×

*DIELLI*

*DIELLI*

· 13 · 7425

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 09-12-2005, 16:29:25
Lartesia e Diellit ne horizont ne gjeresi gjeografike te ndryshme per ditet e ekuinokseve dhe solsticeve.



Lartesia e Diellit mbi horizont nga ekuatori ne pole eshte e ndryshme. Gjithashtu kjo lartesi ndryshon gjate vitit dhe per te njejtin vend. Keshtu lartesia e Diellit ne ekuator ndryshon gjate vitit ndryshon nga 66.5° ne diten e solsticit te veres dhe te dimrit ( dmth ne dt 22 qershot dhe 22 dhjetor) deri ne 90° ne ditet e ekuinoksit te pranveres  dhe te vjeshtes ( dmth ne dt 21 mars dhe 23 shtator).

Ne pole kjo lartesi ndryshon nga 23,5° ne minus 23,5° qe dote thote se dielli eshte nen horizont. Ne pol lartesia me e madhe eshte ne solsticin e veres dhe me vogel ne diten e solsticit te dimrit.

Ne tropikun e veriut lartesia e diellit mbi horizont ndryshon nga 43° ne diten e solsticit te dimrit deri ne 90° ne diten e solsticit te veres.
« Editimi i fundit: 04-08-2011, 12:07:57 nga M A X »

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 09-12-2005, 16:40:05

Lindja dhe perendimi i Diellit pertej rrethit polar gjate vitit.


Ne gjeresite gjeografike nga rrethi polar(66,5°) deri ne pol ((90°) ka dite qe Dielli nuk perendon, por ka edhe dite qe Dielli nuk lind kurre.
Ne rrethin polar Dielli nuk perendon vetem nje dite.
Drejt polit numri i diteve qe nuk perendon Dielli, rritet dhe ne pol arrin deri ne 186 dite. Kjo ndodh gjate periudhes se ngrohte te vitit.
Numri i diteve qe nuk lind Dielli ne kete gjeresi gjeografike ndryshon nga nje dite ne rrethin polar deri ne 179 dite ne pol. Kjo ndodh gjate periudhes se ftohte te dimrit
Pre ne rrethin polar e ne pole ditet  dhe netet vazhdojne me teper se 24 ore.

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 10-12-2005, 14:38:45
Gjatesia e dites ne gjeresi gjeografike te ndryshme te hemisferes veriore

Ne gjeresine gjeografike nga 0° ( ekuatori) deri ne rrethin polar ( 66,5°) gjatesia e dites ndryshon nga 12 ore ne 24 ore.
Ne rrethin polar gjatesia me e madfhe e dites eshte 24 ore kurse ajo me shkurtra eshte baraz me zero.
Ditet me te shkurtra ndryshojne nga 0 ne rrethin polar deri ne 12 ore ne ekuator.
Ditet me te gjata jane ne vere, kurse me te shkurtrat ne dimer.

  • Postime: 2805
  • Gjinia: Femer
Prishtinasja
#3 ne: 17-12-2005, 08:49:56
Planetëve për një rrotullim rreth Diellit i nevojiten :

1.Merkurit            88 ditë

2.Venerës           225 ditë

3.Tokës               365 ditë

4.Marsit               678 ditë

5.Saturnit            29,5 vjet

6.Uranit               84 vjet

7.Neptunit           165 vjet

8.Plutonit             680 vjet

  • Postime: 392
  • Gjinia: Mashkull
Wii
#4 ne: 18-12-2005, 19:26:21
nese nuk gabohem,gjate veres dielli ndodhet me larg tokes se sa ne dimer por eshte kendi me te cilin biejne keto rreze qe vijne qe jep temperaturene duhur.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#5 ne: 27-01-2006, 14:23:07
Pika qendrore e sistemit diellor është ylli i quajtur-Dielli. Temperatura ne qendër te tij arin deri me 15 milion grade.
Pas 5 miliarde vitesh, dielli do të transformohet ne një yll gjigant te kuq qe do të gllaberoje planetet Merkur, Venere dhe mbase edhe Token.

Largesia mesatare nga Toka - 149,6 milione km.
Shpejtesia e drites se Diellit deri ne Toke - 8 minuta e 19 sekonda.
Radiusi - 696.000 km.
Radiusi ne krahasim me Token - 109 herë.
Masa(shtresa) - 1,9891*10(30) kg.
Masa(shtresa) ne krahasim me Token - 333.000 herë.
Temperatura mesatare - 5500C/15,5 milione C.
Masa(shtresa) mesatare - 1410 kg/m(3).
Elementet perberese(ne krahasim me masen) - 25% helium, 75%hidrogjen.
Largesia nga qendra e Milkyway - 26.000 vite drite.
Koha për një qarkullim rreth qendres se Milkyway - 220 miliona vite.
Shpejtesia e qarkullimit rreth Milkyway - 220 km/s.  

[attachment[/attachment]

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#6 ne: 19-02-2006, 12:45:43
Pak mbi Diellin.
Dielli është ylli ynë lokal. Si një numer i madh yjesh tjerë, poashtu edhe dielli është një top gjigant i perbere nga hidrogjeni djeges. Hidrogjeni ne mesin e Diellit është aq i nxehte dhe i kompromituar, sa qe atomet e hidrogjenit fusionojne dhe prodhojne helium. Faktikisht berthama e Diellit është një bombe hidrogjenike. Dallimi ne mes yjeve dhe planeteve është se yjet kanë "reaktore fusionesh" qe i bëjnë te ndriçojnë, ndërsa planetet nuk kanë. Energjia berthamore e Diellit ka rrezatuar planetet me se 5 miliarde vite. Eshtë shumë e qartë se jemi tepër te mvarur nga ylli ynë lokal.



[attachment[/attachment]

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#7 ne: 19-02-2006, 13:15:58
Historia e Diellit.

Dikur para shumë vitesh, qarkullonte nëpër univerz një re e dendur e perbere nga pluhuri, heliumi dhe hidrogjeni. Ne një moment kaloi kjo re e dendur afër një ylli (qe ishte duke vdekur) i cili eksplodoi. Një yll duke eksploduar thiret Supernove. Eksplozioni bëri një chok-vale, qe bëri rënë e dendur te tkuret dhe te vazhdoje tkurjen. Pas disa milione vitesh reja e dendur u kompromitua dhe u nda ne tre pjesë. Ato tre re te posa formuara vazhduan te tkuren dhe pasi qe ato vazhdimisht po zvogeloheshin, filloi temperatura te ritej. Për shkak te temperatures se lartë, filluan atomet hidrogjenike te levizin shpejte e më shpejtë.
Nëse dy atome hidrogjeni do të perplaseshin, do të shkriheshin dhe krijonin helium. Ne këtë mënyrë prodhohet energjia. Kjo nuk do të ndodhte ne kushte normale(këtu ne Toke), mirëpo nga temperatura e lartë kjo u mundesua ne ato tre re te dendura. Papritmas ndodhi një zjarr-fusion nga e gjithë energjia e posakrijuar. Kur kjo energji ndeshi ne siperfaqen e tre reve, ato u transformuan ne yje qe shkelqenin(kjo ka ndodhur para 5 miliarde vitesh). Kjo bëri qe shtresa e reve te ndryshoje. Njeri diell fitoi një shtrese qe ishte vetëm 1/10 pjesë e shtreses se Diellit tonë, ndërsa tjetri kishte shtrese te 10-ten herë te Diellit. Ylli me shtrese me te madhe kishte edhe temperature me te lartë dhe kishte ngjyrë te kaltert ne te bardhe. Ylli me shtrese me te vogël kishte poashtu edhe temperature me te ulet dhe ngjyren e kuqe.  Ylli i kaltert-bardhe harxhoi me shpejt depotin e hidrogjenit dhe pas 100 milione vitesh eksplodoi nga shkaku i mungesës se meteries djegese. Pas kësaj kohe formohet Dielli dhe Ylli i kuq dhe krijohen edhe planetet rreth tij.


Ardhmëria e Diellit.

Pas 5 miliarde vitesh, Dielli do të shprazet nga hidrogjeni, do të konveksoje(bymoje), gelltite Merkurin, veneren dhe Token. Dielli do të shendrohet ne atë qe quhet Yll gjigant i kuq. Pas një gjys miliarde vitesh, Dielli do të shprazet krejtësisht nga hidrogjeni dhe do të tkuret(jo ne te njëjtën mënyrë si ylli i parë qe u be Supernove) dhe do të perfundoje si një yll i vogël i bardhe i rrethuar nga gazi(helium). Pas rreth 100 miliarde vitesh edhe ylli i tretë do të shuhet.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#8 ne: 13-03-2006, 17:59:50
Perberja kimike e Diellit.

Vargu proton-proton. Transformomi i hidrogjenit ne helium fillon kur dy protone shkrihen bashke ne nje deutron te perbere prej nje neutroni dhe nje protoni, gjate zberthimit te nje pozitroni dhe nje neutrino-je me energji te ulet. Se bashku me nje ptoton transformohen deutronet ne helium-3 ( 2 protone + 1 neutron), ku lirohet energji ne forme te gammafotoni. Ne fund shkrihen dy berthama helium-3 dhe prodhojne nje atom helium-4 (2 protone + 2 neutrone) dhe dy protone.

Berylium-reaksioni.
Nje variant i rralle i vargut proton-proton perbehet prej berthamave te helium-4 dhe helium-3 qe shkrihen bashke ne nje berthame te berylium-7 (4 protone dhe 3 neutrone) gjate zberthimit te nje gammafotoni. Nje proton ekstra transformon berylium-7 ne bor-8 (4 protone dhe 4 neutrone). Ne fund, berthama berylium-8 ndahet ne dy berthama heliu-4.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#9 ne: 13-03-2006, 18:19:47
Dielli - prej lindjes deri ne vdekje (nje shpjegim me i lehte, i ndare ne faza).

Faza 1. Nje yll lind nga nje re e gazi. Nje eksplozion i nje ylli ben qe reja e gazte te tkuret. Presioni i partiklave(copezave) ben qe temperatura te rritet. Pas nje kohe te gjate temperatura arrin deri ne 10 milion grade C dhe atomet e hidrogjenit shkrihen ne-Helium. Energjia rrjedh nga brendesia e qendres dhe transformon rene ne yll qe shendrit. Dielli tani ka formen e nje ylli te verdhe ne te bardhe me drite te forte.

Faza 2. Dielli tani jeton jeten e vet si yll, derisa perdor(djeg) hidrogjen nga depoja e vete. Dielli transformon hidrogjenin ne Helium. Ne kete faze Dielli dale ngadale behet me i ngrohte. Dielli tani eshte nje Yll-shkurtabiq.

Faza 3. Dielli behet nje yll me i moshuar. Ai nuk ka me hidrogjen per te transformuar dhe fillon te transformoje heliumin ne Thengjill. Dielli behet me i rende ne peshe. Tani ai eshte nje Yll i kuq gjigant. Ne kete faze ai rritet akoma dhe behet me i kuq. Poashtu ne kete faze i thith planetet e brendshme: Merkurin, Veneren, Token dhe Marsin.

Faza 4. Dielli behet aq i madh sa qe shkateron shtresen e jashtme te tij dhe e perfundon te qenurit e tij ne nje yll shkurtabiq te bardhe dhe me drite shume te dobet.

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#10 ne: 19-11-2007, 21:00:57



Ylli "HIP 56948" dhe pse mendohet te jete i miliard drite me i vjeter se dielli yne.... konsiderohet dhe si binjaku itij.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#12 ne: 13-03-2012, 23:27:03
Një anomali e cuditshme në kurorën e diellit regjistrohet nga oservatori i Nasas dhe nga agjencia e motit amerikane. Një vrimë pothuajse perfekte trekëndore, që e ka origjinën nga erërat diellore dhe duket më errët parë nga distancat tokësore. (da.xha/BalkanWeb)
 

Dielli.net

Nisur nga M A XRubrika Portalet Shqiptare

Postimi i fundit 05-04-2020, 23:32:20
nga M A X
Si eshte formuar Dielli?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 29-04-2020, 18:17:45
nga M A X
Kur lind dielli?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 24-03-2020, 14:45:56
nga InfoZ
Kur perendon dielli?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 24-03-2020, 14:45:30
nga InfoZ
Sa larg eshte toka nga dielli?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 08-04-2020, 23:34:57
nga M A X