Imazhi i Tiranës shkon në Paris - Artet e Bukura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Imazhi i Tiranës shkon në Paris

Imazhi i Tiranës shkon në Paris

· 1 · 1125

  • Postime: 4466
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 18-10-2005, 04:17:23
Tirana 1.2.3 Couleurs nga 5 Tetori deri në 3 Nëntor në kryeqytetin francez

N jë ekspozitë me foto nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, është çelur në Paris në datën 5 tetor e cila do të zgjasë deri në datën 3 Nëntor. Për gati 1 muaj, qytetarët parisienë do të kenë mundësi të njihen me pamje të shkëputura nga Tirana në përiudha të ndryshme që ka kaluar ajo. Ekspozita titullohet: ?Tirana 1.2.3 Couleurs? ku hapja e saj është mundësuar nga shoqata ? Albania ? më banim në Paris , në bashkëpunim me ministrinë e kulturës franceze. Në të tregohet zhvillimi i Tiranës gjatë një shekulli. Janë pesë fotografë të cilët kanë bashkëpunuar me fotot e tyre. Është fotografi i mirënjohur shqiptar Roland Tasho, sëbashku me fotografët francezë: Gockin Sipahioglu, Ëilly Ronis, Anne-Laure Lafay. Ëilly Ronis një ndër fotografët më të mirë në botë ka qenë në Shqipëri në vitet '30. ?Në këtë ekspozitë ka foto të panjohura, të pabotuara, të paeksploruara nga vizita e tij në Shqipëri në vitin 1930.? ? shprehet fotografi Roland Tasho. Ekspozita përmban rreth 70 fotografi, 8 prej të cilave janë të fotografit të madh shqiptar Tasho. Fotot e tij i përkasin Tiranës së viteve '90. ?Fotografët francezë kanë treguar historinë e Tiranës nëpërmjet fotove të tyre. Ata i qëndrojnë gjithmonë seriozë fotografisë dhe ky lloj arti është jeta për ta?- tregon Tasho.

Vetëm në fillim të shekullit të 20-të Tirana është zgjedhur si kryeqytet i Shqipërisë. Zhvillimi i saj është bërë në shumë etapa sipas historisë së saj. Fundi i Perandorisë Osmane, formimi i një kombi të ri, influenca dhe pushtimi italian, diktatura e gjatë komuniste, anarkia, rilindja dhe tranzicioni demokrat. ?Akoma e panjohur Tirana është një qytet me të vërtetë dinamik, që ka filluar me urbanizimin, pak i harruar prej viteve ?30?- thuhet në njoftimin e celjes së ekspozitës. Ekspozita i ofrohet publikut parizien per t'u njohur me Tiranën, me zhvillimin e plotë të saj. Për të përshkruar një shekull të historisë së qytetit, ekspozita paraqet vështrimë të kryqëzuara të fotografëve.

Temat e fundit