Një vëzhgim mbi grafikën në Shqipëri - Artet e Bukura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Një vëzhgim mbi grafikën në Shqipëri

Një vëzhgim mbi grafikën në Shqipëri

· 1 · 1420

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-12-2010, 02:03:26
Sipas Wikipedias, me termin “grafik” identifikohet ai sektor i prodhimtarisë artistike i orientuar në projektimin dhe realizimin e produkteve të komunikimit viziv. Brënda tij përfshihen disa nënsektorë specifikë, ndër të cilët dy janë më qartësisht të dallueshëm: dizenjo grafike (projektimi grafik) i cili sot quhet në mënyre të përgjithshme “grafikë” dhe grafika artistike e orientuar në prodhimin e veprave artistike në një sasi të kufizuar. Bëhet fjalë, pra, për një fushë të krijmtarisë njerëzore që perfshin një gamë të gjerë produktesh. Ne rrjeshtat ne vijim do të përqëndrohem shkurtimisht, (thjesht si një vëzhgues dhe shfletues i apasionuar), në ekspozimin e disa shembujve, të cilat krijojne një ide të së shkuarës dhe të tashmes së grafikës në Shqipëri, nëpermjet grafikës editoriale të revistave.

E shkuara

Komunikimi viziv është pa diskutim mjeti “par exellence” i komunikimit të ideologjive. Për këtë arsye, në një vend të varfër si Shqiperia, ku arti në përgjithësi dhe grafika në veçanti kanë qenë një luks i të paktëve, dëshmitë më të shumta të grafikës, e që i kanë rezistuar kohërave, përbëhen nga ato produkte që i përkasin kryesisht kohës së regjimit fashist dhe atij komunist, klientët me “bujarë” të artit. Grafika shqiptare, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, është qartësisht e ndikuar nga ajo italiane. Kjo dallohet, mbi të gjitha, në tipologjinë e fonteve dhe në mënyrën se si ato janë përdorur. Në vitet 60-të dhe 70-të konsolidohet ndikimi nga grafika ruse dhe lindore. Kur flasim për grafikë italiane dhe ruse përreth viteve të luftës, flasim gjithsesi për grafikë avantgard. Në imazhet në vazhdim shohim mënyrën se si revistat  e kohës paraqisnin Shqipërinë në vitet 60-të dhe 70-të.

Kopertina dhe dy faqe të numrit 12, viti IX, dhjetor 1968”, të së përmuajshmes politiko-shoqërore dhe letraro-artistike “Ylli, botim i “Zërit të Popullit”

Kopertina dhe dy faqe të numrit 6, viti XXIII, 1966, të së përmuajshmes “Shqiptarja e re”, organi I B.G.SH.-së

E tashmja

Në dy dekadat e fundit të regjimit komunist, grafika ashtu si edhe shumë fusha të tjera të prodhimtarisë së vendit, jo vetëm që s’u zhvillua më tej, por pësoi një regres të dukshëm në cilësinë e projektimit dhe të realizimit. Pas rënies së regjimit, grafika shqiptare u karakterizua nga një improvizim dhe konfuzion figurash profesionale, pasoja të rritjes drastike të kërkesës për komunikim viziv. Grafika u gjend e papërgatitur për të komunikuar profesionalisht jo më ideologjinë e regjimit te shkuar, por ideologjitë e një shoqërie që shkonte drejt konsumit masiv. Ndërsa vitet e fundit grafika e reklamave dhe ajo televizive kanë bërë hapa të konsiderueshëm përpara, ajo e lidhur me editorinë mbetet peng e krizës e ndoshta agonisë që po kalon ky sektor në vendin tonë. Gjithsesi, gjatë vitit 2009 dhe 2010, janë shfaqur apo rinovuar disa tituj të cilët premtojnë shumë dhe që mund të percaktojnë tendencat e të ardhmes përsa i përket cilësisë grafike, pa harruar së përmenduri këtu revista si "Jeta" apo gazeta si "Shqip" dhe "Shekulli" të cilat prej vitesh mundohen që të ofrojne një imazh më të sofistikuar.

Kopertina dhe dy faqe të numrit 2, viti II, 2010, të revistës së përtremuajshme kritike “Akt” me një grafikë të paster dhe të qartë

Kopertina dhe dy faqe të numrit 4, viti I, nëntor 2010, të së përmuajshmes të artit, modës dhe kulturës “Elegance” qe dallohet per kopertinat e rafinuara dhe një projekt grafik në tërësi të koordinuar

Kopertina dhe dy faqe të numrit 207, viti V, 5 dhjetor 2010, të së përjavshmes të politikës dhe aktualitetit “Mapo” me pamjen grafike të rinovuar ku fontet e reja luajnë një rol kryesor në dhënien e një imazhi dinamik dhe të freskët

Kopertina dhe dy faqe të numrit 6, viti I, dhjetor 2009, të së përmuajshmes femërore të modës “Anabel” që karakterizohet nga kopertina pergjithësisht "agresive" dhe fotografi "fashion" mjaft cilësore

E ardhmja

I rikthehem përkufizimit të paragrafit të parë. Grafika është komunikim. Të krijosh një grafikë të mirë do të thotë të komunikosh mirë. Është e rëndësishme që në të ardhmen grafika, por mbi të gjitha klientët që shpesh herë koinçidojne të jenë edhe pronarët e saj, të përqëndrohen në racionalizimin e proçesit të punës dhe kualifikimin e figurave profesionale. Një aspekt gjithashtu i rëndësishëm është edhe tërheqja e talenteve të reja të fotografisë dhe të ilustrimit (ky i fundit i mungon së tepërmi periodikëve shqiptarë) të cilët duhet thënë se jane të shumtë, por fatkeqësisht nuk gjejnë mjaftueshëm hapësirë nëpër faqet e revistave tona. Përsa i përket anës thjesht teknike, mendoj se grafistët duhet t'i dedikohen më tepër studimit të tipografisë, përdorimit të “grid systems” dhe ngjyrave, si edhe rritjes dhe përditësimit të njohurive mbi historinë dhe të tashmen e këtij arti, duke patur gjithmone në mendje, që një grafikë e mirë është një grafikë e qartë, e pastër dhe natyrisht e bukur.


http://www.peshkupauje.com/2010/12/nje-vezhgim-mbi-grafiken-ne-shqiperi
« Editimi i fundit: 10-11-2020, 15:48:41 nga M A X »

Temat e fundit