Kapitulli i dytë... sërish në Teatrin Kombëtar - Artet e Bukura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kapitulli i dytë... sërish në Teatrin Kombëtar

Kapitulli i dytë... sërish në Teatrin Kombëtar

· 1 · 1107

  • Postime: 4466
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 18-10-2005, 04:19:58
R ikthet komedia e suksesshme ?Kapitulli i dytë? me regji të Mehmet Xhelilit. ?Është një komedi, por mund të konsiderohet edhe si dramë. Stili i të shkruarit është si i një komedie por problemi që trajton i përket një drame sa individuale aq edhe familjare. E kam trajtuar si një komedi romantike sepse në themel të saj është tema e dashurisë. E cila shihet si një problem shumë i rëndësishëm i shoqërisë kontemporane.? ? shprehet regjisori Xhelili.

Fabula është mbështetur në një ngjarje individuale të personazhit kryesor. Xhorxh Shnajderit i ka ndodhur një fatkeqësi, i ka vdekur e shoqja, Barbara një grua e jashtëzakonshme të cilën e ka adhuruar dhe e ka dashuruar me gjithë shpirt. Mes tyre ishte një lidhje martesore shuëm e fuqishme dhe pikërisht në kulmin e kësaj ndjenje, Barbara ndërron jetë nga një sëmundje e keqe. E gjithë vepra trajtohet në kapitullin e dytë të jetës së Xhorxh Shnajderit prej nga ka marrë dhe titullin komedia. Ngjarjet zhvillohen kur ai është jashtëzakonisht i rënë moralisht pasi i ka humbur gruan që donte me të cilën ëndërronte të kalonte gjithë pjesën e jetës. Xhorxh Shnajder ka një vëlla, Leon , interpretuar nga Helidon Fino i cili kujdeset shumë për të dhe pikërisht në këtë gjëndje që ndodhet mundohet ta ndihmojë duke e prezantuar me femra të tjera. Janë shumë femra të cilave i jep numrin e telefonit Shnajderit. Por mundi i ka shkuar kot pasi Shnajder nuk i merrte parasysh fare numrat e telefonit, i merrte kot ose i humbte. Një ditë, tek ishte duke biseduar me të vëllanë, ai i jep numrin e telefonit të një gruaje e cila ishte e divorcuar. Pas shumë e shumë mundimesh Xhorxh Shnajder arrin ta vërë në xhep letrën në të cilën ishte shkruar numuri i telefonit. Pas disa ditësh, teksa ishte duke u munduar t'i telefononte një ish-punonjëse të bibliotekës për ta pyetur për një libër për të cilin donte të shkruante, papritmas ai i telefonon gruas që Leo i kishte rekomanduar, Xhenifer Melone, e interpretuar nga Luiza Xhuvani. Që këtu lind një bisëdë shumë interesante e shoqëruar me batuta e kundërbatuta, keqkuptime, humor. Tre aktorët e mirënjohur, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani dhe Helidon Fino luajnë duke përjetuar me mjeshtëri situatat duke bërë kështu që të ndiqen me interes nga publiku kryeqytetas.

Temat e fundit