Fluks vizitorësh në Galerinë Kombëtare të Arteve - Artet e Bukura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fluks vizitorësh në Galerinë Kombëtare të Arteve

Fluks vizitorësh në Galerinë Kombëtare të Arteve

· 1 · 487

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-07-2011, 00:56:46
Galeria Kombëtare e Arteve, një ndër të pakta institucione që edhe në këto muaj të nxehtë vere qëndron e hapur për vizitorët ka patur gjatë kësaj periudhe rreth 400 vizitorë të huaj në javë.

Sipas drejtuesve të galerisë, numri i vizitorëve gjatë verës në Galerinë e Arteve rritet sepse përkon edhe me ardhjen e turistëve të huaj.
"Muajt e fundit, sidomos qershori dhe korriku, sollën në hapje të ekspozitës, trupën e huaj diplomatike të akredituar në Shqipëri, i cili besoj se ka bërë edhe një punë të mirë në propagandimin e kësaj ekspozite te turistët e huaj që vijnë të vizitojnë Shqipërinë",- tha në një deklaratë për mediat Genti Gjikola, nga sektori i ekspozitave.

Vizitorët shqiptarë dhe të huaj gjejnë në Gelerinë e Arteve ekspozitën e fotografit anglez Marin Parr, pjesë e së cilës është edhe cikli "Shqipëria 1990", që ka tërhequr mjaft turistët e huaj që duan të njohin një Shqipëri ndryshe nga kjo e vitit 2011-të. Krahas kësaj ekspozite, vizitorët i tërheq edhe pjesa muzeale e Galerisë, veçanërisht piktura e realizimit socialist.

Ekspozita e Martin Parr, e hapur më 15 qershor, ka rezultuar, sipas drejtuesve të GKA-së, më e frekuentuara gjashtë mujorin e parë të këtij institucioni. Ajo do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri në 7 gusht.
(atsh/BalkanWeb)

Temat e fundit