zhduken sps nuk i pelqente njeriu :(. vetem mua me pelqente shume. Ajo pikture sikur me shplodhte. Keshtu u ndava nga dashuria ime e pare :(. me pelqejne shume edhe pikturat qe behen me forma kubike trigonometrike, etj.
Cdo njeri i shpreh keto piktura sipas menyres se tij. sipas gjendjes se tij shpirterore. Psh nje pikture e njejte, ne momente te caktuara shpirterore, me duket e ndryshme. :)
P.S. nqs ka njeri piktura abstrakte i lutem ti shkarkoje ketu. thnx

  • Postime: 63
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 05-07-2005, 05:41:27
Cfare mendoni per kete

[attachment[/attachment]

  • Postime: 229
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 05-07-2005, 07:33:05
une jam nje ushtrues i piktures abstrakte.meqe pelqej stilin abstrakt nuk nenkupton se jam larg qartesis por abstraktizmi te le ndoshta nje fushe me te madhe krijimi.ajo qe ty mund te duket zhgaravine per mua mund te jete nje pjese e cmuar e momenteve te mia per dhembull,ndersa dikush tjeter e interpreton ne nje menyr komplet ndryshe.pra secili e gjen veten ne nje pikture te tille qofte edhe skulpture.

  • Postime: 294
  • Karma: +0/-0

#15 ne: 12-07-2005, 13:50:30
ART ABSTRAKT QUHEN TE GJITHA FORMAT ARTISTIKE (PIKTURE, SKULPTURE, DISENJO EDHE DIXHITALE ) QE NUK KANE LIDHJE ME  REALITETIN E NATYRES PASI JANE THJESHT KOMPOSIME FORMASH DHE NGJYRASHT TE REALITETIT. ARTI ABSTRAKT NIS  NE FILLIM TE SHEK TE 19 SI 1 RESULTANTE  LLOGJIKE E ZHVILLIMEVE TE PIKTURES SIDOMOS ASAJ FRANCEZE QE NE FUND TE SHEK TE 18 NDRYSHUAN PLOTESISHT KONCEPTIN TRADICIONAL TE VLERES ARTISTIKE QE NUK SHIHEJ ME TEK SUBJEKTI POR VETEM NE "FORMEN" DHE NE "NGJYREN" DUKE HEDHUR POSHT PERSHKRIMIN REALIST. KY ART DO NDRYSHONTE DHE TRASFORMONTE TE GJITHA RRYMAT ARTISTIKE TE SHEK 20 si: Kubismi,  Fauvismi, Espresionizmin e Marc e Macke, Futurizmin e Severini e te  Balla, Dadaizmin me Arp,  Surrealizmi i Mirò etj.
ARTISTET E PARE NE SHEK 18 JANE: TURNER, impresionistet e vone si SEURAT E MONET, ose KLIMT (art nouveau) qe u dedikohen komposimeve strukturore te kerkimit ornamental te ngjyres dhe formes gjeometrike.
 DISA NGA ARTISTET PERFAQSUES  TE KESDAJ RRYME NE SHEK 20 JANE: KANDINSKI, KUPKA, DELAUNAY, MALEVIC, MAGNELLI, MONDRIANI etj.
Deget e tendences qe do te zhvillohen me vone jane Kubizmi dhe Espresionizmi.

 Nga rryma e Espresionizmit do te dalin 2 rryma te tjera: l'Art Brut"  dhe "l'Art Informel"=  perfaqsuar nga :  Pollock, Kline, De Kooning, Wols, Soulages, Mathieu e Vedova etj

Nga rryma e Kubizmit do te dali ajo e ABSTRAKTIZMIT GJEOMETRIK me perfaqsues si : Nicholson, Vasarely, Poliakoff, Manessier,Prampolini etj
Ne USA, eshte arti qe u perhap me shume fale koleksioneve private si ajo e A.E.Gallatin, dhe e museve si ai i Solomon R.Guggenheim, Museum of Modern Art di New York (qe eshte edhe me i rendesishmi i botes)

Dear  "blue_feather" ti qenke piktor por une jam kritik arti do doja te shihja ndonje nga operat e tua .

  • Postime: 229
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 13-07-2005, 14:15:06
pikturat e mia i kritikon vetem Zoti.

  • Postime: 294
  • Karma: +0/-0

#17 ne: 18-07-2005, 06:46:04
pikturat e mia i kritikon vetem Zoti.
ah tani e kuptova qe nuk je koshient per ato qe shruan ! thashe qe jam me profesion KRITIK ARTI! te keshilloj te marresh flalorin dhe te lexosh kuptimin o i ashtuquajtur njeri!  :O
1 note x webmaster : si ka mundesi qe ju  lini te shkruajne idiotesira disa njerez, ndersa te tjereve as qe nuk ia jepni te drejten te shprehin mendimin e vet ne kete forum te ahtuquajtur "zeri yt"!?????kjo nuk eshte aspak profesionale nga ana juaj !!!

  • Postime: 229
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 18-07-2005, 07:28:20
as qe dua tia di kush je e ca ben.ju kritiket e artit jeni nga ato qe bejn lloqe gjith dites e snxjerrin gje ne drite.larg jush...sa per koshience tani e kuptoj qe ke te drejte perderisa shpenzoj kohe me ty....

  • Postime: 8129
  • Karma: +2/-1
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 23-07-2005, 16:46:20
ah tani e kuptova qe nuk je koshient per ato qe shruan ! thashe qe jam me profesion KRITIK ARTI! te keshilloj te marresh flalorin dhe te lexosh kuptimin o i ashtuquajtur njeri! :O
1 note x webmaster : si ka mundesi qe ju lini te shkruajne idiotesira disa njerez, ndersa te tjereve as qe nuk ia jepni te drejten te shprehin mendimin e vet ne kete forum te ahtuquajtur "zeri yt"!?????kjo nuk eshte aspak profesionale nga ana juaj !!!

Mendimi yt u dha, u pranua, zoti piktor nuk do qe pikturat e tij ti vleresosh ti! Kjo eshte zgjedhje e nje personi e jo idiotesi! Kur te mesosh te repsektosh mendimet e zgjedhjet e te tjereve eja e shkruaj perseri pa fyer njerezit!
 :@

  • Postime: 294
  • Karma: +0/-0

#20 ne: 11-08-2005, 07:27:21
Mendimi yt u dha, u pranua, zoti piktor nuk do qe pikturat e tij ti vleresosh ti! Kjo eshte zgjedhje e nje personi e jo idiotesi! Kur te mesosh te repsektosh mendimet e zgjedhjet e te tjereve eja e shkruaj perseri pa fyer njerezit!
 :@

I THINK THAT YOU DON'T UNDERTAND WHAT I SUPOUSE TO SAY...

  • Postime: 56
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 24-08-2005, 04:30:33
Qellimi i artit (qofte ky abstrakt apo jo) eshte te shprehe nje ndjenje dhe te ngjalle emocione tek vezhguesi. Nuk mund te thoni se kur shikoni Guernica te Picassos nuk ndjeni te njejten dhembje qe ndjente edhe piktori kur realizonte kete veper apo qe veprat e Andy Wahrol ju lene indiferente. Pastaj shekulli qe kaluam, me gjithe lufterat ose zhvillimet e shkences nuk mund te linte indiferente shpirtrat e ndjeshem siç jane mbi te gjithe ata te artisteve. Krijimi i artit abstrakt ishte gjeja me e natyrshme qe mund te ndodhte me ndryshimet qe po peson njerezimi ne ditet tona. Dhe n.q.s. admirohet nga elita boterore, kjo ndodh sepse edhe njerezimi ka nevoje qe ti shohe ndjenjat e veta te pasqyruara nga nje lloj tjeter arti. Por ky eshte vetem mendimi im...

  • Postime: 294
  • Karma: +0/-0

#22 ne: 11-01-2006, 07:55:15
Disa perfaqsuaes te artit abstrakt :
          VASSILY  KANDINSKY- (1866-1944)
Lindi me 4 dhjetor te 1866, ne nje familje te pasur borgjeze te Moskes. Pasi mbaroi univewrsitetin ne degen e Juridikut i ofruan 1 kateder ne universitet te cilen nuk e pranoi duke ui dedikuar vetem piktures, pianos dhe violinçelit. Me  1889 merr pjese ne nje program kerkimi te "Shoqerise se Shkencave Natyrale, etnografike dhe Antropologjike" qe zhvillohet ne Vologda, qe i krijon mundesi te njohe artin popullor rus ku shpesh do frymezohet.
Me 1896 trasferohet ne Mynich te Gjermanise ku studjon pikture dhe ku do bjere ne kontakt me  ambientin artistik te ashtuquajtur Seksion te Mynihut (1892).


1-Black spot -1912, ne vaj ,cm.100x130, Hermitage, St. Petersburg
2-Improvizim 7 -1910, ne vaj cm.131x97, Tretyakov Gallery, Mosca
3-Verdhe, Kuqe, Blu - 1925


[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 11-01-2006, 11:23:33 nga N I K »

  • Postime: 294
  • Karma: +0/-0

#23 ne: 11-01-2006, 11:29:27
                            Paul Klee

1- 1914
2- Red and White Domes -1914

[attachment[/attachment]

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0

#24 ne: 24-05-2009, 22:31:27
Une do ta quaja me mire pikture apo art iformal s'mund te quhet art abstrakt perderisa kjo lloj pikture eshte po aq abstrake sa nje pikture tjeter me sens me te kuptueshem, ne fund te fundit si konkluzion i bie qe cdo objekt qe paraqitet ne telajo nuk eshte real por abstrakt!

Temat e fundit