Drama Shqiptare - Artet e Bukura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Drama Shqiptare

Drama Shqiptare

· 3 · 10329

  • Postime: 784
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-01-2005, 06:55:33
E Enjte, 13 Janar 2005


"DRAMA JONE ESHTE NE NIVELIN E RAJONIT"

Interviste me dramaturgun e njohur kosovar dhe pedagogun e arteve te bukura ne Prishtine, Nebi Islami

Ashtu eshte. Ne Kosove ka dhjetera dramaturge, ne kuptimin e kultivimit te drames si veper filologjike qe i dedikohet skenes. Kur flasim per dramaturgjine si forme e logosit dhe e skenes menjehere shtrohet c`shtja e nderlikimeve ne kete aspekt, krijohet nje zinxhir kompozicional tejet i nderlikuar qe perfshin nje strukture qe ka te beje me krahasimin e ideve, shumekuptimesise, mesazheve dhe vizioneve te ekzistences. Kosovaret, ne pikepamje te cilesise jane deshmuar tejet krijues. Per shembull ne festivalin boteror te fakulteteve te arteve, i mbajtur ne Berno (Ceki) Yllka Gashi u shpall aktorja me e mire, nderkohe qe ne kete konkurs merrnin pjese gjithe shtetet e Europes dhe SHBA, Izrael, Hong-Kong etj. Kjo ne planin aktorial, por ne sot kemi edhe dramaturge te mire si; Teki Dervishi, Beqir Mysliu, Rexhep Qosja, Nebi Islami, Fadil Hysa, Mehmet Kraja, Aqif Mulliqi etj.

Ne Maqedoni Resul Shabani, Xhabir Ahmeti, te cilet jane sendertuar si dramaturge. I kane perkapur vlerat e dramaturgjise europiane kryesisht permes vlerave qe jane shterur tashme ne ish-Jugosllavi, kane perkapur vlera edhe te Lindjes, edhe Perendimit.

Ne c'nivel artistik mendoni ju se eshte kjo drame, deri ku matet ajo?

Drama shqipe eshte ne nivel te rajonit, as me e ulet, as me e larte nga dramaturgjia serbe, bullgare, rumune, greke, madje do te thoja mbi dramaturgjine turke per sa i perket nivelit artistik.

Une them se drama kosovare ka qene e hapur, ka pasur mundesi per t'u zhvilluar.

Nuk u duket se ne Shqiperi drama shqipe nuk eshte aq e zhvilluar sa ne Kosove, te pakten si sasi, dhe nese po, cilat mendoni se jane shkaqet?

Une mendoj se drama eshte duke u zhvilluar paralelisht, si ketu si ne Kosove, them se Shqiperia ka potencial te vertete intelektual krijues. Vlerat e teatrit europian boteror, me te cilat kultura jone eshte ne kontakt, do te zhvillojne me tej te gjitha ato vlera qe ka shoqeria shqiptare, e cila ne vetvete eshte nje mikrokozmos, gje qe nenkupton ekzistencen njerezore, vlerat kulturore civilizuese, dijen, potencialin qofte krijues, qofte teorik te dramaturgjise shqipe, e cila ne Shqiperi ndoshta eshte mbi nivelin e asaj ne Kosove. Ne aspektin e ndihmes teorike do te permendja kontributin e madh qe ka dhene kritiku i teatrit Josif Papagjoni me botimin e dhjete monografive mbi teatrin.

Cilat jane disa mangesite themelore dhe shkaqet rreth zhvillimit te drames shqipe sot?

Mangesite themelore burojne nga defektet institucionale dhe nga varferia materiale. Nje shfaqje mesatare teatri se paku duhet te konsumoje 20 mije euro, po ne qofte se eshte nje spektakel i tipit te drames sime "Hijesina", e cila eshte laureate e cmimit kombetar nuk mund te realizohet pa 50 mije euro. Dhe kjo ne dukje perben nje shpenzim te cilin administrata dhe politika mund te mendojne se eshte i pamundur dhe keshtu drama deshton. Por historikisht eshte deshmuar se dramaturgjia, skena, teatri lene gjurme te fuqishme ne vetedijen dhe ndergjegjen e nje qyteterimi. Eshte shumefish me i dobishem ndoshta perfitimi nga drama.

Sa paguhet nje dramaturg ne Kosove?

Ka nje mbeshtetje jo te mire, por jo dhe keq, brenda nivelit te Shqiperise. Nje dramaturg mund te marre kater mije, apo pese mije euro. Pastaj varet nga dramaturgu. Rexhep Qosja sigurisht qe mund te merrte me shume para.

Ne Shqiperi marrin me pak se kaq, sa gjysma afersisht. Ja ndoshta dhe nje arsye qe ne Kosove te kete me shume drama

Cfare duhet te ndryshoje se pari dhe ne menyre urgjente ne dramaturgjine shqiptare?

Une mendoj se krijimtaria eshte ne nivel europian. Ceshtja materiale eshte konvencionale. Ajo eshte thembra e Akilit. Duhet te vetendergjegjesojme institucionet lidhur me rendesine e drames dhe teatrit. Nese ne Kosove ka ndodhur dikur qe ministri i Kultures nuk dinte se c'ishte skenari, drama, atehere eshte e kote te flitet e te pretendohet me shume.

Perse gjendeni ne Tirane?

Une kam shume miq ketu, artiste dhe kritike. Eshte kenaqesi, por dhe shpeshhere me lidh puna te jem ketu.

M.Alla


  • Postime: 784
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 13-01-2005, 06:56:06
Premiera e dramës "Hotel Ballkan". Eshtë shkruar për ngjarje fare të freskëta që kanë ndodhur në Ballkan, me shthurjen e ish-Jugosllavisë, me një gjuhë solide tregohet se dilemat dhe dëshirat bajate për hakmarrje janë më të amortizuara nga ç'mendohet e thuhet, dhe vullneti për ta parë të shkuarën me forcën e arsyes realisht ekziston.

Në Ballkan, në Kallkan


Elsa Demo

Durrës-Që fati kërkon edhe përunjësi kjo s'ka pikë dyshimi. Por në Ballkan, ashtu siç na mësojnë tragjeditë e antikitetit, kur njeriu ngrihet kundër fatit, vjen ndëshkimi. Kështu beson edhe dramaturgu, skenaristi Bashkim Hoxha. E argumenton këtë besim në mënyrë origjinale në dramën "Hotel Ballkan" e cila lindi nga romani me të njëjtin titull, i botuar në vitin 2002. U shfaq premierë mbrëmjen e 9 janarit në teatrin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Nga ky i fundit janë tërhequr aktorët. çdo gjë tjetër që ka të bëjë me skenografinë, kostumet, e rekuizitën të ngjallte përshtypjen sikur ishe në ndonjë nga vatrat e kulturës të qëmotit. Bie erë varfëri në teatrin e qytetit të dytë të rëndësishëm të Shqipërisë e të lakmuar për grabitjen e një copë toke për një vilë në bregdet. Aktorët janë zhveshur në mes të janarit në sallën e ftohtë, pasi ngjarjet zhvillohen në një stinë të ngrohtë, në bregdetin e Budvës. Asnjë sakrificë nga këto nuk do të të shkonte në mend, po të mos ia vlente barra qiranë për të parë premierën e "Hotel Ballkanit". Pa filluar shfaqja me hamendje mund të rendisje disa arsye pse ishin zënë të gjitha vendet: luan Ndriçim Xhepa; drama është shkruar nga një durrsak; apo në Durrësin e këtyre njerëzve rrallë, shumë rrallë mund të ketë ndonjë shfaqje teatri. Askush nuk i detyroi të ndiqnin deri në fund premierën, ndryshe nga ç'ndodh me publikun kryeqytetas i cili mund ta lërë karrigen, si snob a i shkathët që është, nëse shfaqja nuk i pëlqen. Askush nuk i detyroi të duartrokiste gjatë në fund.
"Hotel Ballkan" është shkruar për ngjarje fare të freskëta që kanë ndodhur në Ballkan, me shthurjen e ish-Jugosllavisë, me një gjuhë solide tregohet se dilemat dhe dëshirat bajate për hakmarrje janë më të amortizuara nga ç'mendohet e thuhet, dhe vullneti për ta parë të shkuarën me forcën e arsyes realisht ekziston. Mira (Rozina Kostani) një vajzë e përdhunuar në moshën 16-vjeçare nga një grup ushtarësh serbë, ka mbajtur në bark "fëmijën e armikut", por ama ka pranuar ta rrisë, Denin. Dragani (Lulzim Zeqja) një ish-rekrut në Bosnjë, tani që lufta ka mbaruar, kthehet tek gjendja e tij natyrale prej mishi e gjaku, pra bie në dashuri me Mirën, vajzën që ai vetë e ka përdhunuar. Janë të gjithë bashkë në Hotel "Ballkan". Kanë ardhur për të pushuar, por hijet e të kaluarës janë rrotull. Kriminelët e luftës, janë gjallë. Koloneli (Ndriçim Xhepa) dhe e dashura e tij Lora (Eftiola Laçka) janë aludim për figura reale si gjeneral Arkani dhe e dashura e tij Ceca.
Ky çift aktorësh dhe insinuatat e tyre kanë qenë pikat më të forta të shfaqjes. Koloneli, këtë herë një personazh në rrëgjim e sipër, që pritet t'i hidhet këmisha e forcës, Lora, një tigreshë e vërtetë që e kishte bërë edhe më potent në mësymje mashkullin e saj me këngët: Kur t'na mbarojë rakia/Do pimë lotët e mija/Kur të mos ketë as lotë/Do pijmë gjak të ngrohtë.
Filozofia e këtij njeriu se "Burrat janë ata që e fitojnë luftën ose gratë. Edhe nëse e humbim këtë luftë, ne duhet të kemi fituar gratë e tyre" është vetëm një linjë e dramës "Hotel Ballkan" e cila ngrihet mbi të shkuarën. Koloneli mban në xhepin e brendshëm të xhaketës armët e tij të luftës, një palë darë me të cilat dikur kishte tredhur demat, tani tridhte burra. Kështu e ndëshkon Draganin, ushtarin e vet, i dashuruar "me armiken". Si në tragjeditë antike ndëshkimi ndodh aty ku prej nga është dashur t'i iket ndëshkimit. Kjo formulë është pjesa më e shëndoshë e dramës së Bashkim Hoxhës "Hotel Ballkan". Regjisorja e re Driada Dervishi që mori përsipër këtë vënie në skenë ka ditur të mbajë shpërndarjen e roleve, tek një trupë e mirë aktorësh, por në bashkëpunim me dramaturgun ndoshta duhej të kishin vënë dorë në disa inskenime të tepërta, me korin e vajzave të përdhunura dhe korin e ushtarëve të thekur për luftë, dhe ca më tepër vajtojca. Disa monologë të personazheve duken të kotë, rol që mund t'i mbetej korit. Jo çdo gjë e shkruar mund të inskenohet. Drama është ajo që mbetet në skenë, e pavarur nga faqet dhe komentet e shkruara si letërsi. Me sa duket këto janë ato rundimente të romanit "Hotel Ballkan" i shkruar si skenar filmi, nga Hoxha, i cili është autor dhe i dramave "Unë dhe Mefistofeli" 86, "Këngë dashurie me korba" 96 dhe "Qyteti pa dashuri".
Gjithashtu interpretimi i protagonistes Kostani, nuk ishte në nivelin që kërkonte roli i Mirës. Aktorët e tjerë që mbajtën peshën e shfaqjes Lulëzim Zeqja, Neritan Liçaj, Xhelal Tafaj kanë mishëruar më të mirën që ka "Hotel Ballkan".

Intervista/ Flet autori Bashkim Hoxha
Jemi të prirur të besojmë se "Hotel Ballkan" vjen nga ngjarje reale të ndodhura vitet e fundit në Rajon.
Në të vërtetë kam dashur të mos i identifikoj ngjarjet si një konflikt serbo-shqiptar. Ballkani ka njohur të njëjtat raporte në luftën e ish-Jugosllavisë, midis të gjitha kombësive. Kanë qenë boshnjakët, kroatët, serbët, shqiptarët, që të gjithë të përfshirë në histori të ngjashme. Edhe emrin e personazhit Mira e kam gjetur që të jetë një personazh që të përfaqësojë njëherësh disa kombësi, sepse pothuajse të gjitha kombësitë e kanë këtë emër.
Më shumë se sa një histori reale ka një atmosferë reale. Unë kam përjetuar 99-ën si gjithë të tjerët. Kur vinin dhe në televizionin tonë për të kërkuar të afërmit e zhdukur, kam dëgjuar histori të ngjashme me to. Por ajo që më ka ngacmuar, edhe pse nuk ka dalë në dramë, ka qenë një apel i imamit të Bosnjës, i cili në një predikim në xhami iu bëri thirrje të gjithë burrave t'i pranonin gratë e përdhunuara, si plagë lufte dhe jo si një gjest siç mund të gjykohej kjo gjë. Kam medituar mbi të gjitha këto për të arritur në këtë subjekt.

Personazhet e frontit ushtarak janë gjithashtu aludime të pastra.
Janë kriminelët e kërkuar. Unë kam parasysh Karaxhiçin, por personazhi i kolonelit ka edhe shumë gjëra nga Arkani dhe e dashura e tij. Eshtë raporti i Arkanit me Cecën, këngëtaren folk. Përgjithësisht kolonelët e luftës kanë një lidhje të pashpjeguar, por edhe të shpjeguar me këngëtaret folk, që këndojnë këngë nacionaliste. Ndoshta i bashkon ajo ana vulgare e nacionalizmit që kanë të dyja palët. Për këtë mund të thuhet ka diçka reale, të vërtetë. Madje dhe një histori e Arkanit për një vjedhje të bankës në Piaca Kavur, është e vërtetë dhe unë e kam sjellë midis personazheve në dialog.
Ngjarjet zhvillohen pak a shumë në një bregdet si Budva në të cilën bashkohen të gjitha kombësitë pas lufte, madje ku janë strehuar edhe kriminelët pas lufte. Variantin përfundimtar e kam shkruar në qytetin e Budvës, madje aty kam dëgjuar që mund të strehohej edhe Karaxhiçi gjë që më ngacmoi për të avancuar në një linjë tjetër.

Si ndodhi transplantimi i romanit që ju e keni shkruar për skenar filmi, në dramë?
Një film i përmasave për vetë sfondin e kësaj ngjarjeje, financiarisht është i vështirë dhe problemet po ecnin jashtëzakonisht ngadalë. Romani u botua, ndërsa dramën e shkrova i nxitur nga Teatri Shqiptar i Maqedonisë. Drejtori artistik dhe një regjisor i teatrit kishin lexuar romanin dhe sipas tyre premtonte të bëhej dramë. Kështu bëra dramatizimin. Po ndërkohë e solla edhe në Teatrin Kombëtar nga i cili akoma nuk është lexuar dhe iu bashkangjit projektit të teatrit të Durrësit.

Një shqiptare që dashurohet me ish-ushtarin serb, por kur ajo mëson këtë fakt tërhiqet. Kjo është një linjë ku i ktheheni së kaluarës dhe luftës.
Pikërisht ajo është edhe dilema dramatike e personazhit, por aktualisht edhe e Ballkanit. Pas lufte Ballkani përpiqet të gjejë një lloj paqeje, dashuritë e munguara të jetojnë njerëzisht, por normaliteti mbetet i vështirë, përderisa krimi mbetet akoma i pandëshkuar.
Djaloshi Dragan ndëshkohet nga të vetët kësaj radhe, ndëshkohet me tredhje, një mënyrë e përdorur vërtet, këto janë fakte historike: i kanë tredhur robërit meshkuj, gratë i kanë përdhunuar. Janë pjesë të një drame. Në një qark të mbyllur, ata njerëz që kanë përdhunuar, ndëshkimin e marrin me tredhje. Pavarësisht nga përmasa, pak a shumë siç vjen ndëshkimi në tragjeditë antike, që aty ku është objekti i të keqes, aty edhe mbyllet cikli.
Hijet e të djeshmes janë nëpër këmbë në Ballkan. Ne e shohim edhe sot, sa herë që del një problem, për shembull për Kosovën, mobilizohet menjëherë instikti nacionalist primitiv përsëri i serbëve, maqedonasve diku, apo i ekstremistëve shqiptarë.

Kjo shfaqje mendohet të shfaqet në Maqedoni. Si mendoni se mund të pritet atje?
Kam përshtypjen se nëse kjo dramë do të shfaqet në Beograd do të pritej mire. Sepse në të vërtetë shoqëritë ballkanike janë duke u ridimensionuar nga ajo e kaluar që iu ka krijuar aq shumë probleme.
Edhe me romanin që u botua në versionin anglisht, kam pasur letra nga lexues, nga të cilat më me interes për mua kanë qenë përshëndetjet nga lexuesit serbë.

Të çfarë natyre?
Thelbi i linjës së këtyre letrave ishte ky: ndoshta duke e parë nga larg ju mund të bëni analizën që ne nuk po e bëjmë. Pra vetë shoqëritë ballkanike kanë nevojë të bëjnë analizë dhe ndoshta letërsia në këtë mënyre mund të ngacmojë gjëra të këtij lloji. Do të tentojmë të marrim pjesë me këtë dramë në Festivalin e Teatrit të Bitefit në Beograd.

Përse e patë të arsyeshme të fusnit një rundiment të teatrit antik klasik, korin, si përfytyrime në momentet që personazhet përjetojnë dramat. Nga ana regjisoriale ka qenë një nga problemet që pati shfaqja.
Përdorimi i korit është i vështirë. Këtu kori ka marrë misionin për të sjellë edhe peizazhin, për të sjellë atë ngjarje që është jashtë skene, e cila në konvencionin skenik është e vështirë të zbërthehet siç duhet. Por kori vjen për të dhënë edhe përmasën, për të thënë se fati i një individi është i ngjashëm me fatin e shumë të tjerëve, për t'i dhënë përmasën epike, sepse kori është element epik i teatrit. Ndoshta në këtë mënyrë sjell atë gjë që nuk mund ta sjellin dy fate njerëzish.



12/01/2005

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 06-07-2006, 16:30:17
Keto dite pranë shoqates "Villa Mais d'Ici" në Aubervillier, periferi te Parisit u qfaqë drama "Endrra e njeriut qesharak" sipas noveles së F.Dostojevskit  nga regjizori i ri Aldo Kromidha.
Ne nje ambiente gati se familiarë, ku zgjoi mjaftë interesim  tek publiku françezë të cilët mbeten të knaqur me mjeshtrinë e realizimit të njê regjizori te ri qe sapo ka ardhur nga Shqiperia e i cili tenton shancen e tijë ne teatrot e ketije Metropoli te njohur.

« Le rêve d'un homme ridicule » ( endrra e njeriut qesharak)eshte skrojtur ne vitet e fundit te jetes se Dostojevskit . Ne kete pjese nuk gjejme me shkrimtarin e ›Shtepija e te Vdekurve" dhe as ate te ›Krim e Ndershkim"

Arsyeja per te jetuar eshte pikerisht ajo qe i intereson ne kete pjese. Ky njeri "qesharak" eshte vete Dostojevski. Per me teper eshte i vetmi personazh ne te gjithe veprat e tij qe nuk ka emer dhe nuk eshte nje rastesi.

 

Njeriu qesharak fillon ne nje nihilizem te mirfillte , prandaj ai eshte gati te vetevritet, eshte gati te mohoje edhe jeten !Vizioni i nje ylli nje qiellin e erret i jep sigurine e vetevrasjes. Por gjithshka do te permbyset per shkak te nje vajze te vogel, qe disa momente se te vetevritet i afrohet per te kerkuar ndihme."Heroji yne e zbon, i ndergjegjshem dhe i nervozuar dhe niset me te shpejte t'i japi fund idese se tij dhe se bashku me te edhe jetes. Por imazhi i asaj vajze te vogel do ti mbetet ne koke. Per fere te pare pyetjet vershuan ne zemren e tij dhe mbi te gjitha : derisa jeta nuk ka asnje rendesi , atehere perse pata keqardhje per ate vajze te vogel?

Me keto mendime do ta zere gjumi dhe do te beje nje ederr te çuditeshme qe do te dryshonte me vone te gjithe jeten e tij.Nga fundi i pusit, i deshperimit me te thelle "Njeriu" yne do te kaloj ne miresine e pafunde,per te rirene ne kushtet njerezore.

 

Qendra e imazhit tone per kete pjese gjindet ne trazimet e brendeshme te te personazhit.Bota e tij eshte e pasur ne ngjyra, me shume rritem dhe kontradiksione.Ne thelb te gjendjes se personazhit, ne fillim te pjeses te brishte, delikat, e indiferent "njeriu yne" do te kthehet ne nje luftetar dhe optimist. Nga indiferenca ne nje njeri te vemendshem.

Personazhi kalon pa pushim nga nje gjendje ne tjeteren dhe ne te njejten kohe pa pushim kep nje ide per tu hedhur te tjetra. Ritmi i brendshem i personazhit mbetet i ngritur duke i dhene nje dinamike te brendeshme, gje qe do te reflektohet edhe tek publiku, pergjate te gjithe spektaklit. Koncepti regjisorial meshtetet mbi lojen realiste te interpretimit duke u mbeshtetur mbi elemente simbolike. Asnje qellim per te nxjerre nje konkluzion i takon publikut te nxjerre ate qe di ti duket . Mbi te gjitha heroi i "Endrres" sone e thote :

"Qe te me besoni apo jo , kjo nuk ka shume rendesi, nuk ju kerkoje te me besoni !"

 

ARBEN BAJRAKTARAJ – Eshte nje aktor i formuar ne Sllovenidhe ne France. Ne teater Ne disa vende Europeane nen drejtimin e shume regjisoreve te njohur: M.Kjuder, R.Cordier, N.Veuillet, K.Babic, D. Dolmieu; G. Shelley, B. Lumi. Ka luajtur ne pjese te Bond, Koltes, Mrozhek, Mamet, P.Klodel, H. Muller...

Ne kinema dhe ne televizion ka punuar me Jacques Nolot, David Yates, Gérard PirÚs, Jêrome de Missolz......

 

ALDO KROMIDHA – Eshte nje regjisor i formuar ne Akademine e Arteve te Bukura, ne degen e regjisures. Pervoja si regjisor permbledh nje palete te larmishme autoresh., Sidney Lumet, Kasem Trebeshina, Aristofan, Ibsen, Pushkine, Dostojevski, Roblés, Beket.

Gjithashtu ka vene ne skene dy pjese ne skenen e Teatrit Kombetar ne Tirane.

Nder te tjera ka punuar si regjisor ne Televizionin Arberija dhe si profesor i "Mjeshtrise se Aktorit " ne shkollen e Baletit Jordan Misja ne tirane.

 

Temat e fundit