Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 13-03-2012, 23:27:03 »

Një anomali e cuditshme në kurorën e diellit regjistrohet nga oservatori i Nasas dhe nga agjencia e motit amerikane. Një vrimë pothuajse perfekte trekëndore, që e ka origjinën nga erërat diellore dhe duket më errët parë nga distancat tokësore. (da.xha/BalkanWeb)
Postuar nga: erlehta
« ne: 19-11-2007, 21:00:57 »




Ylli "HIP 56948" dhe pse mendohet te jete i miliard drite me i vjeter se dielli yne.... konsiderohet dhe si binjaku itij.
Postuar nga: Parloté
« ne: 13-03-2006, 18:19:47 »

Dielli - prej lindjes deri ne vdekje (nje shpjegim me i lehte, i ndare ne faza).

Faza 1. Nje yll lind nga nje re e gazi. Nje eksplozion i nje ylli ben qe reja e gazte te tkuret. Presioni i partiklave(copezave) ben qe temperatura te rritet. Pas nje kohe te gjate temperatura arrin deri ne 10 milion grade C dhe atomet e hidrogjenit shkrihen ne-Helium. Energjia rrjedh nga brendesia e qendres dhe transformon rene ne yll qe shendrit. Dielli tani ka formen e nje ylli te verdhe ne te bardhe me drite te forte.

Faza 2. Dielli tani jeton jeten e vet si yll, derisa perdor(djeg) hidrogjen nga depoja e vete. Dielli transformon hidrogjenin ne Helium. Ne kete faze Dielli dale ngadale behet me i ngrohte. Dielli tani eshte nje Yll-shkurtabiq.

Faza 3. Dielli behet nje yll me i moshuar. Ai nuk ka me hidrogjen per te transformuar dhe fillon te transformoje heliumin ne Thengjill. Dielli behet me i rende ne peshe. Tani ai eshte nje Yll i kuq gjigant. Ne kete faze ai rritet akoma dhe behet me i kuq. Poashtu ne kete faze i thith planetet e brendshme: Merkurin, Veneren, Token dhe Marsin.

Faza 4. Dielli behet aq i madh sa qe shkateron shtresen e jashtme te tij dhe e perfundon te qenurit e tij ne nje yll shkurtabiq te bardhe dhe me drite shume te dobet.
Postuar nga: Parloté
« ne: 13-03-2006, 17:59:50 »

Perberja kimike e Diellit.

Vargu proton-proton. Transformomi i hidrogjenit ne helium fillon kur dy protone shkrihen bashke ne nje deutron te perbere prej nje neutroni dhe nje protoni, gjate zberthimit te nje pozitroni dhe nje neutrino-je me energji te ulet. Se bashku me nje ptoton transformohen deutronet ne helium-3 ( 2 protone + 1 neutron), ku lirohet energji ne forme te gammafotoni. Ne fund shkrihen dy berthama helium-3 dhe prodhojne nje atom helium-4 (2 protone + 2 neutrone) dhe dy protone.

Berylium-reaksioni.
Nje variant i rralle i vargut proton-proton perbehet prej berthamave te helium-4 dhe helium-3 qe shkrihen bashke ne nje berthame te berylium-7 (4 protone dhe 3 neutrone) gjate zberthimit te nje gammafotoni. Nje proton ekstra transformon berylium-7 ne bor-8 (4 protone dhe 4 neutrone). Ne fund, berthama berylium-8 ndahet ne dy berthama heliu-4.
Postuar nga: Parloté
« ne: 19-02-2006, 13:15:58 »

Historia e Diellit.

Dikur para shumë vitesh, qarkullonte nëpër univerz një re e dendur e perbere nga pluhuri, heliumi dhe hidrogjeni. Ne një moment kaloi kjo re e dendur afër një ylli (qe ishte duke vdekur) i cili eksplodoi. Një yll duke eksploduar thiret Supernove. Eksplozioni bëri një chok-vale, qe bëri rënë e dendur te tkuret dhe te vazhdoje tkurjen. Pas disa milione vitesh reja e dendur u kompromitua dhe u nda ne tre pjesë. Ato tre re te posa formuara vazhduan te tkuren dhe pasi qe ato vazhdimisht po zvogeloheshin, filloi temperatura te ritej. Për shkak te temperatures se lartë, filluan atomet hidrogjenike te levizin shpejte e më shpejtë.
Nëse dy atome hidrogjeni do të perplaseshin, do të shkriheshin dhe krijonin helium. Ne këtë mënyrë prodhohet energjia. Kjo nuk do të ndodhte ne kushte normale(këtu ne Toke), mirëpo nga temperatura e lartë kjo u mundesua ne ato tre re te dendura. Papritmas ndodhi një zjarr-fusion nga e gjithë energjia e posakrijuar. Kur kjo energji ndeshi ne siperfaqen e tre reve, ato u transformuan ne yje qe shkelqenin(kjo ka ndodhur para 5 miliarde vitesh). Kjo bëri qe shtresa e reve te ndryshoje. Njeri diell fitoi një shtrese qe ishte vetëm 1/10 pjesë e shtreses se Diellit tonë, ndërsa tjetri kishte shtrese te 10-ten herë te Diellit. Ylli me shtrese me te madhe kishte edhe temperature me te lartë dhe kishte ngjyrë te kaltert ne te bardhe. Ylli me shtrese me te vogël kishte poashtu edhe temperature me te ulet dhe ngjyren e kuqe.  Ylli i kaltert-bardhe harxhoi me shpejt depotin e hidrogjenit dhe pas 100 milione vitesh eksplodoi nga shkaku i mungesës se meteries djegese. Pas kësaj kohe formohet Dielli dhe Ylli i kuq dhe krijohen edhe planetet rreth tij.


Ardhmëria e Diellit.

Pas 5 miliarde vitesh, Dielli do të shprazet nga hidrogjeni, do të konveksoje(bymoje), gelltite Merkurin, veneren dhe Token. Dielli do të shendrohet ne atë qe quhet Yll gjigant i kuq. Pas një gjys miliarde vitesh, Dielli do të shprazet krejtësisht nga hidrogjeni dhe do të tkuret(jo ne te njëjtën mënyrë si ylli i parë qe u be Supernove) dhe do të perfundoje si një yll i vogël i bardhe i rrethuar nga gazi(helium). Pas rreth 100 miliarde vitesh edhe ylli i tretë do të shuhet.
Postuar nga: Parloté
« ne: 19-02-2006, 12:45:43 »

Pak mbi Diellin.
Dielli është ylli ynë lokal. Si një numer i madh yjesh tjerë, poashtu edhe dielli është një top gjigant i perbere nga hidrogjeni djeges. Hidrogjeni ne mesin e Diellit është aq i nxehte dhe i kompromituar, sa qe atomet e hidrogjenit fusionojne dhe prodhojne helium. Faktikisht berthama e Diellit është një bombe hidrogjenike. Dallimi ne mes yjeve dhe planeteve është se yjet kanë "reaktore fusionesh" qe i bëjnë te ndriçojnë, ndërsa planetet nuk kanë. Energjia berthamore e Diellit ka rrezatuar planetet me se 5 miliarde vite. Eshtë shumë e qartë se jemi tepër te mvarur nga ylli ynë lokal.



[attachment[/attachment]
Postuar nga: Parloté
« ne: 27-01-2006, 14:23:07 »

Pika qendrore e sistemit diellor është ylli i quajtur-Dielli. Temperatura ne qendër te tij arin deri me 15 milion grade.
Pas 5 miliarde vitesh, dielli do të transformohet ne një yll gjigant te kuq qe do të gllaberoje planetet Merkur, Venere dhe mbase edhe Token.

Largesia mesatare nga Toka - 149,6 milione km.
Shpejtesia e drites se Diellit deri ne Toke - 8 minuta e 19 sekonda.
Radiusi - 696.000 km.
Radiusi ne krahasim me Token - 109 herë.
Masa(shtresa) - 1,9891*10(30) kg.
Masa(shtresa) ne krahasim me Token - 333.000 herë.
Temperatura mesatare - 5500C/15,5 milione C.
Masa(shtresa) mesatare - 1410 kg/m(3).
Elementet perberese(ne krahasim me masen) - 25% helium, 75%hidrogjen.
Largesia nga qendra e Milkyway - 26.000 vite drite.
Koha për një qarkullim rreth qendres se Milkyway - 220 miliona vite.
Shpejtesia e qarkullimit rreth Milkyway - 220 km/s.  

[attachment[/attachment]
Postuar nga: Wii
« ne: 18-12-2005, 19:26:21 »

nese nuk gabohem,gjate veres dielli ndodhet me larg tokes se sa ne dimer por eshte kendi me te cilin biejne keto rreze qe vijne qe jep temperaturene duhur.
Postuar nga: Prishtinasja
« ne: 17-12-2005, 08:49:56 »

Planetëve për një rrotullim rreth Diellit i nevojiten :

1.Merkurit            88 ditë

2.Venerës           225 ditë

3.Tokës               365 ditë

4.Marsit               678 ditë

5.Saturnit            29,5 vjet

6.Uranit               84 vjet

7.Neptunit           165 vjet

8.Plutonit             680 vjet