GAK e “Qafa” s’mund të bashkohen - Artet e Bukura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

GAK e “Qafa” s’mund të bashkohen

GAK e “Qafa” s’mund të bashkohen

· 1 · 895

  • Postime: 2869
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 11-01-2011, 11:47:43
Prishtinë, 11 janar - Galeria e Arteve të Kosovës nuk do të menaxhojë me atë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe  Sporteve, “Qafa”. Vendimi i nënshkruar shtatë muaj më parë nga ish-ministri i Kulturës, Lutfi Haziri, që GAK-u të marrë nën ombrellën e tij edhe këtë galeri, e bashkë me të edhe hapësirën ekspozuese të Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë - është hedhur poshtë nga vetë ata që e kishin përkrahur. Vendimi qe marrë në maj me arsyetimin se një gjë e tillë do të rregullonte ekspozitat që hapen në galeritë shtetërore në Kosovë. Në atë kohë ishte thënë se vendimi mund të hyjë në fuqi vetëm në fillim të 2011-s, pasi që galeritë përkatëse veç e kishin të hartuar programin për ekspozitat që do të hapnin edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit.
Tashti i pari i Galerisë së Arteve të Kosovës, Fahredin Spahija, thotë se ai është një vendim i lëshuar pa ndonjë analizë dhe konsultim të mirëfilltë paraprak.
“Vendimi nuk gjeti zbatim, sepse ishte një improvizim dhe asgjë më shumë siç ishin edhe shumë vendime të tjera që u nxorën në atë periudhë”, ka thënë Spahija. Kur ishte marrë vendimi më 20 maj të vitit të kaluar, vetë kreu i GAK-ut e kishte cilësuar si një “mundësi që të bëhet një kriter i përbashkët dhe një radhë sipas së cilës do të prezantoheshin artistët pamorë”.
Edhe drejtori i Departamentit të Kulturës në MKRS, Sami Piraj, e ka hedhur poshtë vendimin e ish-shefit të tij. Galeria “Qafa”, sipas tij, po funksionon si është më së miri, dhe për këtë nuk është e nevojshme që të bëhet ndonjë kapërcim i kompetencave tek GAK-u.
“Galeria e Ministrisë së Kulturës është duke kryer funksionin e vet dhe nuk ka nevojë që të futet nën Galerinë e Arteve të Kosovës. GAK-u e ka një kredibilitet pak më ndryshe, ka hapësirë më shumë dhe janë kushtet e tjera, ndërsa “Qafa” është një galeri alternative, siç do të duhej të ketë edhe tjera hapësira të tilla”, ka thënë Piraj.
Në fillim të këtij viti, Galeria e Arteve e Kosovës ka përpiluar planin për ekspozitat që do të mund të hapen gjatë 2011-s, ndërsa në listë ka renditur 27 emra të artistëve dhe grupe të artistëve. Këshilli artistik në përbërje të Nagip Berishës, Zake Prelvukajt dhe Fitore Jusufit bashkë me drejtorin e këtij institucioni Fahredin Spahija ka bërë përzgjedhjen ose u ka bërë ftesë artistëve në zë (si Mikel Gjokaj që jeton në Romë të Italisë), që të jenë pjesë e GAK-ut për këtë vit. E në anën tjetër galeria “Qafa” e ka të hapur konkursin deri më 15 të këtij muaji që artistët e rinj të konkurrojnë për të shfrytëzuar hapësirën ekspozuese të këtij institucioni, me të cilin menaxhon direkt Ministria e Kulturës. Edhe këtu piktori Nagip Berisha, bashkë edhe me piktorin tjetër Fatmir Krypa dhe fotografin Burim Myftiu, përbëjnë treshen që do të vlerësojnë prurjet e kësaj galerie, dhe do ta përpilojnë listën në jo më shumë se 20 artistë.
Berisha, anëtar në të gjitha komisionet vlerësuese, ka bindjen se edhe pse të dy galeritë financohen prej burimit të njëjtë, ato mund të funksionojnë të ndara.
“Më duket se ajo do të ishte një ngarkesë shtesë për Galerinë e Arteve të Kosovës. Ndërsa prej këndvështrimit tim, edhe kështu siç është ‘Qafa’ ka funksionuar mirë me menaxhmentin e vet. Në rast se nuk do të funksiononte, problemet do të duhej të riparoheshin aty, e nuk do të ishte zgjidhje që ajo të futet nën GAK”, ka thënë Berisha.
Në anën tjetër qysh se ishte nënshkruar, vendimi qe parë me skepticizëm sa i përket marrjes në kompetencë të hapësirës së Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Kjo për shkak të kontestit menaxhues ndërmjet Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës.
“Hapësira në Pallatin e Rinisë nuk është nën kompetencat tona dhe aty ne nuk mund të ndërhyjmë”, ka thënë Piraj, teksa shpreh bindjen se “Qafa” mund të integrohet në kuadër të GAK-ut kur të plotësohen kushtet që në të të investohet dhe të rregullohet si hapësirë më e mirë.
Spahija, kusht që GAK-u të marrë në kompetencë galerinë “Qafa” vë rinovimin e kësaj të fundit.
“Me renovim nënkuptoj ndërrimin e vitrinës dhe dyerve hyrëse, muret ekspozuese, heqja e banakut në mes të saj, hapja e një dere nga ana e kompleksit tregtar ‘Qafa’, në mënyrë që përmes saj të qarkullonte stafi i ‘Kosovafilmit’, si dhe i punëtorëve të tjerë që aktualisht punojnë aty”, ka thënë Spahija tek shton se që në fillim vendimi i është dukur i ngutshëm dhe i pamenduar mirë.
“Më vonë e kam kuptuar se rreth kësaj çështjeje nuk është konsultuar fare personi kryesor i asaj hapësire që për vite me radhë është përkujdesur për mirëmbajtjen e galerisë dhe për mirëvajtjen e projekteve që janë realizuar aty”, ka thënë ai.
Vendimin ish-ministri Lutfi Haziri ia kishte kumtuar drejtorit të GAK-ut më 20 maj, në kuadër të vizitave që po u bënte ai institucioneve të kulturës vetëm 50 ditë pasi që në duar kishte marrë timon e kulturës në vend.
“Nuk mund të jetojmë që institucionet kulturore të natyrës së tillë të jenë të shpërndara në mënyrën që kanë qenë, sepse ashtu mungon funksionaliteti”, pati thënë ish-ministri Haziri, me të dalë nga takimi me Spahinë.



/koha/

Temat e fundit