Historia e Diellit.
Dikur para shumë vitesh, qarkullonte nëpër univerz një re e dendur e perbere nga pluhuri, heliumi dhe hidrogjeni. Ne një moment kaloi kjo re e dendur afër një ylli (qe ishte duke vdekur) i cili eksplodoi. Një yll duke eksploduar thiret Supernove. Eksplozioni bëri një chok-vale, qe bëri rënë e dendur te tkuret dhe te vazhdoje tkurjen. Pas disa milione vitesh reja e dendur u kompromitua dhe u nda ne tre pjesë. Ato tre re te posa formuara vazhduan te tkuren dhe pasi qe ato vazhdimisht po zvogeloheshin, filloi temperatura te ritej. Për shkak te temperatures se lartë, filluan atomet hidrogjenike te levizin shpejte e më shpejtë.
Nëse dy atome hidrogjeni do të perplaseshin, do të shkriheshin dhe krijonin helium. Ne këtë mënyrë prodhohet energjia. Kjo nuk do të ndodhte ne kushte normale(këtu ne Toke), mirëpo nga temperatura e lartë kjo u mundesua ne ato tre re te dendura. Papritmas ndodhi një zjarr-fusion nga e gjithë energjia e posakrijuar. Kur kjo energji ndeshi ne siperfaqen e tre reve, ato u transformuan ne yje qe shkelqenin(kjo ka ndodhur para 5 miliarde vitesh). Kjo bëri qe shtresa e reve te ndryshoje. Njeri diell fitoi një shtrese qe ishte vetëm 1/10 pjesë e shtreses se Diellit tonë, ndërsa tjetri kishte shtrese te 10-ten herë te Diellit. Ylli me shtrese me te madhe kishte edhe temperature me te lartë dhe kishte ngjyrë te kaltert ne te bardhe. Ylli me shtrese me te vogël kishte poashtu edhe temperature me te ulet dhe ngjyren e kuqe. Ylli i kaltert-bardhe harxhoi me shpejt depotin e hidrogjenit dhe pas 100 milione vitesh eksplodoi nga shkaku i mungesës se meteries djegese. Pas kësaj kohe formohet Dielli dhe Ylli i kuq dhe krijohen edhe planetet rreth tij.
Ardhmëria e Diellit.
Pas 5 miliarde vitesh, Dielli do të shprazet nga hidrogjeni, do të konveksoje(bymoje), gelltite Merkurin, veneren dhe Token. Dielli do të shendrohet ne atë qe quhet Yll gjigant i kuq. Pas një gjys miliarde vitesh, Dielli do të shprazet krejtësisht nga hidrogjeni dhe do të tkuret(jo ne te njëjtën mënyrë si ylli i parë qe u be Supernove) dhe do të perfundoje si një yll i vogël i bardhe i rrethuar nga gazi(helium). Pas rreth 100 miliarde vitesh edhe ylli i tretë do të shuhet.