×
Hyrja
Profili

"Vrimat e Zeza"

"Vrimat e Zeza"

· 8 · 6696

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

ne: 12-01-2007, 13:39:22
Astronomet zvizeriane festojne se bashku me astronomet amerikane zbulimin e tyre me te fundit.

Kjo skuader e madhe ka zbuluar nje trio vrimash te zeza. Fenomeni eshte i rralle. Vrimat e zeza ndodhen ne nje largesi nga 100 deri ne 150 vjetedrite nga njeri - tjetri.
Ndersa largesia ndermej kesaj Trio dhe Tokes eshte rreth 10,5 miliard vjetedrite.

Anetare te skuadres bejne te ditur se gjithmone ka qene e veshtire se zbulosh vrima te zeza. Deri tani jane te njohur rreth 100 prej tyre. Disa jane dhe cifte afer njeri-tjetrit. Por fenomeni i fundit i habiti te gjithe. Tre vrima te zeza afer njera-tjetres.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 12-01-2007, 13:40:14
Ja nje pamje.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 31-10-2007, 21:44:57
"Me e madhja" vrime e zeze eshte zbuluar ne yjesine Kassiopeia, ne Galaksin e binjakeve IC 10.
Kjo vrime e zeze ndodhet 1.8 Milion vitedrite larg nga Toka.
Kjo vrime eshte zbuluar me ndihmen e Chandra-Röntgenteleskops

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 31-10-2007, 21:50:16
Ja dhe nje tjeter vrime e njohur tashme si M 33 X-7 .
Kjo vrime ndodhet rreth 3 Milion vitedrite nga Toka.
Mendohet qe te jete rreth 16 here me e rende se Dielli.

  • Postime: 9

#4 ne: 24-05-2008, 23:38:10
Në gjithesi ka "vrima te zeza" te cilat krijohen pas vdekjes se nje ylli.Kur eksplodojne yje te medhenje mbetet nje mase e dendur e cila gelltit gjithçka qe ka afer madje edhe yje te tëra.Me çdo gelltitje vrimave u shtohet uria dhe bëhen edhe me te fuqishem.Deri me tash toka nuk eshte e rrezikuar sepse "vrimat e zeza" ndhodhen me miliona vitë drite larg saj.

  • Postime: 7

#5 ne: 01-09-2008, 01:05:42





Ndjeva nje deshire te gjalle per te eksploruar thellesite e tij,edhe se i vetdijshem per cmimin e larte qe do paguaj;dhe fiksimi im ishte,qe nuk do kisha mundesine ti tregoj,shokeve te mi ne toke,misteret qe do arrij te shikoj

Edgar Allan Poe (Nje zbritje ne Maelstrom 1840)
*********************
.Shume here degjojme te flitet per Vrimat e zeza,por mbase jo te gjithe mund ti konceptojme me nje degjim o sqarim.Ne takimet tona me publikun,ne oservator(Brescia IT),pyetjeve se nxenesve,te rinjeve dhe gjithe kuriozeve,ju duhet pergjigjur ne nje fare menyre ndryshe per cdo njeri do ishte pak e veshtire ti kuptonte,keshtu qe per te eliminuar formula dhe gjera te pakuptueshme po jua shkruaj ne menyre tregimi.Mendoj se do jete me e kuptueshme dhe me interessante per ata qe nuk kane njohuri baze.As une nuk kam ndonje titull studimi por kam mesuar shume nga njerez qe kan e pasur te njejtin aspekt divulgativ
Nje Black hole perfaqeqeson nje “shtremberim” te hapesire-kohe kundrejt hapesires dhe kohes se jetes sone te perditshme.Por si do te ndikonte ky shtremberim tek ndonjeri prej nesh,qe i pakujdesur per jeten e do guxonte ta eksploronte.Le te provojme ta imagjinojme.

************************************

E zeme se jemi ne vitin 5508 dhe ne kete epoke galaktike,ndodhemi ne nje baze ne hapesire 1 miliard km larg qendres se galaksise(shumica e galaksive kane ne qender nje BH) dhe 30 mije vite drite larg tokes.
Kemi nderin te jemi te paret njerez qe do udhetojne drejt tij.Edhe pse e dime qe nuk do mund te kthehemi prapa,do mbajme kontakt video me bazen deri ne castin e fundit qe mundemi.Ashtu dhe ata do na ndjekin me teleskopet e tyre te fuqishem.

Duke ecur me 1/1000 e shpejtesise se drites(6000km/sek),do kalojne disa muaj qe te mbulojme distancen qe na ndan nga qendra e galaksise.BH ka masen e tre milion masa diellore dhe nje rreze vetem 10 here me te madhe se dielli.Edhe pse horizonti i ngjarjeve eshte komplet i zi,ai eshte i rrethuar nga nje njolle e ndriteshme (fig.1)me temperature te larte,kjo shkak i konversionit te energjise gravitazionale se lendes(materia) e cila thithet brenda tij.






************************************************** **************


Per fat te mire teknollogjia e mijevjecarit te gjashte,na lejon me anijen tone kozmike te fuqishme ti rezistojme temperaturave te larta,dhe sistemi yne i komunikacionit i afte te kaloj cdo “stuhi magnetike”
Komunikimi me bazen vazhdon rregullisht me bazen deri pak minuta nga horizonti i ngjarjeve.Nderkohe “perkulja” e hapesires – kohes ne te cilim po levizim fillon e behet e ndjeshme,ne ne anijen kozmike nuk e kuptojme akoma por;kjo zbulohet nga nje fenomen qe verehet ne komunikimin tone me bazen, e cila ndodhet zonen e sheshte te hapesires-kohe 1 miliard km nga ne ne.Koha jone me ate te bazes po ndryshon ne menyre progresasive.Per kuriozitet eshte nje fenomen qe ndjehet vetem ne nje drejtim;komunikimi ne qe na vjen nga baza eshte gjithmone i rregullt,ndersa e kunderta ndodh me mesazhet dhe videot tone te ciles i arrin bazes gjithmone e me te ngadalte sa me shume i afrohemi horizontit te ngjarjeve.Ne qofte se do ti dergonim nje mesazh cdo sekond bazes,ato do te arrine te ndare njeri nga tjetri ne fillim per pak sekonda, pastaj nga 1 minute,pastaj nga 1 ore,pastaj nga nje dite,nga 1 vit,nga nje shekull……….

Njekohesisht teleskopet e bazes do e shohin astroanijen tone te ngadalesoj ne menyre progressive,dhe drita e anijes gjithmone e me te spostuar drejt se kuqes ne redshift(drejt frekuencave me te uleta,nje efekt tjeter i dilatimit se kohes,Ka te beje me spektroskopine,eshte si ti besh nje grafi nga ato qe bejme ne kockave.ne kete rast radiografia tregon ate te drites )
Breza astronomesh do trashegojne teleskopet e bazes por asnjeri prej tyre nuk do kete fatin te shohe anijen tone te humbase pertej horizontit te ngjarjeve.Do ta shohin vetem te ngri ne menyre progressive drejt horizontit duke leshuar nje drite gjithmone e me te dobet.
Ky “udhetim i pafund”nuk eshte aspak i tille per ne ne anije.Per ne tejkalimi i horizontit te ngjarjeve eshte fraksion sekondash.Vete horizonti nuk eshte i dukshem ne asnje menyre.Nuk kemi menyre ta kuptojme kur e kalojme.Dime vetem nga kalkolimet tona qe e kemi kaluar e ndodhemi ne fillimin e fundit tone,ku asgje prej tani e tutje nuk kthehet prapa.Ashtu si edhe dime qe prej tani cdo mesazh i yni nuk do te arrij kurre ne baze.Cdo gje trajekoren e ka drejt”vecanterise”( singolaritetit) qendror.
Po sa mund te zgjasi ky udhetim drejt erresires?




Ne tejkalimin e horizontit e zejme se ndezim fuqine maksimale te motorrave ne menyre te pafundme qe te ngadalesojme zbritjen tone sa me shume.Edhe keshtu kemi vetem 45 sekonda te pershkojme 9 milion km qe na ndajne nga “vecaneria”ose singolariteti.Nders a hapim syte nga dritarja gjate renies,”perkulja” e hapesires-kohe behet me e forte dhe kjo gje ben qe forzat gravitazionale qe ushtron nje terheqje me te forte tek pjesa e trupit e cila ndodhet ne drejtimin e singolaritetit,dmth tek kembet sesa tek koka pjesa e larte.Ne kete pike na ndodh nje “hekurosje” ose terheqje e cila e dhe anash nesh do kemi nje kompresin qe do na shnderroj ne “makarona”
Per fat te mire per ne,ne korrispondim me horizontin e ngjarjeve kjo gje behet pak e ndjeshme per ne,sepse sa me i madh te jete BH,aq me mire do jete per ne,bile do jemi deshmitare te ketij udhetimi gati deri ne fund,pasi mos harrojme se ne po kalojme ne nje BH supermasiv ne qendren e galaksise.Kurse ne nje BH,me masen e diellit do na kishte bere cope para se te kalonim horizontin e ngjarjeve.Vetem ne nje distance te barabarte me 1/1000 se rrezes se horizontit se ngjarjeve,dmth 9000km larg “vecanerise” forcat terheqese do kalonin kufirin e durimit te trupit tone.

--------------------------------------------------------------------------------------------

Po ne qe sakrifikuam cdo gje, dhe hyme aty brenda?Cfare mund te kete ne mes se erresires?Po materia qe bie brenda ku shkon?a ka dicka tjeter pertej?...........te gjitha pyetje qe universi na i len neve dhe asnjeri prej nesh nuk e din.Kjo vetem per te kuptuar se disa pergjigje ende nuk ekzistojne,por gjeometria qe rrjedh nga ekuacionet e Anjshtajnit,na jep disa supozime te mahnitshme dhe misteriose,sepse kjo gjeometri nuk ndalon tek singolariteti.Ajo na jep nje vazhdim natyral.Nga nje pikpamje matematike Bh vazhdon i teri nga ana tjeter e fshehur,po kjo pjese e fshehur i perket nje universi tjeter.
Shpresoj qe ta keni pak me te qarte tani edhe se ndoshta tregimi ju duket i pamundur, por ngjarjet do ishin te njejta.
Ishte thjesht per ta bere temen me si bisedim terheqes e jo,llafe me formula e bindje te larmishme pa ditur se ne me te vertete kemi nje Black hole ne qendren e galaksise sone dhe se BH ekziston qe cke me te,por duke qene i zi e i “padukshem”eshte e veshtire ti studiosh.


Astroalb ju pershendet



  • Postime: 244
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 15-10-2008, 13:22:45
Artikull mjaft i bukur,komlimente!

Po, vrimat e zeza ne univers ekzistojne

ne fakt askush nuk ka një shpjegim te qartë se çka ne fakt janë ato

por ne baze te shumë hulumtimeve mund të themi
se ndoshta univesi u krijua nga shpërthimi i materialeve nga këto pika te zeza
Zakonisht këto vrima formohen nga yje qe jan ne te shuar....ajo qe mbetet shembet brenda vetvetes pasi kemi të bëjmë me një masë tepër të madhe që nuk mund t´i qëndrojë forcës së vet të rëndesës (gravitetit).

Fotonet e dritës të çliruara në këtë fazë mbesin në kurth në orbitë për shkak se ylli arrin një dendësi të pafundtë çfarë bën që tërheqja nëpërmjet forcës së rëndesës (gravitetit) të jetë tepër tepër e madhe. Meqënëse drita nuk arrin të shkëputet nga kjo forcë për t'u shpërndarë në Gjithësi dukuria është quajtur vrimë e Zezë....

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 01-02-2009, 15:57:02
Ne galaktiken Centaurus A eshte zbulur nje vrime e zese gjigante, e cila ka gjuajtur ne Gjithesi elektone, me nje shpejtesi rreth 150 000 km ne ore.
Kjo galaktike ndodhet 13 milion vjete drite, larg planetit tone

Temat e fundit