Ekspozita e Nikolla Progrit - Artet e Bukura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ekspozita e Nikolla Progrit

Ekspozita e Nikolla Progrit

· 1 · 573

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-12-2011, 19:20:50
Ëndrra e Nikolla Progrit për të hapur një ekspozitë vetjake, bëhet më në fund realitet, një vit pasi piktori ndërroi jetë.

Në një mbrëmje të organizuar nga familja në galerinë “Kledio”, në Kryeqytet, miq, kolegë e të afërm u mblodhën për të përkujtuar jetën e artistit. Shumë prej krijimeve të ekspozuara u shfaqën për herë të parë në publik.

Nikolla Progri lindi në Tiranë në vitin 1934. Studimet universitare i filloi në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, dhe më pas i përfundoi ato në Univeristetin e Arteve në Tiranë, ku në vitet pas daljes në pension punoi edhe si Pedagog.

Përvec krijimtarisë së tij në fushën e pikturës, autori i veprave si Afresku monumental “Testamenti i Skënderbeut”, që ndodhet në Muzeun Historik të Krujës, ka pasur edhe një karrierë si skenograf.

Vënia në skenën shqiptare e kryeveprave botërore si “Traviata” e Verdit apo “Nata e Dymbëdhjetë” e Shekspirit, është realizuar me skenografi të  Z.Progri.

Piktori ka lënë pas një veprimtari shumë të pasur artistike. Një numër i madh i krijimeve të tij ndër vite, janë ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, si dhe në galeri të ndryshme në rrethe apo edhe jashtë vendit. /top channel

Temat e fundit