Arti i punimit të hekurit me dorë - Artet e Bukura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Arti i punimit të hekurit me dorë

Arti i punimit të hekurit me dorë

· 36 · 9440

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-04-2005, 08:27:48
Kam dashur vazhdimisht te hap tek ky forum kete teme qe ndofta per nje pjese e antareve mund te jete lexuar tek  forummishqiptar.Pre j nje aktiviteti prej 9 vjetesh kam qe e ushtroj kete kete aktivitet duke ndertuar nje ndermarje me nje game te gjere te prodhimit artizanat.Krahas prodhimit sipas porosive jam munduar te krijoj nje lloj arti punimi te cilen do te mundohem ta sjelltek ju here pas here.Vleresimin e kesaj pune dhe ndarjen e artit nga nje prodhim i zakonshem mund ta vleresoni ju. Per me teper informacion mund te shikoni ne vebin pekomeri.com. 
« Editimi i fundit: 09-10-2020, 22:21:45 nga M A X »

  • Postime: 847
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 29-04-2005, 10:09:02


Punon... ;)

Pekomeri ju lumtë bëni punë shumë të bukur.Personalisht më pëlqeu shumë Nr.213 por edhe të tjerat ishin fantastike ;)

Mund të na thuash diçka më shumë rreth çmimeve... ;)

  • Postime: 4466
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 29-04-2005, 12:19:18
Fantastike  :O
Uroj pune te mbare e me te verte urime se ishin  me te vertet te bukura  :)

  • Postime: 845
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 29-04-2005, 13:35:11
Urime!
Pune e perkryer. Keto punimet artistiket te turrllosin fare.  :love:

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 29-04-2005, 15:32:20
Sikur faqja te ishte dhe ne gjuhen e memes keq nuk do ishte.

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 29-04-2005, 16:32:38
        Te pershendes Artist, me A -të madhe !

Vizitova sitin tuaj dhe me pelqyen shume  punimet tuaja e sidomos zhanri i tille si: diferent, trimings, curtain holors, por edhe 751, fantezi !

Gjerat qe do i kisha evituar do ishin: 310, 111 e sodomos keto tek forumi yn s'me duken fare se jan teper orientale, shek, XIX -te dhe te pa hieshme...

mos u prek se ke avantazh teper te madh, e une vetem e thash mendimin tim ne kundershtim me antaret tjere.
kjo ishte shija, nga del as vte nuk e dijë.

Suksese edhe njehere.

  • Postime: 847
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 29-04-2005, 18:40:01
Sikur faqja te ishte dhe ne gjuhen e memes keq nuk do ishte.


Gjeç belanë mor burr i dheut... :)

Nuk kënaqesh me asgjë.... ><

 :P

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 29-04-2005, 19:07:24
:O

 ><  ><

Kjo eshte me mire : )

Un spo them gje te keqe, me perkthy tre rrjeshta azgje nuk eshte. Si forme faqja eshte e gatshme, vetem nderro shqip per anglisht, krijon nje faqe tjeter ku mund te zgjedhesh variantin qe deshiron edhe iku ai muhabet.

  • Postime: 847
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 29-04-2005, 19:27:14
 ;)

Ndoshta nga një këndvështrim ke dhe të drejtë,por duke patur parasysh se tregu shqiptar është tepër i vogël,kam përshtypjen se autori ka krijuar webin respektiv në formë reklame për jashtë.Pastaj edhe unë spo e kuptoj pse nuk e ka në shqip,pasi dhe adresën e jep të qartë dhe në pozicion të dukshëm të faqes..

Pastaj siç i thonë asaj "Arti nuk njeh kufinj"..... Mos harro se ne e kemi bërë angishten si gjuhë amtare.... ;)


Ps.Të hidhem andej nga BE-ja unë si thua..?? Se kam diçka për të plotësuar nga ai artikulli (po që nuk na e dhe adresën e webit)  :)

Gjithë të mirat

  • Postime: 5948
  • Karma: +9/-0

#9 ne: 29-04-2005, 19:30:36
Se pari, deshiroj te pergezoj PEKOMERIN per faqen dhe informacionin qe e ndau me ne. Me pelqyen shume punet artistike qe ishin vendosur sikurse dhe faqja e bere. Percjell pergezime te sinqerta! :)

Te me falesh, por dhe une si HYLLYS kam mendimin qe me e mira e te mirave do te ishte sikur te kishe kete faqe te perkthyer dhe ne gjuhen shqipe. Aq me teper qe adresa e vendosur eshte dhe ne Tirane, pra ne Shqiperi... se per pak kujtova se nuk ishte vendndodhja atje :O
Me kane pelqyer gjithmone faqet ku te jepet mundesia per te lexuar ate faqe ne shume gjuhe, si psh., anglisht, frengjisht, gjermanisht... etj etj. Gjithmone, te ofrojne me shume mundesi.
Keshtu qe, perse mos t'i jepni vetes dhe mundesine e krijimit te po kesaj faqe ne gjuhen meme?! (tek e fundit jo te gjithe qe duan te blejne apo te porosisin keto punime dine anglisht mire)
Pastaj dhe te veshtire nuk mund ta konsideroj... se perderisa e keni perkthyer ate c'ka keni dashur te gjithen ne anglisht... perse jo e shkruajtur ne nje faqe tjeter si opsion' per te qene dhe ne shqip ;)
Ju lutem, deshiroj te mirekuptohem... nuk deshiroj kurresesi te nderhyj ne punen tuaj... thjesht konsiderojeni si nje sugjerim shoqeror i imi.


Ju uroj pune te mbare!
SmiLey

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 01-05-2005, 03:47:16
Ne rradhe te pare ju falenderoj te gjitheve per pergjigjet tuaja.Veretjet qe me beni per sa i perket dhe gjuhes tone te dashur Shqipe qendrojne dhe do te mundohem se shpejti ta korigjoj.I mirepres te gjitha kritikat tuaja.Te gjitha punimet e paraqitura ne vebin tim jane punime te realizuara,nje pjese me shijen time dhe nje pjese tjeter eshte bere me kerkesen e klientit te cilet mund te jene dhe te huaj.Shume punime qe kam bere nuk jane paraqitur aty.Mund te permend disa nga punimet kryesore qe nuk jane vendosur si psh. Skena e festivalit te gjirokastres te vitit 2000 dhe 2004, Skena e koncertit veror 12 Endrat e nje nate vere, Skena e koncertit E dua me shume Shqiperine,Punimet e kalase te Petreles,Punimet e kalase Lekustrit te Sarandes,etj.

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 01-05-2005, 07:48:31
Ja disa nga punimet e mia ne fushen e artit.


[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 01-05-2005, 07:58:59 nga pekomeri »

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 01-05-2005, 08:05:47
Pikture ne hekur te rrahur me dore.


[attachment[/attachment]

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 01-05-2005, 08:08:15
Edhe nje skulpture ne hekur te rrahur me dore.

[attachment[/attachment]

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 06-05-2005, 02:57:16
Po dergoj dhe nje punim tjeter
Pikture ne hekur

[attachment[/attachment]

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 15-05-2005, 02:42:23
Pikturat ne hekur qe kam paraqitur shiten me nje cmim tek ne ketu ne Tirane nga 100-150 Euro, Krevatet nga 350-500 Euro,Tavolinat nga 120-300 Euro,Kariket nga 40-65 Euro.Keto jane cmimet ketu.Po te vizitoni webin tim do te shikoni nje larmi modelesh te ndryshme.Te gjitha punimet jane artizanat i vertete,punuar me kovacane.

[attachment[/attachment]

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 20-06-2005, 07:46:54
Ja ndhe nje skulpture punuar me hekur te rrahur me kovacane


[attachment[/attachment]

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 20-08-2005, 02:26:19
Nje gjarper prej hekuri te rrahur me kovacane



[attachment[/attachment]

  • Postime: 90
  • Karma: +0/-0

#18 ne: 20-08-2005, 07:09:02
Meqenese jeni artist, a mund te me tregoni se cfare gjendet terheqese tek nje gjarper?
Vet e kam shume frike dhe me duket nje qenie mjaft e neveritshme dhe atehere kur e shikoj te punuar...
Por do te isha shume kurioz te dija, se cfare i terheq te tjeret rreth tyre. Apo thjesht e vleresojne si veper arti... e asnje gje me shume? (?)


Flm shume! :)

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 23-08-2005, 06:32:40
Gjarpri eshte nje qenie shume e frikshme dhe e neveritshme si per ju,ashtu dhe per mua.Por meqenese ekziston panvaresisht ne e duam apo jo,une kam dashur ti tregoj njerezve qe te ruhen nga kjo qenie,gjithashtu te kene kujdes edhe nga disa qenie me dy kembe qe quhen njerez qe kane po te njejtat cilesi si gjarpri.

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 23-08-2005, 06:37:56
Kjo eshte nje dhelper  qe po shikon rrushin ne eshte pjekur apo jo.

[attachment[/attachment]

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 23-08-2005, 07:56:40
Te lumshin duart Artist,
 Gjarperin e keni persosur, pere mrekulli...
Fantastike !!!

...do e printoj.....vetem pere mua.

  • Postime: 5460
  • Karma: +3/-5
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 23-08-2005, 08:20:59
te lumshit duart pekomeri... vetete keni punime te mira...
urime dhe edhe njehere te lumshin duart

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 30-09-2005, 08:35:21
Po praqes dhe nje pikture tjeter te bere me hekur te rrahur me dore.

[attachment[/attachment]

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 01-12-2005, 16:46:33
Po paraqes dhe nje pikture ne hekur te rrahur me dore.
Ti japesh hekurit jete nuk eshte e lehte,gjithsesi jam munduar ta bej.
Vleresimin per kete e jepni ju.

Temat e fundit